Thursday, 19/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Përgezime nga statistikat e pranimit të Islamit


Përgezime nga statistikat e pranimit të Islamit


 pranon islamin

Dr. Muhammed el-ARIFI
Prej përgëzimeve që e bëjnë njeriun të kënaqet dhe të ndihet mirë, janë edhe shifrat e mëdha të atyre që po pranojnë Islamin. Statistikat zyrtare flasin se në Gjermani, p.sh., përgjatë viteve 2006, 2007, 2008, çdo dy orë ka pranuar Islamin një njeri, e që i bie se:
  1. Për një ditë kanë pranuar Islamin më shumë se 12 veta
  2. Për një muaj më shumë se 350 veta, dhe
  3. Për një vit kanë pranuar Islamin më shumë se 4000 veta.
Këto janë statistika qeveritare, ndryshe, sipas informacioneve me të cilat disponojnë Qendrat Islame, këto shifra më të mëdha. Kjo për shkak se një pjesë bukur e madhe e myslimanëve të rinj, për shkaqe të caktuara, ngurrojnë të regjistrohen në organe shtetërore si myslimanë. Sipas tyre, shifra e myslimanëve të rinj sillet nga 10.000 – 15.000 veta, që i bie se çdo 45 minuta, pranon Islamin një person.
Edhe në Itali qëndron puna mirë. Një vëlla mysliman, që është i angazhuar me çështje fetare, më rrëfen se për çdo vit shtohen rreth 100 faltore. Sigurisht, ato nuk janë të përmasave të xhamive tona, nuk kanë minare, por, e rëndësishme është se ato janë në shërbim të besimtarëve. Ose, thënë më drejt, ato janë në shtim në proporcion me shtimin e besimtarëve. Në Gjermani, sipas statistikave zyrtare, ka hiç më pak se 2500 xhami, e me gjasë, kështu qëndron puna edhe në vende tjera.
Falënderuar qoftë Allahu! Kudo që të shkosh, do të jesh njerëz që i janë kthyer fesë, që e duan atë, që janë kureshtar për zbatimin e saj, madje, fatbardhësisht, tash imazhi islam në perëndim është përmirësuar dukshëm.
Kështu qëndron puna edhe në Holandë dhe vende tjera. Belgjikën e kam vizituar ndërsa jam informuar atje se sipas studimeve të përgatitura nga organe shtetërore, në vitin 2025 Islami do të jetë feja e shumicës së banorëve të saj, respektivisht do të jetë feja e parë, me përqindjen më të madhe të pasuesve. Në Austri numri i myslimanëve në ushtri është 1000 (njëmijë) ndërsa qeveria ka angazhuar dy imamë për t’iu shërbyer atyre.
Kjo, të nderuar vëllezër, dëshmon se njerëzit janë duke iu kthyer Islamit në vazhdimësi, ndërsa çështjen të cilën duhet ta kemi parasysh, ka të bëjë me atë se motivi për ta pranuar Islamin sigurisht se vjen nga trajtimi i dinjitetshëm që iu bëhet atyre nga myslimanët. Pra, është çështje morali dhe mirësjelljeje. Kësisoj, kur ne trajtojmë njerëzit me mirësi, ashtu siç na ka urdhëruar Allahu i Madhëruar, ne, në fakt, reflektojmë edhe një imazh të mirë të Islamit si dhe i tërheqim ata në fenë tonë. Mu për këtë, Allahu i Madhëruar i ka thënë Muhammedit [paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të!]:
Ti ishe i butë ndaj atyre, ngase All-llahu të dhuroi mëshirë, e sikur të ishe i vrazhdë e zemërfortë, ata do shkapërderdheshin prej teje, andaj ti falju atyre dhe kërko ndjesë për ta, e konsultohu me ta në të gjitha çështjet,…“ (Ali Imran, 159)
Athua, çfarë do të ndodhte nëse unë jam i butë me njerëz? Cili do të ishte rezultati? Përgjigja jepet në ajet: “…ata do shkapërderdheshin prej teje…”
Pra, edhe nëse unë jam profeti dhe më janë falur mëkatet, që të gjitha, ndërsa edhe shpallja më zbret nga qielli, nëse jam i zhveshur nga butësia, nga mirësjellja, atëherë njerëzit do të më largoheshin.
Njerëzit të largohen, nëse shfaqesh i mërrolur ndaj tyre
Njerëzit të largohen, nëse nuk iu shfaqesh i buzëqeshur
Njerëzit të largohen, nëse nuk tregohesh besnik
Njerëzit të largohen, nëse hidhërohesh me ta dhe nuk tregon butësi
Mirë, atëherë Zoti im, si t’i trajtoj ata?
Përgjigja, prapë në të njëjtin ajet:
“…andaj ti falju atyre dhe kërko ndjesë për ta, e konsultohu me ta në të gjitha çështjet…”
Pra,
  1. Fali ata
  2. Kërko falje për ta, si dhe
  3. Konsultohu me ta.
Shiko! Allahu i Madhëruar e udhëzon të Dërguarin e Tij për metodën më tërheqëse të njerëzve në fe, për mënyrën më të butë, për mirësjelljen, e cila nxit dhe ofron njerëzit tek kjo fe.
Keni parasysh! Këto janë urdhra për atë që është profet, i vjen shpallja nga qielli si dhe ka veçori që ne nuk i kemi. E, megjithëkëtë, Allahu i thotë:
Ti ishe i butë ndaj atyre, ngase All-llahu të dhuroi mëshirë, e sikur të ishe i vrazhdë e zemërfortë, ata do shkapërderdheshin prej teje, andaj ti falju atyre dhe kërko ndjesë për ta, e konsultohu me ta në të gjitha çështjet,…“ (Ali Imran, 159)
 
Burimi: http://www.arefe.com/PenDetailes.aspx?PenID=50
Përshtati në shqip: Sedat G. Islami
image_pdf
Një shkrim tjetër i dobishëm  Imamët turq luajnë futboll me priftërinjtë bullgarë

Categories

Archives