Monday, 11/12/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Per cka te perdorim polenin?

Per cka te perdorim polenin?

poleni

Per cka te perdorim polenin?

Vetitë kuruese dhe shkaqet e përdorimit:

1. Poleni është element i rëndësishëm në ndërtimin e trupit për shkak se përmban një numër vitaminash bashkë me një përqindje të madhe aminoacidesh, prandaj ai hap oreksin dhe shton peshën. Ai këshillohet për të sëmurët pas operacioneve që të rimarrin veten dhe të shërohen shpejt, ose pas shërimit nga një sëmundje e gjatë, me qëllim që t’i rikthejë trupit fuqinë dhe gjallërinë.

2. Aktivizues seksual dhe shtues i pjellshmërisë.

3. Pakëson shqetësimet nervore.

4. Ilaç efektiv për rastet e varfërimit të gjakut “anemisë”, sepse rrit përqindjen e hemoglobinës në gjak dhe në qelizat e kuqe të gjakut, si rezultat i përmbajtjes së hekurit që ka.

5. Rregullon funksionin e zorrëve duke aktivizuar bakterien e zorrëve për kryerjen e funksionit të saj. Prej këtu, poleni është i dobishëm për rastet e kapsllëkut kronik dhe diarresë kronike. Ai konsiderohet si ushqimi shembullor i zorrëve.

6. Përmirëson funksionin e prostatit dhe konsiderohet si ilaç i dobishëm për zmadhimin e prostatit tek të mëdhenjtë në moshë, duke vepruar në heqjen e kongjestionit.

7. Aktivizues i sistemit imun dhe anti infeksion.

8. Ilaçi më i mirë që i këshillohet të sëmurëve me mëlçi për përmirësimin e funksioneve të mëlçisë.

9. Ndihmon në uljen e përqindjes së kolesterolit në gjak dhe në uljen e përqindjes së yndyrave. Forcon muret e enëve të gjakut.

10. Ushqen lëkurën, përmirëson ndërtimin e saj dhe i jep asaj elasticitet dhe freski.

11. Shumë i dobishëm për të sëmurët me urinë diabetike, pasi që ndihmon pankreasin në përmirësimin e funksioneve të tij.

12. I këshillohet nënave gjatë kohës së shtatëzanisë dhe të gjidhënies.

13. Vepron në përmirësimin e aktivitetit të trurit dhe memories.

14. Vepron kundër rënies së flokut me shumë efikasitet si rezultat i Glosidit “Rutine” që përmban.

15. Forcon kapilarët e gjakut, sepse ndihmon në prodhimin e collagenit dhe elastinit (protean që futen në përbërjen e kapilarëve të gjakut, kërceve dhe ligamenteve), përkrah lëndës “Rutine” që ai përmban dhe që është një lloj sheqeri i cili luan rol në rezistencën e mureve të brendshme të kapilarëve të gjakut.

16. Korrigjon çrregullimet funksionale në organizëm me anë të rikthimit të stabilizimit të metabolizmit që vuan nga mangësia apo defekti.

17. Përmirëson depozitimin e vitaminës C

Tags:

Categories

Archives