Monday, 22/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Përdoruesit e Samsung më të kënaqur se ata të iPhone


Përdoruesit e Samsung më të kënaqur se ata të iPhone


Nga telefonat inteligjentë më të shitur vitin e kaluar në SHBA, konsumatorët renditën më lart dy telefonat inteligjentë të Samsung, sesa tre modelet e fundit të iPhone të Apple.

samsung s

Të dhënat e fundit nga Indeksi i Kënaqësisë së Klientëve Amerikanë, lëshuar javën e kaluar, kanë renditur telefonat Samsung Galaxy SIII dhe Galaxy Note II me 84 nga 100 pikë, renditjen më të lartë në grup, transmeton krokodili.com.

Rezultatet për telefonat e Samsung, krahasohen me 82 pikë për iPhone 5, iPhone 4S dhe 81 pikë për iPhone 4. Galaxy S4 nuk është përfshirë për shkak se sondazhi përfundoi para se ai të lançohej në prill.

Renditjet e pesë telefonave të tjerë inteligjentë në studim janë: Motorola Droid Razr Maxx HD me 80 pikë; Samsung Galaxy SII me 78; Motorola Droid Razr me 77; BlackBerry Curve me 67 dhe BlackBerry Bold me 64.

Ndërsa në krye të renditjes janë dy telefonat inteligjentë të Samsung, iPhone të fundit nuk janë shumë prapa. Megjithatë, dallimi është një tjetër tregues i venitjes së dominimit të Apple në kënaqësinë e konsumatorit.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Cilat jane sekretet e Google-s?

Categories

Archives