Friday, 15/12/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Pejgamberi (s.a.u.s.) e lejoi përdorimin e rukjeve në kurimin e etheve, të syrit të keq dhe të nemlah-s

Pejgamberi (s.a.u.s.) e lejoi përdorimin e rukjeve në kurimin e etheve, të syrit të keq dhe të nemlah-s

Më lart kemi përmendur hadithin që ndodhet në Sahih-un e Muslimit, ku thuhet se Pejgamberi (s.a.u.s.) e lejoi përdorimin e rukjeve në kurimin e etheve, të syrit të keq dhe të nemlah-s. Në Sunen-in e Ebu Daudit është transmetimi nga Shifa bintu Abdullahi, e cila thotë: – Njëherë, kur unë isha tek Hafsa, Pejgamberi (s.a.u.s.) tha: “A nuk ia mëson kësaj rukjen për shërimin e nemlah-s, sikurse ia mësove shkrimin?”3
Nemlah, që do të thotë „milingonë‟, quhen disa lloje gjendrash ose kokrrash që dalin në anësoret e trupit. Kjo është një sëmundje e
njohur, e cila shkakton njëfarë pickimi, që njeriu e ndien sikur një milingonë po ecën mbi trupin e tij dhe po e thumbon. Ka tri forma të kësaj sëmundjeje.
El Khal-lali përcjell se Shifa bintu Abdullahi, në kohën e xhahilijetit (para Islamit), u bënte rukje njerëzve për shërimin e nemlah-s. Kur ajo emigroi në Medinë, pasi i kishte dhënë besën Profetit (s.a.u.s.) në Mekë, tha: “O i Dërguari i Allahut! Unë u bëja rukje të tjerëve për shërimin nga nemlah, në kohën e xhahilijetit, dhe tani dua që t‟i tregoj ty ato fjalë që thoja.” Dhe pastaj recitoi: “Me emrin e Allahut! Daltë kjo e keqe dhe u ktheftë andej nga ka ardhur, pa dëmtuar njeri! O Allah, hiqe këtë të keqe, o Zoti i njerëzve!”
Ajo e lexonte këtë rukje shtatë herë mbi një degë të pastër peme, duke zgjedhur më parë një vend gjithashtu të pastër. Më pas, ajo e fërkonte degën mbi një gur të pastër me uthull vere, e pastaj me këtë lyente zonën e prekur të trupit. Ky hadith dëshmon, po ashtu, se lejohet që t‟u mësosh grave shkrim e këndim.

Categories

Archives