Saturday, 16/12/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Per shkak te lutjes se sinqerte All-llahu ia fali te gjitha mekatet

Per shkak te lutjes se sinqerte All-llahu ia fali te gjitha mekatet

Një i pasur ishte përgatitur të niset për haxh. Para se të nisej një i varfër e luti që ta shoqëroj dhe ta shërbyer atë gjatë kësaj rruge të gjatë. I pasuri pranoi dhe kështu u nisën së bashku.

Gjatë udhëtimit, u ndalën te çadra e një beduini. Beduini ishte një mikpritës bujar, i shërbeu mysafirët ashtu që të ndihen si në shtëpinë e tyre, dhe të dy udhëtarët e kaluan natën aty.

Në mëngjes, i pasuri e vërejti se gjatë natës i varfëri kishte ndërruar jetë. Ai kërkoi nga beduini që ta ndihmoj atë rreth gusulit dhe varrimit të të varfrit. Para varrimit, i pasuri kërkoi nga beduini që t’ia fal namazin e xhenazes, por ai nuk pranoi, duke u arsyetuar se nuk di si ta bëj lutjen.

Kështu i pasur ia fali namazin e xhenazes, e varrosën të varfrin dhe pastaj u ndanë. Pas largimit, i pasuri pa një ëndërr në të cilën iu tha se Allahu ia ka falur mëkatet të varfrit për shkak të lutjes që kishte bërë beduini. “Por, ai më tha se nuk e dinte lutjen e xhenazes. Çfarë lutje atëherë ka mund ta bëjë?”

I pasuri ishte kurioz, u kthye te beduini dhe ia tregoi atij ëndrrën.
Beduini tha se i është lutur Allahut me fjalët e tij, duke kërkuar nga Ai që ta mëshiroj rahmetlinë: “O Allah, ky njeri ishte mysafiri im dhe unë isha bujar me të. Tani ai është mysafiri Yt, prandaj të lutëm o Allah që të jesh bujar ndaj tij.”

Nuk mund të themi se ishte ndonjë lutje e madhe, por ajo u pranua për shkak sinqeritetit të lutësit.
Njëjtë me beduinin i cili hezitoi t’i lutet Allahut duke menduar se nuk di të lutet, edhe ne shpeshherë hezitojmë që ta lusim Krijuesin tonë, sepse nuk jemi të sigurt saktësisht se çfarë duhet t’i themi.

Njerëzit dinë të heqin dorë nga lutja ngase nuk dinë të luten në gjuhën arabe, ose nuk e dinë lutjen përmendësh, duke menduar se gjuha arabe është çelësi për pranimin e lutjes. Pranimi i lutjes nuk varet nëse ajo thuhet në gjuhën arabe ose në ndonjë gjuhë tjetër, por nga sinqeriteti ynë, prezenca e zemrës gjatë lutjes, bërja e veprave të mira dhe bindja ndaj Krijuesit në të gjitha rastet.

Mos harroni: Allahu i Madhërishëm e kupton lutjen në çdo gjuhë dhe në çdo moment, madje Ai di nevojat dhe dëshirat tona edhe kur ne nuk themi asgjë. Në qoftë se ne dëshirojmë që Allahu ta pranoj lutjen tona, ajo duhet të jetë e sinqertë dhe ta kërkojmë me gjithë zemrën tonë, bile edhe me shoqërimin e lotëve, duke mos humbur shpresën në qoftë se rezultati i lutjes nuk shihet menjëherë.

Categories

Archives