Saturday, 27/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Për te larguar djegien e stomakut po iu japim listën e disa ushqimeve


Për te larguar djegien e stomakut po iu japim listën e disa ushqimeve


fryerje e stomakut

Shafrani

Dëmtimi i stomakut shkakton djegie te tij. Për këtë rekomandohet konsumimi i erëzave anti-inflamatore siç është edhe shafrani.

Uji

Është shume e rëndësishme qe ne te ndihmojmë ezofagun te filloje fazën e tretjes duke pasur edhe lëngje. Pirja e ujit te pastër është thelbësor. Kujdes me pijet me gaz, me kafene dhe alkoolin.

Kalciumi

Për te qetësuar djegien e stomakut duhet te merrni sa me shume kalcium. Përveç atij qe merrni nga qumështi duhet te konsumoni edhe majdanoz, lakër apo drithëra.

Fibrat

Për te përmirësuar tretjen dhe për te mbrojtur zorrët duhet te konsumoni fibra, e për me tepër ato me përbërje gruri.

Magnezi

Për te luftuar kundër stresit i cili shton djegien e stomakut duhet te merrni rregullisht magnez. Hani me shume thjerrëza, spinaq dhe buke. Për te qene me mire merrni edhe vitamine B6 e cila gjendet tek salmoni, lëngu i karotës, banania, kumbulla, lajthite, etj.

Frutat dhe perimet

Për te luftuar aciditetin duhet te konsumoni sa me shume fruta dhe perime dhe te pakësoni konsumimin e proteinave shtazore.

Frutat e pyllit

E rëndësishme për te hequr djegien e stomakut është te merrni sa me shume antioksidues. Frutat e pyllit përmbajnë me shumice.

Sasia e ushqimit

Një nga faktorët qe shkakton dhimbje dhe djegie te stomakut është edhe mbipesha. Duhet me patjetër te ulni sasinë e ushqimit qe hani dhe ta varioni atë.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Dalloni ftohjen nga gripi
Tags:

Categories

Archives