Wednesday, 17/10/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Përgatitja për Ramazan dhe tretmani me Hixhame



Përgatitja për Ramazan dhe tretmani me Hixhame

Përgatitja për Ramazan dhe tretmani me Hixhame

Ramazani është muaj i spiritualitetit ( shpirtit ) dhe hasim të dëgjojmë apo lexojmë të dhëna të ndryshme se si te rrisim efektet pozitive shpirtërore gjatë agjërimit.
Shumica e përpjekjeve për ngritjen e vlerave shpirtërore kërkojnë mund të konsiderueshëm fizik si: Falja e namazit 5 herë në dite, falja e Teravive, Namazi i natës, motrat/vëllezërit duhet të gatuajnë, shërbejnë ushqimin apo pastrojnë disa orë në ditë.
Nëse trupi nuk është i shëndetshëm sa duhet apo nëse vuani nga dhembje të tilla si të, qafës, shpindës, kokës, supeve, belit, bërrylave dhe këmbëve ju ndoshta nuk do jeni në gjendje të arrini rezultatet më të mira shpirtërore. Aq më tepër nëse keni plogështi, ngarkesë të madhe stresi ,keni kaluar nëpër sprovime të ndryshme që ju kane tronditur psikologjikisht apo edhe keni kokëdhembje që ua humbin fuqine ju jeni kandidati i duhur për tretman. Ajo cfarë kërkohet për të përmirësuar gjendjen fizike por edhe atë psikike para Ramazanit është ti nënshtroheni trajtimit me Hixhame.
Një nga mënyrat më të mira për tu liruar nga dhembja është terapia me kupa e quajtur Hixhame.
Klinikisht efektshmëria e terapise me kupa ka treguar sukses që ne tretmanin e parë deri në 90% të rasteve.

Ka thënë Profeti alejhi selam:
”Nuk ka ilaç që mund të krahasohet
me lëshimin e gjakut dhe hixhamen.” (Buhariu)





Përzgjodhi dhe përshtati: Dr.med. Flakron Sabedini