Tuesday, 16/10/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Pendimpranuesi (Et Teuab)



Pendimpranuesi (Et Teuab)

Pendimpranuesi (Et Teuab)
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimet dhe lavdërimet qofshin vetëm për Allahun e Lartësuar, i Cili ka krijuar qiejt dhe tokën dhe çfarë ka në mes tyre. Vetëm Atij i përulemi dhe vetëm prej Tij kërkojmë ndihmë e shpëtim. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed dhe mbi familjen e tij të pastër, si dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Allahu i Lartësuar thotë: “Padyshim, Allahu pranon pendimin është i Gjithëdijshëm.” Nur, 10.

Et Teuab (Pendimpranuesi), i Cili vazhdon të pranojë pendimin e penduesve, u falë gabimet atyre që i kthehen Atij dhe secili që pendohet tek Allahu me një pendim të sinqertë, Allahu i pranon atij pendimin.





Pendimpranimi nga ana e Allahut është dy llojesh:

Allahu fut në zemrën e robit të Tij pendimin dhe të kthyerit nga Allahu e ai (robi) pendohet me kushtet e pendimit;

Pranimi dhe përgjigjja e pendimit me faljen e mëkateve, ngase pendimi i sinqertë shlyen mëkatet e mëparshme.