Saturday, 18/11/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Per prinderit tane

Per prinderit tane

prinderit tane

Allahu i Madhëruar thotë: “Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër përveç Tij, që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve. Nëse njërin prej tyre, ose që të dy, i ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre as ‘of (oh), as mos u bë i vrazhdë ndaj tyre, po atyre thuaju fjalë të mira (të buta, respektuese). E në shenjë mëshire shtrije pranë tyre krahun përulës e respektues dhe thuaj: ‘Zoti im! mëshiroi ata të dy, sikurse më edukuan mua kur isha i vogël.” (Isra, 23-24)

“Ne e kemi obliguar njeriun me punë të mira ndaj prindërve të vet…(Ankebut, 8 )

“Ne njeriun e kemi urdhëruar për (sjellje të mira ndaj) prindërve të vet, sepse nëna e vet atë e barti me mund pas mundi dhe pas dy viteve ia ndau gjinin.(E porositëm) Të jesh mirënjohës ndaj Meje dhe ndaj dy prindërve të tu, pasi vetëm tek Unë është kthimi juaj.” (Lukman, 14)

“Adhuroni Allahun e mos i shoqëroni Atij asnjë send. Silluni mirë ndaj prindërve…” (Nisa, 36)

Është vërtetuar se Pejgamberi ka thënë: “Pajtimi i Allahut është në pajtimin e prindërve si dhe hidhërimi i Allahut është në hidhërimin e tyre.” (Transmeton Taberiu në “Kebir”, kurse hadithin e vërteton shejkh Albani)

Transmetojnë Ebu Davudi, Nesaiu dhe Ibn Maxhe me zinxhirë të saktë nga Abdullah ibën Amër ibën Asi i cili thotë se tek i Dërguari i Allahut erdhi një njeri dhe i tha atij: “I lash prindërit duke qarë dhe erdha të të jap besën për hixhret.” Pejgamberi tha: “Kthehu dhe bëji ata të qeshin, ashtu siç i bëre të qajnë!”

Transmeton imam Ahmedi në Musned dhe Ibn Maxhe nga Muauije ibën Xhahime es Selmij, i cili kërkoi leje nga Pejgamberi që të marrë pjesë në xhihad me të. Pejgamberi e urdhëroi që të kthehet dhe të sillet mirë me nënën e tij. Pasi që ai nguli këmbë, Pejgamberi i tha: “Mjer për ty…! Rri afër saj, se aty është Xheneti.”

Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi nga Ebu Hurejre, i cili thotë se një njeri erdhi tek i dërguari i Allahut dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut! Cili është njeriu më i denjë për sjellje të mirë ndaj tij?” Ai iu përgjigj: “Nëna jote.” Pastaj tha: cili? U përgjiigj: “Nëna jote.” Pastaj tha: cili? U përgjigj: “Nëna jote.” Ai tha përsëri: “Po pastaj?” Pejgamberi u përgjigj: “Babai yt.”

Tags:

Categories

Archives