Wednesday, 17/10/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Për agjërimin nga Muhamedi (alejhi selam)



Për agjërimin nga Muhamedi (alejhi selam)

Për agjërimin

“O njerëz! Po ju vjen një muaj madhështor, muaj plot bereqet, në të cilin është një natë më e vlefshme se një mijë muaj të tjerë. Allahu në këtë muaj e ka caktuar agjërimin si obligim të domosdoshëm, ndërsa namazi i teravisë kryet në ato net si formë vullnetare e ibadetit. Kush i afrohet Allahut me çfarëdo bamirësie vullnetare, llogaritet sikur të ketë kryer një obligim të domosdoshëm në ndonjë muaj tjetër. Ky është muaji i durimit e shpërblimi për të është xheneti. Ky është muaji i ndihmesës, muaji ku shtohet furnizimi besimtarëve. Kush përgatit në të iftar dhe e ushqen agjëruesin, ajo do t’i bëhet falje mëkatesh dhe mbrojtje nga zjarri dhe do të fitojë shpërblimin sa të agjëruesit, duke mos u pakësuar shpërblimi i këtij të fundit.”

“Kush agjëron muajin e ramazanit me besim të plotë, duke shpresuar në shpërblimin e Allahut, do t’i falen mëkatet e bëra më parë.”

“Të gjitha veprat e njeriut janë për të, përveç agjërimit, agjërimi është për Mua dhe Unë shpërblej për të.”

“Njeriu që agjëron ka dy gëzime: kur e ndërpret agjërimin e tij ai gëzohet  dhe kur të takohet me Zotin e tij, gëzohet që ka agjëruar.”

“Pasha Atë në Dorën e të Cilit gjendet shpirti i Muhamedit, era e gojës së atij që agjëron është më e dashur tek Zoti se aroma e këndshme e miskut.”





“Agjërimi dhe Kurani ndërmjetësojnë për robin e Zotit në Ditën e Llogarisë. Agjërimi thotë: ‘Zoti im! Unë e kam përmbajtur atë nga dëshirat dhe epshet e tij, më lejo pra të ndërmjetësoj për të!’ Ndërsa Kurani thotë: ‘Unë e përmbajta nga të fjeturit natën, më lejo të ndërmjetësoj për të!’ Dhe ndërmjetësimi i tyre do të pranohet.”

“Kur të agjërosh le të agjërojnë veshët e tu, sytë e tu, gjuha jote le të agjërojë nga gënjeshtra dhe gjërat e ndaluara. Largohu nga shqetësimi dhe mundimi i fqinjit. Le të vërehet tek ty agjërimi dhe qetësimi. Bëje ditën e agjërimit tënd të mos jetë si dita kur nuk je agjërueshëm.”

Muhamedi (alejhi selam)

Përgatiti: Erion Sula