Sunday, 22/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Për sy të shëndetshëm

Për sy të shëndetshëm

LËNDË TË RËNDËSISHME USHQYESE PËR SY TË SHËNDETSHËM

Sytë tanë, në veçanti, janë më të ndjeshëm ndaj mënyrës tonë të jetesës dhe faktorëve mjedisorë, sesa ndonjë organ tjetër. Këta faktorë, jo vetëm që mund të shpejtojnë procesin e plakjes dhe të shkaktojnë sëmundje të syrit si rrjedhojë e plakjes, por munden që syve t’ua humbasin shkëlqimin e tyre dhe të duken të kuq e të përlotur e, edhe pamja mund të turbullohet.

Megjithatë, ka zgjedhje ushqyese që mund të bëni, për t’i mbajtur sytë sa më të shëndetshëm të jetë e mundur. Ja disa lëndë ushqyese kyçe, vitale për sy të shëndetshëm.KarotenoidetKarotenoidet janë fitopërbërës (përbërës të ndërtimit të bimëve) që kanë antioksidantë të fuqishëm, thelbësorë për shëndetin e syrit. Janë përbërësit që gjenden në ushqime me ngjyrat e tyre të gjalla, të tilla si: të kuqët e panxharit, të portokallët e ndritshëm të karrotës dhe të specit të turshive.

Gjenden në përqendrime të larta në pëlhurën e syrit dhe veprojnë si antioksidantë, duke neutralizuar dëme të lira rrënjësore dhe duke vepruar si filtra, që mbrojnë sytë nga efektet e dëmshme të diellit.

Karotenoidet janë formë e vitaminës A dhe gjenden në perimet me gjethe të gjelbërta, në kivi, në portokaj të kuq dhe në pemë e perime të verdha.

Vitamina A është e tretshme në yndyrë dhe, studimet kanë zbuluar se trupi nuk mund t’i shndërrojë karotenet në vitaminë A, pa praninë e yndyrës në dietë. Prandaj, është e domosdoshme që gjatë dietës të përfshihen yndyrna dhe vajra së bashku me ushqimet burimore të karotenoideve, që të sigurohemi që trupi të merr mjaftueshëm nga kjo lëndë ushqyese dhe që të jetë në gjendje për ta përvetësuar atë.

Karoteni Beta është një karotenoid i rëndësishëm që gjendet në karrota, kajsi, pjepër dhe në patate të ëmbla. Karotenoidet tjera, të tilla si: karoteni alfa, karoteni gama dhe beta-kriptoksantina, të gjitha ndihmojnë në prodhimin e vitaminës A retinale. Vitamina A retinale është antioksidanti jetësor në pëlhurën e syrit.

Astaksantina është një karotenoid tjetër thelbësor, i domosdoshëm për shëndetin e syve. Përmbajtja e saj e lartë antioksidante, ndihmon për të parandaluar gjendje si: degjenerim makular, verbim dhe sëmundjen e Alzheimerit.

Salmoni i egër është një burim i shkëlqyer i astaksantinës, e cila është ajo që i jep salmonit të egër atë ngjyrën rozë të gjallë. Këtë karotenoid e përmban gjithashtu edhe salmoni i kultivuar, por në një formë sintetike, e cila është shumë më pak e efektshme dhe përftohet nga petro-kimikatet. Në fakt, salmoni i egër mund të përmbajë deri në 400% më shumë astaksantinë se salmoni i kultivuar, si dhe shkallë më të larta të acideve yndyrore omega-3.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Kyani Sunrise,Nitro FX,Sunset

Acidet yndyrore Omega-3

Acidet yndyrore omega-3 zinxhir-gjate, EPA dhe DHA, janë të domosdoshme për pamje dhe funksion të shëndetshëm të syrit. Këto acide yndyrore, të gjetura në peshq të vajshëm si salmoni, skumbri dhe tuna e freskët, ndihmojnë për të mbrojtur formën më të zakonshme të humbjes së shikimit në mesin e njerëzve të moshuar. Përqendrime të larta të acideve yndyrore omega-3, janë gjetur në retinën e syrit dhe hulumtimet tregojnë se kjo lëndë ushqyese është thelbësore për shëndetin e syve.

Antioksidantët tjerë, duke përfshirë edhe vitaminën C dhe E, ndihmojnë për të mbrojtur lentën nga dëmtimet e radikaleve të lira. Flavonoidet që gjenden në manaferrat e errëta kuqe-vjollcë, në pemë e perime, mendohet të jenë veçanërisht mbrojtëse për lentën.

Degjenerimi makular si rrjedhojë e moshës

Degjenerimi makular si rrjedhojë e moshës është një nga sëmundjet më të zakonshme degjenerative të syrit. Makula është e përbërë nga qelizat e kompresuara dendësisht, të cilat na mundësojnë të shohim ngjyra dhe detaje të hollësishme. Kur këto të dëmtohen ose të fillojnë të prishen, të pamurit qendror dobësohet.

Hulumtuesit kanë zbuluar se marrja e ushqimit të pasur antioksidues, është shumë i rëndësishëm në uljen e rrezikut të degjenerimit makular dhe kataraktës (perdes së syrit). Hulumtimet tregojnë se plotësimi i dietës me vitamina C dhe E, karoten beta dhe zink, zvogëlon rrezikun e zhvillimit të degjenerimit makular.

Të verdhët e vezës është veçanërisht efektiv, meqë përmban luteinë dhe zeaksantinë, të cilat janë përgjegjëse për pigmentin e verdhë. Këto janë antioksidantët e vetëm që transportohen në mënyrë specifike në makulë.

Luteina gjendet edhe në perime jeshile të errëta, të tilla si brokoli dhe lakra jeshile, por hulumtuesit llogarisin se luteina që gjendet në vezë, mund të jetë 300% më e absorbueshme (thithet më lehtë) sesa luteina që gjendet në burimet bimore.
?
Burimi: www.healthymuslim.com

Përktheu: D. A. Xhezairi

Categories

Archives