Tuesday, 16/10/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Për çdo musliman që don përmisimin që sot



Për çdo musliman që don përmisimin që sot

Memoria jote, filloi ti harrojë dhikret e mëngjesit, të mbrëmjes dhe të gjumit!

-Sunetet e rregullta tashmë janë braktisur dhe s’kanë mbetur veç suneteve të sabahut, ndërsa ditët e tjera të kalojnë pa falur asnjë sunet.

-Nuk posedon asnjë plan program për leximin e Kuranit, as namaz nate, as agjërim gjatë ditës.

-Për sadakanë të pengojnë shejtanët, njëri të bën të zvarritësh, tjetri të jep shpresë (se ke kohë), një shejtan tjetër të frikëson nga varfëria, një tjetër të bën ta harrosh, e kështu shejtan pas shejtani…

-Kalojnë ditët, java mbase edhe muaji dhe nuk ke shfrytëzuar një kohë të përshtatshme për të lexuar seriozisht një studim të dobishëm.

-Tubimet ku merr pjesë mbyllen, njerëzit largohen, ndërkohë që i kanë mbushur barqet me lloj lloj mishi të ngordhur duke përgojuar, ndërsa ti nuk e merr mundimin ti ndalosh nga kjo gjë.

-Asket ndaj suneteve, i lëshuar në të lejuar dhe neglizhent ndaj të ndaluarës

-Namazin e duhasë, Justifikohesh duke thënë: Për atë që ka mundësi!

-Ndërsa shkuajra herët në xhami për ditën e xhuma, është kthyer në diçka të çuditshme dhe nuk ekziston në plan programin dhe angazhimet tona.

– Ikameti na duket si ezan, ndërsa leximi i imamit është kthyer si ikamet dhe shumë prej nesh dalin për në namaz, atëherë kur thirret ikameti.

-Vizitat për hir të Zotit janë bërë si haxhi i cili ndodh një herë në vit.





-Buzëqeshja, është kthyer në një monedhë të huaj, përjashto ata që i ka mëshiruar Allahu.

Si mund të ndikojë në shoqëri një person i tillë?! E jo më pastaj të ndikojë tek familja apo vetja e tij?!!!

Ky njeri, a është nga që i ndryshojnë (të tjerët) apo i ndryshuar në vetvete? A është prodhues apo konsumues?

Le ti kthehet gjithësecili nga ne vetes së tij dhe shpejt madje…

Njëri nga të parët tanë të mirë thoshte:

Besueshmëria e njerëzve të thjeshtë lëkundet tek I dituri, kur e shohin që gjithmonë vjen vonë dhe plotëson rekatet që i kanë ikur.

O Zot na kthe tek Ti në formën më të bukur!


Dr. Muhamed bin Ismail el Mukadem