Tuesday, 25/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Pensionistët do të kenë përkujdesje të veçantë

Pensionistët do të kenë përkujdesje të veçantë

Lideri i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, fushatën zgjedhore e ka vazhduar në Gjilan, në mbështetje të Labinotë Demi-Murtezi, si kandidate për kryetare të Gjilanit nga kjo parti politike. Ai ka takuar përfaqësues të pensionistëve dhe përfaqësues të disa bizneseve në Gjilan.

ferid agani labinote

Agani në takim me pensionistët ka thënë se kandidatja nga subjekti i tij do të përkushtohet për gjendjen më të mirë të pensionistëve. Gjatë diskutimit për më shumë se një orë, Agani ka thënë se problemet e pensionistëve janë komplekse dhe nuk është arrit deri më tani t’iu bëhet zgjidhje institucionale, sepse është çështje që duhet të adresohet në nivel qendror, pasi që në nivel lokal sipas tij,  në këtë drejtim nuk mund të bëhet shumë.

 

Ai ka premtuar se gjatë vitit 2014 do të fillojnë pensionistët të furnizohen veçantë me barna për ta me fonde nga ShBA, duke treguar se shumë shpejt do të krijohet edhe fondi për sigurime shëndetësore.

 

“Me këtë ligj ne në mesin e vitit të ardhshëm e planifikojmë një program të rimbursimit të barnave për pensionistët. të gjithë pensionistët e Kosovës do t’i fusim në një program të rimbursimit të barnave dhe do t’i kenë barnat pa pagesë, një kategori nga lista esenciale e barnave”, ka pohuar ai.

 

Kandidatja për kryetare nga PD, Labinota Demi Murtezi, ka premtuar se do të punojë në përmbushjen e kërkesave të pensionistëve.

 

 “Padyshim ne si parti që i jemi rrekur kësaj gare kemi edhe programin tonë edhe për këtë kategori me ndjeshmëri të veçantë, por sido qoftë, këtë vizitë unë do ta shfrytëzoj si mundësi për të marrë mendimet e juaja për atë çka është e nevojshme dhe e mundshme për t’u realizuar”, ka pohuar ajo.

 

Një shkrim tjetër i dobishëm  Tash e tutje në QKUK pacientët vlerësojnë me nota mjekët dhe infermieret

Delegacioni i Partisë së Drejtësisë, ka vizituar edhe fabrikën e tekstilit “Intexh”.  Në takim me përfaqësues të fabrikës së tekstilit ”Intexh”,  Agani ka thënë se do të angazhohet për t’i shtuar ekspertët në këtë fushë për përmirësimin e kushteve të kësaj fabrike.

 

Ndërsa ka lavdëruar pronarët e kësaj fabrike, duke thënë se ky është një shembull i mirë, për investitorët e huaj, të cilët sipas tij, po hezitojnë të investojnë në Kosovë.

 

 

 

Po ashtu, kryetari i PD-së dhe kandidatja për kryetare të Gjilanit, Labinotë Demi-Murtezi, në mbrëmje janë takuar edhe me hoxhallarët e rajonit të Gjilanit.

Categories

Archives