Sunday, 19/11/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

PËR T’I QETËSUAR SADOPAK ZEMRAT E TONA TË PIKËLLUARA

PËR T’I QETËSUAR SADOPAK ZEMRAT E TONA TË PIKËLLUARA

zemra sprova
– E natyrshme është ta shohësh anijen mbi ujë, mirëpo nga rreziku është ta shohësh ujin në anije! Pra bëhu ti në zemrën e dynjasë dhe mos u bë që dynjaja të banon në zemrën tënde.

– Nëse humb diçka që nuk ke shpresuar që do ta humbësh, Allahu do të furnizon diçka që ti nuk e ke paramenduar se do ta posedosh.

– Ji optimist kur gjërat të vështirësohen, se Allahu është betuar dy herë se pas vështirësisë do të vjen lehtësim, dhe me të vërtetë, pas vështirësisë do të vjen lehtësimi.

– Jeta e pyeti vdekjen: Pse njerëzit më duan kurse ty të urrejnë?! Vdekja u përgjigj: Sepse ti je një gënjeshtër e bukur, kurse unë janë një realitet i hidhur!

– Nuk e dimë se çfarë do të na fut në Xhenet, pas mëshirës së Allahut? A është një reqatë, apo një sexhde, apo një lëmoshë, apo dhënia ujë ndokujt, apo ndonjë nevojë që ja ke kryer vëllait tënd musliman, apo lutja, apo përmendja e Allahut!! Prandaj puno dhe mos i nënvlerëso gjërat!

– Vendos pak nga ndjenjat në mendjen tënde derisa të zbutet, dhe vendos pak nga mendja jote në zemrën tënde derisa të përqendrohet. Më pëlqejnë zemrat që e pranojnë dhembjen me heshtje dhe i shfajësojnë gabimet e të tjerëve me nijet të mirë!

– Kur e ke bindjen se pas pikëllimit vjen lumturia, dhe pas lotëve tua vjen buzëqeshja, vetëm se e ke realizuar një adhurim madhështor, e ai është, mendimi i mirë për Allahun.

– Nëse të lodhin dhembjet e dynjasë mos u mërzit, ndoshta Allahu është përmalluar për ta dëgjuar zërin tënd kur ti i lutesh Atij. Mos e prit lumturinë derisa nuk buzëqeshësh, por buzëqeshu derisa të jesh i lumtur!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Categories

Archives