Monday, 24/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Përgjimet amerikane çartin Evropën

Përgjimet amerikane çartin Evropën

Nëse vërtetohet që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përgjuar telefonin e kancelares gjermane, Angela Merkel, pasojat për lidhjet transatlantike mund të rezultojnë të mëdha.

pergjimet

Politikanë të lartë dhe analistë mediash në Gjermani të enjten kanë shprehur shqetësim të madh pas dyshimeve se agjencitë amerikane të inteligjencës kanë përgjuar telefonin mobil të kancelares Angela Merkel. Zëdhënësi i Merkelit ka konfirmuar se kancelarja e zemëruar e ka thirrur të mërkurën mbrëma presidentin e Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, për të diskutuar për dyshimet për përgjime, të cilat janë shfaqur pas një raportimi nga revista “Der Spiegel”, transmeton Tribuna.

Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle, në mëngjesin e së enjtes ka ndërmarrë hapin e pazakontë të thirrjes së ambasadorit amerikan, John B. Emerson, për një takim sy më sy me të.

Kritika të ashpra kanë ardhur edhe nga ministri gjerman i Mbrojtjes, Thomas de Maiziere. “Nëse kjo që po dëgjojmë është e vërtetë, boll keq”, ka deklaruar de Maiziere. “Amerikanët janë dhe mbesin miqtë tanë më të afërt, por kjo është diçka plotësisht e papranueshme”, është shprehur ai.

Ministrja gjermane e Drejtësisë, Sabine Leutheusser-Schnarrenberger, ka bërë thirrje që qeveria Merkel të suspendojë marrëveshjen SWIFT ndërmjet Bashkimit Evropian dhe SHBA-së, që rregullon kalimin e disa të dhënave bankare nga BE-ja te autoritetet kundër terrorizmit në SHBA.

Edhe analistët gjermanë kanë reaguar ashpër të enjten. “Një fyerje e madhe nga një vend mik është e papërfytyrueshme”, ka shkruar gazeta “Suddeutsche Zeitung” në një editorial, duke e kritikuar qeverinë e Merkelit që fillimisht e ka minimizuar skandalin e përgjimeve amerikane.
“Frankfurter Allgemeine Zeitung” ka shkruar se aktivitetet e agjencive amerikane të inteligjencës në Evropë” e kanë dëmtuar marrëdhënien transatlantike, bile-bile në një shkallë të madhe”.

Një shkrim tjetër i dobishëm  New Yorku në prag të falimentimit

Gjetiu në Evropë, opinionistët e tjerë gjithashtu kanë reaguar me zemërim ndaj dyshimeve të fundit për përgjime. Gazeta konservatore franceze “Le Figaro” i ka përshkruar lajmet si “një paralajmërim në drejtim të SHBA-së dhe një thirrje për një reagim vendimtar nga BE-ja. Me një akuzë personale nga Angela Merkel, çështja e ka marrë një dimension të ri të jashtëzakonshëm”.

Edhe nëse dyshimet për përgjime telefonike dalin të pavërteta, gazeta djathtiste italiane “Corriere della Sera” ka shkruar se “substanca nuk do të ndryshonte aspak. Kufiri tashmë është kaluar”.

Gazeta britanike “The Guardian” të mërkurën në mbrëmje ka shkruar se “pas çdo ekspozimi, fuqia e butë amerikane dobësohet, e bashkë me të rrezikon të dobësohet edhe e forta”. Editoriali madje ka shtruar pyetjen se çka do të thotë “të jesh aleat i amerikanëve në shekullin njëzetenjë”.

Dyshimet për përgjime kanë lënë në hije çështjet e tjera në agjendë në samitin e BE-së që ka nisur të enjten në mbrëmje në Bruksel. Samiti ishte menduar për të diskutuar për rimëkëmbjen ekonomike dhe imigrimin në Evropë, si dhe për ekonominë digjitale dhe për novacionin në BE.

Categories

Archives