Friday, 26/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Përbërja e njeriut


Përbërja e njeriut


njeriu

Njeriu është i përbërë prej shtatë komponenteve (pjesëve): Në komponentin e pare hynë elmentet, të cilat janë katër: Zjarri, i cili është i nxehtë dhe i thatë;Ajri, i cili është i nxehtë dhe i lagësht;

Njeriu është i përbërë prej shtatë komponenteve (pjesëve):
Në komponentin e pare hynë elmentet, të cilat janë katër:
Zjarri, i cili është i nxehtë dhe i thatë;
Ajri, i cili është i nxehtë dhe i lagësht;
Uji, i cili është i lagësht dhe i ftohtë; dhe
Toka, e cila është e ftohtë dhe e thatë.
Në komponentin e dytë bëjnë pjesë disponimet dhe temperamentet, e ato janë nëntë:
E para është disponimi i baraspeshuar i barabartë.
E dyta është disponimi i baraspeshuar jo i barabartë, i cili mund të jetë i papërzier, dhe atëherë do të jetë i nxehtë, i ftohtë, i lagët ose i thatë.
Disponimi mund të jetë jo i barabartë i baraspeshuar, por disponim i përzier, i cili atëherë është i ngrohtë dhe i thatë, i ngrohtë dhe i lagët, i ftohtë dhe i thatë, ose i ftohtë dhe i lagësht.
Disponimi më i mire i barazpeshuar në mbretërinë shtazore është disponimi i njeriut. Disponimi më i mirë i baraspeshuar te njerëzit është disponimi i besimtarit.
Disponimi më i mirë i barazpeshuar te besimtarët është disponimi i pejgamberëve.
Disponimi më i mirë i barazpeshuar te pejgamberët është disponimi i pejgamberëve ulul`-azëm.
Dhe disponimi më  mirë prej pejgamberëve ulul`-azëm është disponimi i pejgamberit tonë, Muhammedit sal-lallahu alejhi ve sel-lem
Mendoj se arsyeja që Muhammedi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ishte pronar i karakterit më të mire të balancuar nga pikëpamja e mjekësisë, është se karakteri i tij ishte nënshtruar disponimeve të trupit të tij, dhe sa më shumë të jetë i balancuar disponimi i trupit, me këtë edhe natyre e karakterit është më e mire. Kurse ne dëshmitar e kemi All-llahun se Pejgamberi ka pasur karakter të shkëlqyeshëm.
“Vërtet, ti je në një shkallë të lartë të moralit!” (Kalem:4)
Aisheja, radijall-llahu anha, ka thënë: “Karakteri i Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, është Kur`ani”.
Pra , doemos temperamenti i tij të jetë më i miri. E nëse temperamenti i tij është më i miri, karakteri i tij duhej  të jetë karakteri më i mirë.

Buhariu në Sahihun e tij ka thënë: “Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka qenë njeriu më i mire, me pamje dhe karakter.”
Enesi ka thënë: “Dhjetë vite i kam shërbyer Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, dhe asnjëherë nuk më ka qortuar, asnjëherë nuk më ka pyetur pse kam bërë diç ose pse kam lënë ndonjë punë pa bërë.
Ibn Omeri ka thënë: “Perjgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem nuk ka qenë jo i sjellshëm, e as që ka folur ndonjëherë fjalë të pahijshme. E kishte shprehi të thotë: “Më i miri nga ju është ai që posedon karakter më të mire”.

Buhariu transmeton se një beduin hoqi pelerinën nga krahërori i Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, aq ashpër saqë e lëndoi. Mandej i tha: “O Muhammed, më bën të pasur nga ajo që të ka dhënë Allahu!”
Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, buzëqeshi dhe urdhëroi t`ia japin ndonjë dhuratë.
Vërtet Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ishte i mire dhe i ndershëm-njeriu më i mire- me pamje dhe karakter.
All-llahu e mëshiroftë atë dhe pasuesit e tij me mëshirën e cila asnjëherë nuk do të ndalet:
Mëshiruesi asnjëherë nuk ka krijuar njeri sikur Muahmmedin,  dhe me sa di asnjëherë nuk do të krijojë njeri si ai:

Një shkrim tjetër i dobishëm  Nje nga shenjat e Kijametit

Ai është sikur dielli në mes të ditës,
dhe sikur hëna në mes të natës,
dhe sikur smaragdi mes dijamantëve,
pozita e tij është e tillë që asnjëherë nuk i është dhënë asnjë pejgamberi,
pozita e tij është e tillë që asnjëherë nuk i është dhënë asnjë njeriu,

Disponimi i të rinjëve është i barazpeshuar. Disponimi në fëmijëri ka prirje kah lagështia, kurse në moshën e pjekurisë dhe pleqërisë kah ftohtësia
Më e barazpeshuar nga të gjitha organet është bula e gishtit tregues, e pastaj bulat e gishtërinjve tjerë. Organi më i ngrohtë është zemra, mandej pasojnë mëlçia  e zezë dhe mishi. Më të ftohtët janë eshtrat dhe nervat, palca kurrizore dhe truri. Organet më të thata janë eshtrat. Dhjami është më i lagështi.

Në komponentin e tretë hyjnë lëngjet trupore, e ato janë katër
Lëngu më i mire është gjaku, i cili është i lagësht dhe i ngrohtë.
Funksioni i tij është të ushqen trupin. Gjaku normal është i ëmbël dhe pa erë.
Pason pështymë, e cila është e lagësht dhe e ftohtë. Funkisoni i saj është që të mban lagështinë e organeve si dhe mbron trupin nga dehidrimi që mund të shkaktojë lëvizje. Pështyma abnormale është e njelmët, ose ndonjëherë e ngrohtë, apo e thartë. Ka tendencë të mos ketë shije. Atëherë nuk është e përzier dhe është e ftohtë.

Lëngu i tretë është vreri (thartira) i tëmbëlit, i cili është i thatë dhe i ngrohtë, dhe është i vendosur në qesën e tëmbëlit. Ai ndihmon që gjaku të kalojë edhe nëpër venët më të holla . Një pjesë shkon te zorrët dhe i jep ngjyrën karakteristike të facesit (jashtëngjitjes). Thartira normale është e kuqërremtë. Thartira abnormale mund të ketë ngjyrë ndryshku është më e forte se ajo që ka ngjyrë preshi dhe ajo është verejtje vdekjeprurëse.
Dhe ne fund kemi, shpretkën e cila është e thatë dhe e ftohtë.
Ajo e trashë gjakun dhe i ushqen eshtrat. Një pjesë e saj zgjatet deri në gojë dhe shkakton uri dhe hidhërim. Shpretka normale formon llum (fundrinë) të gjakut. Shpretka abnormale ka ngjyrë të kuqërremtë dhe është e papastër. Ndonjëherë e quajnë edhe si thartirë e zezë.
Në komponentin e katërt hyjnë organet kryesore.
Në komponentin e pestë hyn vullneti
Në komponentin e gjashtë hyjnë aftësitë. Ato janë tri: natyrore, vitale (jetësore) dhe fizike.
Dhe në komponentin e shtatë dhe të fundit hyjnë funksionet.
Ato janë funksionet e tërheqjes dhe funksionet e rezistencës.

Xhelaluddin Abdurrahman es-Sujuti

Tags:

Categories

Archives