Wednesday, 24/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Per semundjet qe e godasin besimtarin


Per semundjet qe e godasin besimtarin


besimtari

Dije vella i dashur e moter e nderuar:Semundja eshte sprove per te cilen i Derguari i Allahut seallahu alejhi ue selam,ka thene:”Besimtarin nuk e godet as lodhje e as semundje,as brenge e as pikellim,as dem e asdeshperim,edhe per therren qe e shpon,i falen disa nga gjunahet qe i ka bere.”
Allahu ka pergatitur per sprovat shperblim te madh dhe perfundim te mire.

Disa dijetare (te paret tane te mire)kane thene:”Sikur te mos ishin sprovat e kesoj dynjaje ne Diten e Gjykimit,do te ishim prej te falimentuarve(qe kan humbur çdo gje).”

Iben Kajimi ka folur fjale te mira per qendrimin e besimtarit gjate fatkeqesive dhe ka thene:”Prej sherimit te fatkeqesis,eshte njohja e ndikimit te saj ne jeten e tij;nese ajo i ka shkatuar frike te madhe dhe moskujdesje ne kryrjen e detyrimeve do te shruhen ne librin e atyre qe kan tejkaluar kufijte;
nese ajo shkakton ankese dhe padurim do te shruhet ne librin e atyre qe kane humbur rastin te fitojne nga fatkeqesia;
nese ndikimi i saj eshet durimi,perqendrimi per Allahun,emrin e tij do te shenohet ne Librin e durimtareve;
nese ajo do te ndikoje qe robi te pajtohet me caktimin e Allahut,do te shenohet ne librin e atyre qe jane pajtuar ne caktimin e Zotit;
nese shkakton dhe nxit falenderim,do te shenohet ne librin e falenderuesve dhe do te jete nen flamurin e falenderuasve ne Diten e Gjykimit.(”Zadul Mead”vell.4fq.192)

Allahu eshte i Urte dhe urtesine e Tij ndoshta do ta pranoje lutjen tende,ose ndoshta nuk do ta pranoje duke i shumefishuar te mirat qe ke,duke i ngritur lart gradat dhe duke e larguar ndonje te keqe me te madhe.

Sidoqofte,çdo situate do te jete ne favorin tende.
Allahu,subhanehu ve teala,thote:”Ne do tju sprovojme me ndonje frike,me uri,mendonje humje nga pasuria e nga jeta e edhe nga frytet,por ti gezoji durimtaret ,te cilet,kur i godet ndonje fatkeqesi thone:”Ne jemi te Allahut dhe vetem tek Ai do te kthehemi!Te tille jane qe te Zoti i tyre kan bekime e meshire dhe te tille jan ata te udhezuarit ne rrugen e drejte.(El-Bekare,155-157)

Një shkrim tjetër i dobishëm  5 Sunetet të abdesit
Tags:

Categories

Archives