Thursday, 30/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Pengimi i dëmit ndaj të tjerëve


Pengimi i dëmit ndaj të tjerëve


mashaAllah

Kur një person dyshon se ka sy të keq magjepsës dhe frikohet nga shkaktimi i dëmit të tjerëve me anë të natyrës së tij të pavullnetshme, atëherë pasi të ketë shikuar diçka ose dikë, ai duhet ta thotë këtë lutje: “Zot, bekoje atë që ka ai”. Ky hadith është thënë kur Amir bin Rebi’a e ka goditur Sahil bin Hanifen me syrin e vet magjepsës. I Dërguari i All-llahut , salaAllahu alejhi we selem, atëherë i kishte thënë: “A nuk do ta kërkosh bekimin (e vëllait tënd)?” Me atë rast kishte menduar t’i thoshte a nuk do të lutesh: “Zot, bekoje atë që ka ai”. Hisham bin ‘Urve kishte treguar se kur babai i tij shihte diçka që i pëlqente dhe kur hynte në shtëpinë ose në plantacionet e ndokujt, kishte zakon të lutej: “Do të bëhet vetëm ajo që e cakton Zoti. Vërtet nuk ka fuqi të pavarur përveç fuqisë së All-llahut”.
Individi mund të bëjë gjithashtu lutjet vijuese pasi të ketë shikuar diçka ose dikë që i pëlqen, fatin e të cilit do të dëshironte ta kishte edhe vetë.

Në vargun e drejtë të transmetuesve gjithashtu është transmetuar lutja (rukja) e melekut të All-llahut, Xhibrilit, radiallahu anhu., i cili e kishte lexuar lutjen për mbrojtjen e të Dërguarit të All-llahut , salaAllahu alejhi we selem, dhe e kishte mësuar: “Të mbroj me emrin e All-llahut nga çfarëdo dëmi që mund të të godasë dhe nga çfarëdo karakteri magjepsës të qenieve ose dëbimit të syrit smirëzi. Vërtet All-llahu është Ai që shëron, prandaj unë të lë ty në dorë të Emrit ushqyes suprem të Tij”.162

Sikur ta njihnin një sëmundje të këtillë në karakterin e dikujt, dhe për të zvogëluar çfarëdo dëmi potencial ndaj të tjerëve, disa shejhë kanë shkuar aq larg, saqë kanë propozuar që disa versete të Kur’anit, duke përfshirë të gjitha versetet e cituara deri tani, të shkruhen në letër, kurse letra të laget duke e futur në ujë dhe atë ujë ta pijë personi me syrin magjepsës.
Mendimtari mysliman Muxhahid e komentoi këtë praktikë si vijon: “Nuk ka asgjë kundër shkrimit të verseteve të Kur’anit, lagies së tyre me ujë dhe dhënien e atij uji për ta pirë personi i sëmurë (‘a’in)”.163
Individi mund të gjejë përdorime të tilla në shumë hadithe, duke përfshirë transmetimet e Ebu Kalabeut, ku thuhet se Ibn Abasi , radiallahu anhu., kishte propozuar shkrimin e verseteve të caktuara për shtatzënat, në mënyrë që All-llahut t’i drejtoheshin lutjet për lindjen e lehtë të fëmijës. Në hadithin tjetër, Ejjubi ka thënë se ai e kishte parë Eb Kalabun duke shkruar një verset në letër, të cilën e kishte lagur duke e futur në ujë, kurse atë ujë ia kishte dhënë personit të sëmurë për ta pirë, që me vullnetin e All-llahut të zvogëlojë dhe të lehtësojë dhembjen dhe vuajtjet.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Mana (rrëshira) ushqim i Musait alejhi selam dhe popullit të tij
Tags:

Categories

Archives