Sunday, 23/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Për gratë në Ramazan

Për gratë në Ramazan

per grate

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimi i takon Allahut të vetëm, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi profetin pas të cilit s’ka më profet, mbi profetin tonë Muhamed, mbi familjen dhe të gjithë shokët e tij.

Kjo është një buqetë nga kopshti i dijes, do të përmbledhim në të çfarë kanë përmendur dijetarët në gjykimet, edukatën dhe të pëlqyerat për agjërimin e muajit të Ramazanit. Ia kemi drejtuar këtë gruas muslimane, e cila kujdeset për fenë dhe adhurimet e saj edhe pse ajo është e njëjtë me burrat në shumë prej gjykimeve dhe rregullave. E lusim Allahun për ne dhe për motrat tona besimtare sinqeritet dhe pasim të sunetit dhe sukses që ta shfrytëzojmë këtë muaj me atë që kënaqet Allahu, me të vërtete Ai është Ndihmuesi dhe i Cili  dhuron sukses.

Gjykime për agjërimin e gruas

1. Agjërimi është adhurimi i Allahut me lënien e ushqimit nga lindja e agimit deri në perëndimin e diellit.

2. Agjërimi i muajit të Ramazanit është shtyllë nga shtyllat e Islamit, kush e mohon atë ai ka mohuar dhe ka dalë nga Islami.

3. Detyrohet agjërimi për çdo muslimane që ka arritur pjekurinë, që është e logjikshme, vendase (që s’është në udhëtim), e shëndetshme (jo e sëmurë), e pastër (nga menstruacioni dhe lehonia).

4. Arrin gruaja pjekurinë me ardhjen e një prej këtyre shenjave:

a) T’i plotësojë pesëmbëdhjetë vjeçe;

b) Shfaqja e qimeve në sqetulla dhe organ;

c) Dalja e sekrecionit të orgazmës;

d) Ardhja e menstruacionit dhe shtatzënia.

Kur të shfaqet një prej këtyre katër shenjave asaj i bëhet detyrë agjërimi.

5. Nëse i vjen një vajze një prej këtyre shenjave gjatë ditës e ka detyrë agjërimin e pjesës së mbetur nga dita, sepse ajo u bë prej atyre që e kanë obligim agjërimin dhe nuk i kërkohet shlyerja e asaj që i ka kaluar nga muaji.

6. Ajo që është me menstruacione apo me lehoni e ndalon agjërimin dhe e shlyen atë dhe nuk lejohet që ajo të agjërojë.

7. Ajo që është me menstruacione dhe lehona kanë të njëjtin gjykim, sepse gjaku i lehonisë është i njëjtë si gjaku i menstruacionit, gjykimi i tyre është i njëjtë, gruaja që është agjërueshëm nëse e sheh këtë gjak (të menstruacionit ose të lehonisë) në një pjesë të ditës i prishet agjërimi i kësaj dite, sidoqoftë e gjeti në fillim të saj apo në fund, edhe sikur të jetë afër me perëndimin e diellit. I detyrohet asaj kompensimi i kësaj dite.

8. Nëse pastrohet gruaja nga menstruacioni ose lehonia gjatë ditës, nuk i detyrohet asaj agjërimi i pjesës së mbetur nga dita sipas mendimit më të saktë të dijetarëve.

9. Gruaja me menstruacione nëse shikon shenjën e bardhë (shenja e bardhë është lëng që e nxjerr mitra pasi mbaron menstruacioni) mëson se ajo është pastruar, kështu që bën nijet që në darkë se do të agjërojë, por nëse nuk ka shenjë pastrimi merr një copë pambuku ose diçka të ngjashme me të dhe e vendos në brendësi të organit nëse del i pastër agjëron, por nëse i kthehet gjaku i mestruacionit e ndalon atë.

10. Më mirë për gruan është që të qëndrojë në natyrshmërinë e saj dhe të mos përdorë ç’ka e pengon menstruacionin edhe për shkak të adhurimit.

11. Nëse pastrohet lehona përpara dyzet ditëve vazhdon agjërimin dhe lahet për namaz, por nëse i kalon dyzet ditët, bënë nijet agjërim dhe lahet dhe e konsideron atë (gjakun) istihada (gjak që del si shkak i plagëve dhe që nuk e pengon gruan nga adhurimet) vetëm nëse koha i korrespondon me kohën e menstruacionit të saj të zakonshëm. Atëherë ai është menstruacion dhe kështu ajo nuk agjëron.

12. Dalja e gjakut të istihadës nga gruaja nuk e prish agjërimin, agjërimi i saj është i saktë me daljen e tij, sikurse nuk ndalon nga namazi, tavafi, burrin ndaj saj, sepse s’ka përcaktim për të dhe ai është i vazhdueshëm. Ai është gjak që del për shkak të plagëve dhe hemorragjive.

13. Nëse gruaja e pastër ndjen se po i vjen menstruacioni ose ndjen dhimbjet e tij dhe ajo është agjërueshëm por nuk i del gjë (gjak) vetëm se mbas perëndimit të diellit atëherë agjërimi i saj është i saktë.

14. Nëse një grua është shtatzënë dhe del prej saj gjak dhe ajo është zgjerueshëm, atëherë agjërimi i saj është i saktë sepse ai s’është gjak menstruacioni, sipas mendimit më të saktë të dijetarëve.

15. Nëse lind (ose agon) agimi dhe ajo është me menstruacion nuk i quhet asaj agjërimi i kësaj dite edhe nëse pastrohet mbas agimit të sabahut për një moment.

16. Shtatzëna dhe ajo që ka foshnje në gji nëse e prishin agjërimin në Ramazan sidoqoftë frikë për veten e tyre apo për fëmijën nga agjërimi i Ramazanit për to është vetëm zëvendësimi (pra vetëm agjërimi i ditëve të lëna).

17. Ato çka e prishin agjërimin janë tetë:

a) marrëdhëniet seksuale;

b) dalja e sekrecionit të orgazmës për shkak të ledhatimit apo puthjes;

c) çdo gjë që konsiderohet ushqyese. si p.sh: gjilpërat ushqyese ose marrja e gjakut, sorumet;

d) nxjerrja e gjakut me hixhame ose pastrim gjaku;

e) e vjella me provokim (me dashje);

f) ardhja e menstruacionit ose lehonisë;

g) braktisja e fesë (dalja prej saj).

18.Kush dëshiron të kryej marrëdhënie me gruan e tij dhe ata janë agjërueshëm, ajo duhet ta ndalojë atë, nëse e detyron atë me forcë  agjërimi i saj  është i saktë dhe nuk i detyrohet asaj zëvendësimi me ditë tjetër apo shlyerja.

19. Por nëse ajo vepron si shkak i bindjes së bashkëshortit për të detyrohet agjërimi dhe shlyerja.

Shlyerja e marrëdhënieve gjatë agjërimit të Ramazanit është:

Lirimi i një robi, nëse nuk ka mundësi agjërimi i dy muajve njëri mbas tjetrit, nëse nuk mundet atëherë ushqimi i gjashtëdhjetë të varfërve. Përjashtohet nga ajo që përmendëm rasti kur bashkëshortët janë udhëtarë dhe kryejnë marrëdhënie duke qenë agjërueshëm, sepse agjërimi për udhëtarët nuk është i detyruar, për ata kërkohet që ta kompensojnë këtë ditë pas Ramazanit.

20. Gruaja e moshuar dhe ajo që është e sëmurë dhe s’ka shpresë për shërim, nuk agjëron, ato duhet të ushqejë çdo ditë nga një të varfër nëse nuk munden të agjërojnë, sipas mendimit të shumicës së dijetarëve.

21. E sëmura nëse e dëmton atë agjërimi, nuk i lejohet asaj të agjërojë. Nëse ka pak vështirësi aq sa nuk e dëmton agjërimi pëlqehet që ajo të mos agjërojë. Por nëse nuk ka vështirësi duhet të agjërojë.

22. Lejohet për gruan që është udhëtare të mos agjërojë për shkak të udhëtimit edhe nëse nuk ka vështirësi. Nëse ka vështirësi, atëherë pëlqehet për të mos agjërimi.

23. Një grua që agjëron nëse bën nijet se do ta prishë agjërimin, në këtë rast agjërimi i saj prishet, sipas mendimit më të mirë të dijetarëve. Nëse është agjërim i detyrueshëm duhet ta vazhdojë agjërimin e asaj dite dhe ta zëvendësojë atë më pas.

24. Nëse dezerton gruaja nga Islami (Allahu na ruajt!) gjatë agjërimit prishet agjërimi i saj dhe kjo në mendimin unanim të dijetarëve dhe nëse ajo kthehet në Islam duhet ta zëvendësoj atë.

25. Një grua jobesimtare nëse pranon Islamin gjatë ditës, ajo duhet të vazhdojë të agjërojë pjesën tjetër të ditës, dhe nuk i detyrohet asaj të zëvendësojë atë që kaloi edhe ditën që pranoi Islamin.

Të pëlqyerat e Ramazanit

Nga të pëlqyerat e Ramazanit:

1. Kujdesja ndaj ngrënies së suhurit dhe vonimi i tij.

2. Shpejtimi i hapjes (iftari) pasi të sigurohesh që ka perënduar dielli.

3. Hapja e agjërimit me hurmë ose ujë.

4. Lutjet në hapjen e agjërimit se lutjet e agjëruesit nuk kthehen.

5. Kujdesja për namazin e teravive.

6. Kujdesja për leximin e Kuranit dhe mësimi i tij.

7. Organizimi  iftareve për agjëruesit.

8. Shtimi i dhënies dhe bamirësisë.

9. Shkuarja për umre në Ranazan.

10. Shtimi i përpjekjes në dhjetë ditët e fundit.

11. Kërkimi i natës së kadrit dhe shfrytëzimi i saj me adhurim, lutje, dhe përkujtim.

12. Hyrja në dhjetë ditët e fundit në itikaf.

Të papëlqyerat e agjërimit

1. Teprimi i futjes së ujit në hundë dhe gojë në marrjen e abdesit.

2. Mbledhja e pështymës dhe gëlltitja e saj, ndërsa gëlltitja e saj pa e mbledhur nuk përbën problem. Gëlltitja e gëlbazës nuk lejohet. Por a  prishet agjërimi? Ka dy mendime të dijetarëve dhe më e sakta është se nuk prishet.

3. Ka përmendur Shejh Uthejmini -Allahu e mëshiroftë!- se është më mirë që ajo që është me menstruacione dhe lehona të hanë dhe të pinë fshehurazi. Kështu që kjo tregon se ngrënia e tyre në sy të njerëzve në Ramazan s’është mirë.

4. Agjërimi në udhëtim duke patur vështirësi.

5. Agjërimi i gruas që ka foshnje në gji ose shtatzënës nëse kanë vështirësi.

6. Agjërimi i të sëmurës nëse ai i jep vështirësi.

7. Lënia e ushqimeve të mbetura midis dhëmbëve.

8. Përdorimi i pastës së dhëmbëve sepse ajo depërton dhe është e vështirë ruajtja prej saj.

Gjërat që s’e prishin agjërimin

1. Përdorimi i supostove qofshin nga vagina apo anusi.

2. Të përdorë agjëruesja krem për zbutjen e buzëve.

3. Analizat e gjakut kur nevojiten.

4. Dalja e gjakut për shkak të istihadës, emoragjisë apo plagëve.

5. Përdorimi i parfumit.

6. Përdorimi i misvakut.

7. Përdorimi i kënasë dhe makijazhit.

8. Bërja e gjilpërave joushqyese qofshin në damarë apo në muskuj.

9. Të puthësh gruan ose përkëdhelja e saj, me kusht nëse e përmban veten, nëse u del sekrecioni i orgazmës prishet agjërimi i tyre.

10. Përdorimi i pompës në gojë për atë që është me sëmundjen e azmës.

11. Bërja e klizmës në rast nevoje (klizma është futja e lëngjeve në zorrën e trashë nga poshtë për t’u pastruar ose për t’u liruar nga shtrëngimet e barkut).

12. Vonimi i larjes nga xhunubllëku ose menstruacionet apo lehonia deri në lindjen e agimit.

13. Freskimi me ujë gjatë ditës së agjërimit për të larguar vapën.

14. Përdorimi i pikave ne vesh dhe sy. Ndërsa pikat e hundës nuk lejohet gjatë agjërimit sepse hunda është depërtuese.

15. Hemorragjia e shtatzënës nuk e dëmton agjërimin.

16. Shikimi i ëndrrave eksituese nuk e prish agjërimin.

17. Nëse harron dhe ha e pi s’është problem dhe agjërimi i saj është i saktë, por nëse kujtohet duhet ta ndërpresë menjëherë dhe nëse ka ushqim në gojë ta hedhë e të mos e kapërdijë.

18. Të provuarit e ushqimit në rast nevoje me kusht që të mos e shkojë atë poshtë.

Gjërat që e kundërshtojnë Ramazanin

1. Mos njohja e shumë grave rregullat e agjërimit.

2. Bërja e muajit të Ramazanit muaj ngrënie, pirje, gjumë dhe dembelizëm.

3. Angazhimi i shumë grave me konkurse, telenovela dhe të tjera gjëra.

4. Dalja e grave për namaz teravie të zbukuruara dhe të parfumosura.

5. Dalja e tepërt nëpër tregje në Ramazan.

6. Humbja  e netëve të fundit të Ramazanit me përgatitjen për festë.

7. Pengimi i vajzave të vogla nga agjërimi.

8. Vonimi i namazeve nga koha e tyre pa shkak.

9. Nxitimi në faljen e teravive.

10. Disa gra pastrohen nga menstruacioni ose lehonia pak përpara agimit dhe nuk mund të lahen për shkak të kohës së ngjeshur dhe atë ditë nuk e agjërojnë  si shkak se e zuri agimi të pa pastër dhe kjo është gabim, ajo duhet të agjërojë edhe nëse nuk është larë, kështu që lahet dhe falet më pas.

Këshilla për gruan

E pyetën shejh Salih el Feuzan se cilat janë rrugët më të mira të cilat e çojnë gruan për në adhurim dhe bindje në muajin e Ramazanit?

U përgjigj, Allahu e ruajt: “Rrugët të cilat e shtyjnë muslimanin burrë qoftë apo grua për në adhurim dhe bindje në këtë muaj janë:

E para: Frikësimi ndaj Allahut të Madhëruar dhe besimi se Ai me të vërtetë është i Dituri ndaj robërve të Tij dhe do t’i llogarisë të gjitha punët, fjalët dhe nijetet (qëllimet) e tyre. Nëse muslimani ndjenë këtë ndjenjë, atëherë angazhohet me adhurime dhe lënien e kundërshtimeve, si dhe shpejton për kërkimin e faljes.

E dyta: Shtimi i përmendjes së Allahut dhe leximi i Kuranit, sepse ajo e bënë zemrën të butë. Allahu i Madhëruar thotë: ‘Ata që besuan (në Njësinë e Allahut, në të Dërguarin e Tij, në Islam) dhe zemrat e të cilëve gjejnë prehje duke përkujtuar Allahun; nuk ka dyshim se me përkujtimin e Allahut vërtet që zemrat gjejnë prehje.’ Er Rad, 28.

Ndërsa në suren Enfal ajeti 2 Allahu thotë:  ‘E besimtarë janë vetëm ata të cilët, kur përmendet Allahu, ndjejnë frikë në zemrat e tyre.’

E treta: Largimi i shkaqeve të cilat e ngurtësojnë zemrën dhe e largojnë nga Allahu dhe ajo është çdo e keqe dhe përzierja me të këqijtë, ngrënia e të ndaluarës dhe shkujdesja ndaj përmendjes së Allahut, si dhe shikimi i filmave të pisët dhe prishës të moralit.

E katërta: Qëndrimi i gruas në shtëpi dhe mos dalja e saj nga ajo, vetëm se me shkak dhe të kthehet shpejt në të, pasi ta kryej atë që i nevojitet.

E pesta: Gjumi natën, sepse ai të ndihmon në ngritjen herët në fund të natës, dhe e lehtëson gjumin e ditës dhe kryerjen e namazeve në kohët e tyre, si dhe e kalon kohën në adhurime.

E gjashta: Ruajtja e gjuhës nga thashethemet, përgojimi, dëshmia e rremë, fjalët e ndaluara dhe angazhimi i saj në punë me përmendjen e Allahut.”

 

Bledar Haxhiu 

Një shkrim tjetër i dobishëm  5 Cilësitë dhe begatitë e Natës së Kadrit

Categories

Archives