Tuesday, 17/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Pendohu dhe përshpejto në falje!


Pendohu dhe përshpejto në falje!


pse

Dera e pendimit është e hapur! Por jo gjithnjë! Një ditë mbyllet. E kur, atëherë kur pendimi nuk të bën më dobi! E ato janë çastet e fundit të jetës sate…

“Pendim i pranueshëm te All-llahu është vetëm ai i atyre që e bëjnë të keqen me mosdije shpejt pendohen; të tillëve All-llahu ju pranon pendimin.” – Kur’an, 4:17. “Shpejtoni në atë që fitoni falje prej Zotit tuaj dhe xhennetin që gjerësia e tij është si gjerësia e qiellit e tokës.” – Kur’an, 57:21. “Kërkoni falje Zotit tuaj dhe sinqerisht pendohuni ndaj Tij. Vërtet, Zoti im është mëshirues, shumë i dashur.” – Kur’an, 11:90

“Dera e pendimit është e hapur! Por jo gjithnjë! Një ditë mbyllet. E kur, atëherë kur pendimi nuk të bën më dobi! E ato janë çastet e fundit të jetës sate… Falja është portë hyjnore! Në atë portë nuk hyn kush përveç besimtarit të vetëdijshëm, të përgjegjshëm dhe të vullnetshëm për përmirësim.”

Nuk mund të pendohesh përderisa nuk ndjen nevojën për përmirësim. E as pendimi yt s’mund të të sjell përmirësim përderisa s’ke vullnet për të qenë më ndryshe. Pendimi është edhe veti. Veti e njerëzve të sinqertë. Jo cilësi e mëkatarëve. E nuk ka njeri pa mëkate. Pasi njeriu në vetë natyrën e vet njerëzore është asisoj që harron, e harresa sjellë rënien në gabime.

Ndonjëherë ndodhë që njeriu të bëjë gabime duke qenë i vetëdijshëm. E ky njeri ka frikë nga të qenët ndryshe. Pajtohet me karakterin dhe personalitetin e vet. Kështu që, nuk e pastron vetveten nga të metat e veta; ndalon dhe kjo e bën dembel, e dembelia sjellë papërgjegjësinë, e papërgjegjësia edhe më tej e zhyt në gabueshmëri.

Pendimi është për njerëz që dëshmojnë edhe kundër vetvetes. Nuk mund të pendohet sinqerisht njeriu, që para njerëzve shfaq pastërti, thjesht që njerëzit përreth tij të formojnë përshtypje të mira për të. E kështu, kjo e bën të vazhdojë të mos pendohet. Kjo e bën atë njeri të fillojë madje të mendojë se vërtetë është njeri i pastër siç të tjerët e gjykojnë.

Nuk pendohet kush mëton në pastërtinë e vet. Është thënë dhe përcaktuar se, çdo njeri është i gabueshëm e harrestar, e i ngutshëm, por më i miri kush pendohet, ndjen keqardhje, e çdo herë e më tepër flak veset e liga, dhe kështu fillon të përmirësohet. Njeriu duhet të ndjehet njëmend gabimtar, që të pendohet. E njeriu i cili e mendon veten të pagabueshëm, pikërisht ky njeri është më i gabimtari!

Pendimi është për natyrshmërinë harrestare dhe të gabueshme të qenies njerëzore. Por, kur gabimet tua sa vijnë e shtohen, e nuk ndjen nevojën e keqardhjes, e as nuk pendohesh, atëherë ti nuk je më harrestar, e as krijesë që gabon, por mëkatar i madh. E mëkatarët e mëdhenj janë njerëz që më së shumti vetvetes i kanë bërë padrejtësi!

Një shkrim tjetër i dobishëm  5 Rregulla që duhet ti dimë rreth ëndërrave

Dera e pendimit është e hapur! Por jo gjithnjë! Një ditë mbyllet. E kur, atëherë kur pendimi nuk të bën më dobi! E ato janë çastet e fundit të jetës sate. Kur edhe sikur pendimi të të pranohej, ti s’mund ta përmirësosh veten. Sepse ti s’ke më vetvete, ke vdekur! Po, edhe pendimi në ato çaste nuk është i sinqertë, pasi ti je penduar nga tmerri i padrejtësive tua dhe fundi që të pret kur t’i shijosh veprat e tua të liga, e jo nga vullneti për të qenë vepërmirë!

Falja është portë hyjnore! Në atë portë nuk hyn kush përveç besimtarit të vetëdijshëm, të përgjegjshëm dhe të vullnetshëm për përmirësim. Zoti nxit këtë besimtar të devotshëm të hyjë në këtë portë hyjnore, e të kërkoj faljen e Zotit të vet. E ai njeri që, pasi ndjen keqardhje për gabimet e veta, ndërgjegjësohet, pendohet dhe i përulet Allahut xh.sh. duke kërkuar që Ai ta falë e ta pastrojë, e gjen Allahun azze ve xhel Falës të madh!

Dije o besimtar i devotshëm, se pendimi e falja janë për ty! Mos u ndje i dobët kur ti bën ndonjë gabim, keqardhje ndje, dhe pendohu, e shpejto që të hysh në mëshirën e Allahut xh.sh. dhe kërko faljen e Tij. Pendimi e falja veçse çka do të ngreh shkallën e devotshmërisë. Ty Allahu dhu-l-xhelal të premtoi falje, nëse ti e kërkon prej Tij me përgjegjshmëri e devotshmëri. Vërtetë, Allahu falë shumë!

Kur pendimi të pranohet, ti je duke aguar njeri më i virtytshëm, më i frytshëm e më i devotshëm. E nuk të ngrihet shkalla e devotshmërisë veçse duke mos përsëritur gabimet, e duke ndjerë keqardhje të thellë për atë që ke bërë. Prandaj, është thënë dhe caktuar se, pendimi i pranohet atyre, të cilët pasi pendohen, përmirësohen.

“Përveç atyre që pas asaj u penduan dhe u përmirësuan. Vërtet, All-llahu shumë falë dhe mëshiron.” – Kur’an, 3:89.

E kur ti falesh prej Zotit tënd, ti ke fituar edhe mëshirën e Tij, e me mëshirën e Allahut azze ve xhel, dashtë Allahu xh.sh., ke fituar të dy jetët, pra edhe Xhennetin!

E kush nuk pendohet, vërtetë, i ka bërë padrejtësi vetvetes dhe është mizor. Allahu xh.sh. thotë: “E ata që nuk pendohen, janë mizorë.” – Kur’an, 49:11

Vërtetë, Allahu i do ata që pendohen! “All-llahu i do ata që pendohen.” – Kur’an, 2:222

O Allah! Na bëj prej atyre që pendohen, e në pendimin e tyre janë të sinqertë, e kur pendohen, përmirësohen, dhe fitojnë faljen dhe mëshirën Tënde! Amin!

Ve-l-hamdu lilahi rabbi-l-alemin

Shkruan:Avni Tafili

image_pdf
Tags:

Categories

Archives