Sunday, 18/11/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Përfitimet shëndetsore të vajit të kokosit



Përfitimet shëndetsore të vajit të kokosit

Kokos

Vaji i kokosit është një produkt me përfitime të shumta shëndetsore për organizmin tonë. Studiues nga Instituti Athlone of Technology (AIT) në Irlandë, kanë testuar veprimin e vajit të kokosit kundër baktereve Streptokokus, të cilat jetojnë në gojën tuaj.

Ekipi ka testuar vaj perimesh, vaj kokosi dhe vaj ulliri. Mbajtja e vajit të kokosit në gojë e lejon atë të bashkëveprojë me pështymën duke trajtuar kështu enzimat që shkaktohen nga tharja e gojës.

Ky hulumtim i kohëve të fundit i provuar edhe në një studim të mëparshëm, shqyrtoi efektet e trajtimit të enzimave nëpërmjet vajit të kokosit, gjithashtu tregoi dhe potencialin që ka ky vaj për të parandaluar bakteret e dëmshme të prishin smaltin e dhëmbëve.





Shumë pasta komerciale përmbajnë kimikate potencialisht toksike, prandaj zëvendësimi i tyre me vajin e kokosit është një zgjidhje natyrale e shkëlqyer. Pasta e dhëmbëve mund të përgatitet në shtëpi duke përzier 2 lugë vaj kokosi të parafinuar, me 2 lugë sodë buke.

Përzieni sodën e bukës dhe vajin e kokosit në një enë të vogël, derisa të krijohet një masë homogjene. Përdoreni atë si pastë dhëmbësh normale dhe pastroni dhëmbët në mëngjes dhe në mbrëmje.