Saturday, 18/11/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Përdorimi drejtë i misvakut

Përdorimi drejtë i misvakut

 

– Në çdo kohë dhe çdokund në përdorim.Për të mirat e misvakut kemi artikuj të ndryshëm kurse si është përdorimi i drejtë ka shumë pak të dhëna në gjuhën tonë. Këtu do të mundohemi të japim një sqarim më të qartë mbi përdorimin e drejtë të misvakut InshaAll-llah.

Kurse nëse ndokush gjen gabime dhe përmirësime janë të gjithë të mirëseardhur me udhëzimet e tyre, duke lut All-llahun azze ve xhel që të ju shpërblen me të mirat e Tij të pafund për mundin tuaj.Nga përdorimi i drejtë është edhe arritja e higjienës në gojë me anë të misvakut.

Këtu keni disa informacione për përdorimin e misvakut.Koha kur mund të përdoret:- Pas ngrënies:
Me përdorimin e misvakut ju i lani dhëmbët tuaja pas secilit ushqim; por pa lënë ndjenjën e djegies të pastës së dhëmbëve pas larjes së dhëmbëve me anë të brushës dhe pastës.– Zvogëloni nervositetin:
Përtypeni misvakun dhe në atë mënyrë do të largoni nervositetin tuaj – njëherit arrini edhe të mira për arritjen e higjienës së gojës! Përtypeni më mirë misvakun se lapsin!– Zen vend në secilin xhep të palltos, të këmishës, të pantollave, në çantë dhe është një përcjellës i shkëlqyer për dhëmbë të shëndetshëm.– Pastrimi i dhëmbëve gjatë grarjes së veturës

– Pastrimi i dhëmbëve në vend të punës

– Èdoherë me vehte – në çdo kënd të shtëpisë, në restorant, në vendin e punës, në kohën e lirë, gjatë udhëtimeve etj.

Èka duhet marrur parasysh:

Ju lutemi të keni kujdes që gjatë përdorimit të misvakut mos të shtypni shumë në mishin e dhëmbëve. Sikur edhe te brushat normale mundet që me anë të shtypjes së madhe mundet të vjen deri te ndonjë lëndim në mishin e dhëmbëve. Për pastrim normal mjafton një shtypje e butë e misvakut në dhëmbë. Kurse vetëm për një masazhë të mishit të dhëmbëve mjafton një fërkim i lehtë mbi mishin e dhëmbëve.

Për fëmijët misvaku është brusha ideale për të mësuar pastrimin e dhëmbëve, për në shkollë dhe për në aktivitete tjera. Në këtë mënyrë bëhet pastrimi optimal edhe i dhëmbëve të qumshtit. Fëmija përtyp në fijet natyrale dhe të shëndetshme të misvakut, të cilat i pastrojnë dhe mineralizojnë dhëmbët.

Përdorimi:

1. Përgatitja:
– Para përdorimit të parë shpërlajeni misvakun me ujë që të zbutet pak. ( Misvaku është më së miri të përdoret pasi të jetë futur në ujë trëndafili )
– Qëroni lëvoren e misvakut përafërsisht 1-2 cm. në majë.
– Nëse misvaku është tepër i thatë atëherë zbuteni majen e misvakut në ujë për një kohë të shkurt.( Misvaku është më së miri të përdoret pasi të jetë futur në ujë trëndafili )
– Përtypeni pak derisa të jetë formuar një lloj brushe në maje ( sikur që shihet lartë )

2. Pastrimi:
– Pastroni gjithmonë prej mishit të dhëmbëve – lartë
– Pastroni edhe pjesët tjera dhe mbrendinë e dhëmbëve
– Fijet që thehen gjatë pastrimit nxjerrni jashtë

3. Ruajtja:
– Ruani misvakun në një vend të pastërt dhe të thatë.
– Edhe pas tharjes misvaku juaj është i butë

4. Rivendosja:
– Nëse fijet e misvakut janë bërë shumë të buta dhe të çara, ju mundeni thjeshtë ta preni atë pjesë dhe të filloni prap nga pika 1. Si është përshkruar më lartë.

– Pas 2-3 ditësh të përdorimit është e preferuar që të preni pjesën e përdorur dhe të përdorni pjesën tjetër.
– Një dru i misvakut prej përafërsisht 15 cm. përdoret gati 4 javë, mvarsisht sie dhe sa herë e përdorni në ditë.

Informacione të vlefshme:
– Misvaku është një produkt tradicional për higjienën e dhëmbëve dhe të gojës për të cilën shumë na ka udhëzuar i Dërguari i All-llahut salallahu alejhi ve selem.

Në dy sahiha është shënuar se i Dërguari i All-llahut salallahu alejhi ve selem ka thënë:”Sikur mos të mendoja se kjo do të ishte tepër e rëndë për pasuesit e mi, do të jepja urdhër që t’i pastronin dhëmbët me misvak para çdo namazi”. ( Buhariu 2/312; Muslimi 252).

I Dërguari i All-llahut salallahu alejhi ve selem ka thënë: “Pastrimi i dhëmbëve me misvak është praktikë e mirë higjienike e cila pastron gojën dhe e kënaq Zotin”. ( Buhariu 4/137 )

I Dërguari i All-llahut salallahu alejhi ve selem e kishte zakon t’i lante dhëmbët me misvak e edhe kur qëndronte i shtrirë në shtratin e tij të vdekjes. ( Buhariu 8/ 106 )

Me mijëra vite është përdorur nga njerëzit duke arritur veti shumë pozitive nga të mirat e kësaj brushe natyrale e cila nxirret nga rrënjët e drurit të miswakut që njihet edhe me emrin ( Arakbaum, Salvadora Persica ).

Jo vetëm pastrimi mekanik, por edhe efekti desinfektues dhe desodorues e bënë misvakun një përcjelllës të përditshëm për dhëmbë të shëndoshë.

Të mirat e përdorimit:
– Era e mirë e gojës
– Në çdo kohë dhe çdokund në përdorim
– Bëhet mineralizimi i dhëmbëve
– Masazhë e mishit të dhëmbëve
– Nuk ju nevojitet pastë e dhëmbëve pasi ajo i ka të gjitha vetitë e një paste
– Arrihet higjiena natyrale kahë pas kohe
– Parandalon formimin e pllakës dentare dhe gurëve, të cilët janë faktorët kryesorë në krijimin e problemeve të mishit të dhëmbëve dhe kariesit (prishja e dhëmbëve)

Ibn Abbasi radijallahu anhu ka thënë se pastrimi i dëmbëve me misvak sjell dhjetë dobi:
1. Freskon gojën
2. Pastron trurin
3. Krijon ndjenjën e të qenurit i shëndoshë
4. E tret sekrecionin
5. Eliminon murtajën
6. Eliminon murtajën
7. Përmban në vete sunnetin
8. Zoti i Lartëmadhëruar kete e deshiron
9. Rrit virtytin e individit
10. I gëzon meleqtë

-Komentues të tjerë pohojnë se pastrimi i dhëmbëve me misvak:

– E mprehë kujtesën
– Adapton shqisat
– Forcon mishin e dhëmbëve
– Pastron të parit pengon prishjen e dhëmbëve
– Ndihmon tretjen
– Pastron fytin i sjell dobi zërit ngjizur ose të shterur
– E bën të follurit më shprehës
– Kthjellon njeriun e përgjumur
– Rrit aftësinë e të lexuarit
– Ndihmon individin për të falë Namaz dhe të mësojë Kur’anin
– All-llahu dhe melaiket kete e deshirojne
– E bën njeriun më të virtytshëm

Lus All-llahun azze ve xhel; të Gjithdijshmin të më falë gabimet gjatë shkrimit dhe përkthimit. Përktheu dhe përshtati nga gjuha gjermane: Suzana Hasani

Libri i përdorur për të dhënat e Pajgamberit salallahu alejhi ve selam

Mjekësia e Të Dërguarit Muhammed Ibn – Kajjim el – Xhevzi përkthim nga Prim Dr. Med. Sci. Ali F. Iljazi

Categories

Archives