Monday, 25/6/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Per ceshtjen e shtatë qiejve

Per ceshtjen e shtatë qiejve

Per ceshtjen e shtatë qiejve

Një fakt tjetër i zbuluar në vargjet e Kur’anit rreth universit është se qielli është i përbërë nga shtatë shtresa:

Ai është që për juve krijoi gjithçka ka në tokë, pastaj vullnetin e vet ia drejtoi qiellit dhe i përsosi ata shtatë qiej. Ai është i Gjithëdijshmi për çdo gjë.
(Sure Bekare: 29)

Pastaj Ai iu kthye qiellit kur ai ishte tym… Dhe i krijoi ata shtatë qiej brenda dy ditëve dhe secilit qiell i caktoi atë që i nevojitej
(Sure Fusilet: 11-12)

Fjala “qiejt”, e shfaqur në shumë vargje të Kur’anit, përdoret në referim të qiellit mbi Tokë dhe po ashtu të gjithë universit. Me këtë kuptim të fjalës shihet se qielli i Tokës, ose atmosfera, përbëhet nga shtatë shtresa.
Me të vërtetë, sot dihet se atmosfera e Tokës konsiston në shtresa të ndryshme të shtrira mbi njëra-tjetrën. Përkufizimet e bëra në bazë të kriterit të përbërjes kimike apo temperaturës së ajrit kanë përcaktuar atmosferën e tokës si prej shtatë shtresash. Sipas “Modelit të kufizuar me rrjetë” (Limited Fine Mesh Model: LFMII), që është një model i atmosferës i përdorur për të parashikuar kushtet klimaterike brenda 48 orëve, atmosfera përsëri përbëhet prej shtatë shtresash. Sipas përkufizimeve gjeologjike të kohës së fundit, shtresat e atmosferës janë si më poshtë:

1. Troposfera
2. Stratosfera
3. Mezosfera
4. Termosfera
5. Ekzosfera
6. Jonosfera
7. Magnetosfera

Një mrekulli tjetër e kësaj çështjeje përmendet në vargun e 12-të të Sures Fusilet “(Ai) secilit qiell i caktoi atë që i nevojitej”. Me fjalë të tjera, në këtë varg Zoti thotë se Ai i përcaktoi secilit qiell detyrën e tij. Vërtetë, siç e pamë në seksionin e mëparshëm, secila nga këto shtresa ka detyra vitale për njerëzimin dhe të gjitha gjallesat mbi Tokë. Secila shtresë ka një funksion të veçantë, duke filluar që nga formimi i shiut deri tek parandalimi i rrezeve të dëmshme, nga pasqyrimi i radiovalëve deri tek shmangia e efekteve të dëmshme të meteorëve.

Vargjet e mëposhtme na informojnë rreth shfaqjes së të shtatë shtresave në Kur’an.

A nuk e keni parë se si Allahu krijoi shtatë qiej (në shtresa)?
(Sure Nuh: 15)
Ai është që krijoi shtatë qiej palë mbi palë…
(Sure el-Mulk: 3)

Fjala arabe “tibakan” në këto vargje e përkthyer si “shtresë” d.m.th. “shtresë, mbulesë e duhur apo mbulim për diçka” dhe theksohet se si shtresa më lart përputhet mirë me atë më poshtë. Kjo fjalë këtu përdoret gjithashtu edhe në shumës, duke i dhënë kuptimin “shtresat”. Qielli i përshkruar në varg si i përbërë prej shtresash është padyshim shprehja më e mirë për atmosferën.
Është një mrekulli e madhe që këto fakte, të cilat nuk do të mund të zbuloheshin kurrë pa teknologjinë e shekullit të 20-të, shpaloseshin në mënyrë të shtjellur në Kur’an 1400 vjet më parë.

Categories

Archives