Friday, 20/7/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Përdore temjanin, sepse ai e mbush zemrën gjallëri dhe është ilaç kundër harresës



Përdore temjanin, sepse ai e mbush zemrën gjallëri dhe është ilaç kundër harresës

Për temjanin flitet pak në medicinën alternative, e them me plot të drejtë se ka pak shkrime, kurse në gjuhën shqipe mungon, jo vetëm për temjanin por në përgjithësi tretmanet natyrale dhe medicina alternative. Kemi Hadith nga Pejgamberi s.a.v.s. ku thuhet se erdhi një njeri dhe u ankua se kishte kujtesë të dobët, prandaj Profeti Muhammed s.a.v.s. i kishte propozuar: „Përdore temjanin, sepse ai e mbush zemrën gjallëri dhe është ilaç kundër harresës.“

Është shënuar gjithashtu se Ibn Abbasi, r.a. kishte pirë esëll në lukth të thatë tretësirën e temjanit të grimcuar me sheqer.

Enesi transmeton hadithin vijues:

„ Mbushni shtëpitë tuaja me aromën e temjanit dhe zhumbricës.”





Ibn Abbasi ka thënë: “ Nëse e përziejmë sheqer dhe temjan, duke e ngrënë në stomak të zbrazët, nuk do të keni problem me urinim dhe amnezion.”

Ebu Nuajmi transmeton se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “ Jepini shtatëzënave temjan, ngase fëmija i posalindur mashkull me siguri do të jetë i fuqishëm dhe me zemër të shëndoshë, ndërsa nëse është femër, do të jetë e bukur me trup të formuar mrekullueshëm”.





Categories

Archives