Me ne mësoni vlerën e shëndetit...
Sihri (magjia) është padrejtësi e madhe
Përdorimi në shëndetësi Shega e pjekur është e nxehtë dhe e lagësht, i ndihmon fytit, mushkërive dhe bronkeve. Vepron si lehtësues dhe qetësues i kollës dhe është i mirë për vrerin. Vepron si laksativ i lehtë, pengon kalbëzimin në lukth dhe është më i fuqishmi në mesin e kategorive të ngjashme të ushqimit si burim […]
Përdorimi në shëndetësi Shega e pjekur është e nxehtë dhe e lagësht, i ndihmon fytit, mushkërive dhe bronkeve. Vepron si lehtësues dhe qetësues i kollës dhe është i mirë për vrerin. Vepron si laksativ i lehtë, pengon kalbëzimin në lukth dhe është më i fuqishmi në mesin e kategorive të ngjashme të ushqimit si burim […]
Përdorimi në shëndetësi i shegës
By M.I
Përdorimi në shëndetësi
Shega e pjekur është e nxehtë dhe e lagësht, i ndihmon fytit, mushkërive dhe bronkeve. Vepron si lehtësues dhe qetësues i kollës dhe është i mirë për vrerin. Vepron si laksativ i lehtë, pengon kalbëzimin në lukth dhe është më i fuqishmi në mesin e kategorive të ngjashme të ushqimit si burim me vlera të shumta të substancave për tërë trupin. Shega tretet në lukth dhe thithet shpejt për shkak të temperamentit të saj të jashtëzakonshëm dhe të lehtë. E nxeh lukthin ngadalë, i nxjerr jashtë gazrat e lukthit dhe e rrit sasinë e spermës. Megjithatë shega nuk duhet të hahet kur njeriu ka temperaturë. Lëngu i shegës shuan etjen, rrit oreksin dhe i jep freski mendimit të njeriut për shkak të efektit pozitiv në sistemin nervor. Gjithashtu përdoret me sukses për heqjen e njollave dhe rrudhave të fytyrës.
Shega sot festohet sikur një frutë superiore. Studimet e shumta kanë ardhur në përfundim se lëngu i shegës ka tre herë nivelin më të lartë të antioksideve se të rrushit të zi dhe çajit jeshil. Përmban një sasi të lartë të përbërësve bioaktivë, flavonoide; anthocyane,thartirën phenol; polyphenole; të cilat kanë shumë rëndësi në rregullimin, ripërtëritjen dhe zhvillimin e qelizave. Është edhe shumë e pasur me kalium, potas,hekur dhe Vitaminat A,C dhe E. Në lëvozhgën e shegës ndodhet një substancë tkurrëse që quhet Tanin e cila e shëron barkun. Gjatë studimeve më të reja janë ofruar të dhëna të reja se në lëngun e shegës janë gjetur dobi të papritura deri më tash. E sidomos bën dobi te sëmundjet kardiovaskulare – të zemrës, kanceri dhe artriti. Në veçanti janë Polifenolet të cilat veprojnë si antioksidues, antiefektiv dhe antikarcinogjen dhe me anë të tyre arrihet mbrojtje kundër sëmundjeve të ndryshme. Gjatë përdorimit të shegës ose lëngut të shegës aktivizohen fuqitë auto-imunitare të shërimit gjatë: infeksioneve, te kolesterolit të lartë në gjak, te shtypja e lartë e gjakut, te kanceri dhe te sëmundjet nervore .
Përbërësit që gjinden në shegë veprojnë në një mënyrë specifike në qelizat dhe organet e ndryshme. Disa qeliza ngadalësohen ose edhe eliminohen gjatë procesit të tyre, kurse te disa të tjera ndihmon të ripërtërihen dhe të mbrohen nga ndikimet negative. Por fundi i fundit Krijuesi, Allahu i Madhërishëm që krijoi çdo gjë, e krijoi edhe këtë pemë me shumë të mira dhe për të mirën tonë.
Në studimet që vijuan në Qendrën e Zbulimeve në Haifa është zbuluar se lëngu i shegës zbërthen kolesterinën gati përgjysmë dhe kështu zvogëlon nivelin e kolesterinës së dëmshme (kolesterina që i ngushton arteriet). Provat që janë bërë te minjtë vërtetuan se lëngu i shegëve ka zvogëluar në masë të madhe gëlqerëzimin e arterieve. Në gazetën e Shkollës të Kardiologëve është shkruar mbi studimet e ndikimit të lëngut të shegëve te pacientët me sëmundje ishemike të zemrës. 45 persona testues kanë pirë mbi tre muaj përafërsisht 240 mililitër lëng të shegëve ose kanë marrë placebo. Gjatë matjes së qarkullimit të gjakut para dhe gjatë mundimeve fizike është vërtetuar se grupi që ka pirë lëngun e shegës kanë pas qarkullim më të lartë dhe efikas të gjakut. Dhe ashtu u vërtetua se një gotë e lëngut të shegëve në ditë e ndihmon dhe përshpejton qarkullimin e gjakut për një të tretën.
Numri i vdekjeve te të sëmurët me Diabet Tip 2 është nga shkaku i gëlqerëzimit të arterieve. Nga studimet vjen deri te shpresa se lëngu i shegës te këta të sëmurë jep rezultate shumë të mira. Në të gjitha lëngjet sheqeri gjendet i lirë dhe në formë të dëmshme. Te lëngu i shegës këto sheqerna janë me një formë të veçuar të lidhura me antioksiduesit, dhe në atë mënyrë ndalohet sheqeri nga gëlqerëzimi në arterie.
Shumë hetime të publikuara për eksperimente të kryera deri më tash në shtazë, por edhe te njerëzit dhe edhe nga të dhënat klinike të vërtetuara, shega ndihmon te: arterioskleroza; tensioni i lartë i gjakut; sëmundjet e lukthit; infeksionet bakteriale; infeksionet virale ( HIV-1 ); kanceri i gjinjve; kanceri në prostatë; kanceri në zorrë; kanceri në lëkurë; kanceri në mushkëri; diabeti melitus dhe osteoporoza.
Pelqeje faqen Mjekesia Islame
-
December 25, 2014 / By M.I Çfarë ndodh nëse ju pini ujë me mjaltë me stomakun bosh?
-
September 7, 2016 / By M.I Sureja e cila largon të gjitha problemet në shtëpi,sureja e bereqetit
-
March 10, 2014 / By M.I Cdo te thote te shikosh te vdekurin ne enderr.Komentimi i endrrave Ibn Sirin.
-
September 9, 2014 / By M.I Ja cila është pesha ideale sipas gjatësisë!
-
June 24, 2014 / By M.I Për shtimin e potencës seksuale
-
November 18, 2013 / By M.I Dhjetë gabime në marrëdhëniet intime
-
December 5, 2014 / By M.I Arrat në kombinim me mjaltë janë ilaç i fuqishëm natyral
-
January 24, 2015 / By M.I Mos flej para se ti drejtohesh Krijuesit me këto tri lutje!
-
October 6, 2014 / By M.I Ilaçi për Kancer ështe gjetur para 65 vitëve!
-
October 22, 2013 / By M.I Emra muslimane per femra
-
-
April 26, 2018 / By M.I Sihri (magjia) është padrejtësi e madhe
-
April 26, 2018 / By M.I Ja sa shpesh duhet të lani flokët dhe a është keq ta përdorni shampon çdo ditë?
-
-
April 26, 2018 / By M.I 2 Përbërësit më të dobishëm që përmirësojnë tretjen dhe dhimbjen e kockave
-
April 26, 2018 / By M.I 11 Përdorime të çuditshme të balsamit të flokëve në jetën e përditshme
-
April 26, 2018 / By M.I Ujë të ngrohtë me limon dhe shafran të Indisë: Eliksir i vërtetë i mëngjesit
-
April 26, 2018 / By M.I Efekti Salah, 70 persona konvertohen në myslimanë!
-
-
April 26, 2018 / By M.I Shuplakat ndalin të folurin dhe të menduarit tek fëmijët
-
September 24, 2014 / By M.I Artemisia Annua Bima që vret deri 100% të tumorit !
-
June 4, 2014 / By M.I Si të largojmë erën rëndë të këmbëve
-
April 14, 2014 / By M.I Xhenxhefili a përmendet në Kuranin Famëlartë?
-
September 9, 2013 / By M.I Sinoziti ? Largohet me një mënyre popullore…
-
October 31, 2013 / By M.I Pas 4 vite martesë…
-
March 5, 2014 / By M.I Gruaja boshnjake tregon recetën që e ndihmoi të shërohet nga kanceri
-
August 1, 2014 / By M.I A të fejohem me të, por nuk është e virgjër?
-
July 2, 2013 / By M.I Temjani – Boswelia serrata
-
September 2, 2013 / By M.I A e keni ditur se ?
-
September 5, 2013 / By M.I Kapsllëku, diagnoza dhe mjekimi