Thursday, 19/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Përgjigja më interesante e sahabëve në pyetjen e Pejgamberit alejhi selam…!?


Përgjigja më interesante e sahabëve në pyetjen e Pejgamberit alejhi selam…!?


muhamed

Përgjigja më interesante e sahabëve në pyetjen e Pejgamberit alejhi selam…!?

A dini se cila ishte përgjigja më interesante e sahabëve në pyetjen e Pejgamberit salAllahu alejhi we selam, që për kuriozitet dhe nxitje ua parashtroi atyre.

Një herë Pejgamberi salAllahu alejhi we selam kishte parashtruar një pyetje para sahabëve (shokëve të tij) e që ishte: Cila gjë është më e dashur tek ju?

Ebu Bekri r.a. tha: Gjëja më e dashur te unë është shikimi im në ty , ndeja me ty, dhe shpërndarja e pasurisë për ty!

Omer r.a. tha: Më së shumti e dua të vërtetën, fjalën e vërtetë dhe largimin prej veprave e ndaluara!

Othmani r.a. tha: Unë më së shumti kam dëshirë të shpërndajë ushqim, ta përhap selamin – paqen, dhe faljen e namazit të natës kur të tjerët flenë!

E përgjigjja më e çuditshme ishte ajo e Ebu Dherrit kur tha: E dua urinë, sëmundjen dhe vdekjen!

Pejgamberi salAllahu alejhi we selam tha: O Ebu Dherr, njerëzit nuk i duan këto gjëra që ti po i përmend, e ç’të shtyu ty ti duash ato?

Ebu Dherri tha: E dua urinë, sepse kur uritem zbutet zemra ime, e dua sëmundjen sepse kur sëmurem pakësohen mëkatet e mia dhe e dua vdekjen, sepse pasi të vdes do ta takoj Zotin tim.

image_pdf
Një shkrim tjetër i dobishëm  Kush ishte Muhamedi alejhi selam

Categories

Archives