Tuesday, 17/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

“Përdore armën!”


“Përdore armën!”


duaja arma e besimtarit

“Përdore armën!”

Të nderuar imanli!
Porosia e Allahut për mua dhe juve dhe për at që ishin para jush është: keni frikë Allahu e Lartësuar! (????? ???????????? ?????? ??????? ???????????) “Më i nderuari prej jush tek Allahu është ai që i frikësohet më shumë Atij.”(1)
Të nderuar imanli!
Në kohën e kulturës, civilizimit, përparimit, për çdo ditë në botë prezantohen zbulime të reja në shumë sfera, sidomos një rendësi të veçantë i kushtohet edhe zbulimeve dhe prodhimeve të reja në botën e armatimit. Duke prezantuar dhe testuar zbulimet e reja të armatimit në tokën me fusha e kodra, në hapësiratqiellore, në detet e gjera. Armatimi sot është baza kryesore e popujve që nëpërmjet sajë i luftojnë armiqtë. Sa që matja në botë shikohet me armatimin se kush është i fortë dhe dobët prej shteteve.
Të nderuar imanli!
Është një armë që nuk prodhohet as në lindje e as në perëndim.
Është një arma, njëra ndër armët më të forta se të gjitha që prodhohen në botë.
Vërtetë, kjo armë është e çmuar dhe me vlerë, nuk e kanë askush prej njerëzve, përveç se juve.
Ju o imanli e keni këtë armë.
Është arma hyjnore dhe imanore. Arma e gjithë pejgamberëve dhe besimtarëve gjatë gjithë kohërave.
Arma e cila e shpëtoi Nuhin alejhis-selam nga fundosja.
Arma e cila e shpëtoi Musanë aeljehis-selam nga Faraoni.
Arma e cila e shpëtoi Salihun alejhis-selam.
Arma e cila e ngriti Muhamedin salAllahu aljhi ve selem. Ai luftoi me këtë armë dhe ngadhënjeu çdo herë dhe i realizoi fitoret e njëpasnjëshme.
Arma me të cilën jeni kureshtarë ta dini emri e sajë është DUA-LUTJE.

Të nderuar imanli!
Lexoni fjalët e Allahut të Larëtsuar:
??????? ????????? ????????? ?????????? ??????
“Zoti juaj ka thënë: “Lutmuni Mua, se do t’ju përgjigjem!” (2)

????? ?????? ??? ????? ???????? ??? ??? ????????? ????? ????????? ????? ???????? ????????? ????? ????? ????????????? .????? ?????????? ???????? ??????? ????? ??????? ???? ?????? ???? ????? ???????? ???????? ????? ?????? ?????????? ??????? ???? ??? ??????? ???? ????????? ?????? ?????????? ?????????? )
“Përveç Allahut, mos iu lut tjetërkujt nga ata që nuk të sjellin as dobi, as dëm. Nëse do ta bëje këtë, atëherë, ti do të ishe vërtet keqbërës.” Nëse Allahu vendos që të të godasë ndonjë e keqe, askush nuk mund të ta largojë atë, përveç Tij e, nëse Ai do të të bëjë ndonjë të mirë, s’ka kush që ta pengojë mirësinë e Tij. Ai ia jep atë mirësi kujt të dojë prej robërve të Tij. Ai është Falës dhe Mëshirëplotë.” (3)

??????? ???????? ???????? ?????? ???????? ??????? ??????? ???????? ???????? ????? ???????
“Kur robërit e Mi (besimtarë) të pyesin për Mua, (thuaju se) Unë jam afër, i përgjigjem lutjeve të lutësit, kur ai më lutet Mua.” (4)

Muhamedin salAllahu aljhi ve selem në lidhje me duanë ka thënë:
“Lutja është vet adhurimi” (5); “Nuk ka gjë më bujare për Allahun e Lartësuar se sa lutja” (6)

Të nderuar imanli!
Duaja, pra arma e imanlisë-besimtarit, gjithësesi se i mençuri e aktivizon armën në raste nevoje. Mëso edhe më shumë për armën tënde që nuk të shkon huq dhe të shkrep gjithherë, kësaj herë po i kujtojmë së bashku vetëm dy raste:
– Lutja e muslimanit për vëllaun e vet musliman në fshehtësi
Muhamedi salAllahu lajhi ve selem thotë: “Lutja e muslimanit në fshehtësi për vëllain e vet është e pranuar. Sa herë që ai lutet për vëllaun e vet për mirë, një melek tek koka e tij thotë: Amin, edhe ty të qoftë njësoj”.(7)
– Lutja e atij që i bërë padrejtësi
Muhamedi salAllahu lajhi ve selem thotë: “Dhe ruaju nga lutja e atij që i është bërë padrejtësi, mes lutjes së tij dhe Allahut nuk ka kurrfarë pengese”.(8)
Muhamedi salAllahu lajhi ve selem thotë: “Lutja e atij që i është bërë padrejtësi është e pranueshme edhe nëse ai është mëkatar, sepse mëkati i tij është për veten e tij”.(9)

Një shkrim tjetër i dobishëm  Këto janë festat tona

O imanli!
Allahu na ka nderu me këtë armë, që sot myslimanët nuk po ia dinë vlerën dhe nuk po shfrytëzojnë. Sot myslimanët janë më se të nevojshëm për duatë-lutjet tuaja. Sidomos kur sot dhuna, terrori, masakra, vrasjet nuk kanë të ndalur në ato vende ku po jetojnë muslimanët.
Ne këtë mudnësi e kemi, këtë pasuri e kemi, këtë arsenal e kemi, këtë municion e kemi! Pse mos ta shfrytëzojmë?! Sikur ta zotronim mire, vallahi do të bres ndihma dhe fuqia Allahut menjëherë. Kujto pejgamberët e Allahut kur e përdorën armën DUA-LUTJE:

– Nuhi alejhis-selam iu lut Allahut:
???????? ????????? ????? ?????????? ????????????? . ?????????????? ?????????? ???? ????????? ??????????
“Kur Nuhu Na thirri (në ndihmë), Ne iu përgjigjëm bukur: e shpëtuam atë dhe familjen e tij prej katastrofës së madhe,” (10)

– Ejubi aljhis-selam ishte i sprovuar me sëmundje ia lut Allahut:
?????? ??????? ?????? ???????? ???????? ???????? ???????? ????????????? . ?????????????? ???? ??????????? ??? ???? ???? ?????
“(Kujtoje) Ejubin, kur iu lut Zotit të vet: “Mua më ka goditur fatkeqësia e Ti je më mëshiruesi i mëshiruesve!”Ne iu përgjigjëm atij, ia larguam mjerimin… ” (11)

– Junusi aljhis-selam iu lut Allahut:
???????? ??? ???????????? ???? ?? ?????? ?????? ?????? ??????????? ?????? ????? ???? ?????????????. ?????????????? ???? ?????????????? ???? ???????? ?????????? ??????? ??????????????
“(Kujtoje) Dhun-Nunin (Junusin) kur iku i zemëruar e mendoi se Ne nuk do ta dënojmë, andaj thërriti nga errësira: “S’ka zot tjetër, përveç Teje! Qofsh i lavdëruar! Me të vërtetë, unë kam gabuar!”Ne iu përgjigjëm atij dhe e shpëtuam nga brengosja. Kështu, Ne i shpëtojmë besimtarët.” (12)

Të nderuar imanli!
Lutuni te Allahu për veten, prindërit dhe familjet tuaja.
Lutuni te Allahu për besimtarët dhe besimtaret, myslimanët dhe myslimanet.
Lutuni te Allahu për të sëmurit, burgosurit, nevojtarët.
Lutuni te Allahu për besimtarë dhe besimtaret që po masakrohen në Syri, Egjipt dhe gjetiu.
O Allah! Lehtësoje gjendjen e tyre, sjelli fitore sa më shpejtë.
Në përmbyllje të kësaj po kujtomë edhe një dua-lutje tjetër Nuhit aljhis-selam:

????? ?? ?????? ????? ???????? ???? ????????????? ????????? . ??????? ???? ?????????? ????????? ????????? ???? ???????? ?????? ???????? ?????????
????? ??????? ??? ?????????????? ???????? ?????? ??????? ????????? ????????????????? ???????????????? ???? ?????? ????????????? ?????? ????????
“O Zoti im, mos lër mbi tokë asnjë prej qafirëve, sepse, nëse Ti i lë, ata do t’i shpien në humbje robërit e Tu dhe do të lindin vetëm kriminelë dhe jobesimtarë!
O Zoti im, falmë mua dhe prindërit e mi, si dhe çdo besimtar, që kërkon strehim në shtëpinë time! Fali të gjithë besimtarët e besimtaret, ndërsa zullumqarëve shtoju vetëm shkatërrim!”

Përgatiti: Ulvi F.

…………………………………………………………………………………… .
1. (Huxhuratë, 13)
2. (gafir, 60)
3. (Junus, 106-107)
4. (bekare, 186)
5. (Ubu Davudi, Tirmidhiu, Shejh Albani e vlerëson të saktë)
6. (Shënon Tirmidhiu, Shejh Albani e vlerëson hasen)
7. (Shënon Muslimi)
8. (Shënon Buhariu)
9. (Shënon Ahmedi, Ebu Davudi (Shjeh Albani e vlerëson Hasen)
10. (Safat 75-76)
11. (Enbija, 83-84)
12. (Enbija, 87-88)

image_pdf

Categories

Archives