Friday, 19/10/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Pejgamberi alejhi selam u ngrit ne sfera e larta qiellore,i kaloi 7 sferat qiellore . A e ke ditur ?



Pejgamberi alejhi selam u ngrit ne sfera e larta qiellore,i kaloi 7 sferat qiellore . A e ke ditur ?

Israja dhe Mi’raxhi

Prej mrekullive mbinatyrore dhe argumenteve te qarta me te cilat All-llahu e dalloj këtë pejgamber është edhe dergimi i tij brenda një pjesë te nates prej Mesxhidi Haramit deri ne Mesxhidi Aksa Ai aty fali dy rakate namez si imam i te gjithë te derguarve te tjer te All-llahut

“pa te meta është Lartemadheria e Atij qe robin e Vet e kaloj ne një pjesë te nates prej Mesxhidi Haramit (prej Qabes) gjer ne Mesxhidi Aksa (Bejti Mukaddes)rrethinen e te cilës Ne e kemi bekuar (ia benme këtë udhëtim) për tia treguar atij disa nga argumentet Tona Vërtetë Ai është degjuesi (i fjalve te Muhamedit) pamesi (I puneve te Muhammedit)” {El Isra 1}

Pejgamberi s.a.s me pas u ngrit ne sfera e larta qiellore ku i pa argumentet madheshtore te All-llahut pa Xhibrilin a.s ne formën e tij te vërtetë ne te cilën e krijoj All-llahu i fuqishem si dhe u ngrit ne Sidre Munteha (Kufirin e fundit) duke i kaluar te shtatë sferat qiellore qe në fund bisedoj me All-llahun Fuqiplot dhe i afrohet Atij





“A po bëni polemik atij për atë qe ka pare? Atë (Xhibrilin) e ka pare edhe heren tjetër (E ka pare) tek Sidretul Munteha Qe pranë saj është xhennetul Me’va (kopesht strehimi i,,,) Atëherë kur sidren e mbuloj çka e mbuloj shikimi (i Muhammedit) as nuk lakoj e as nuk tejkaloi .Ai (Muhamemedi) vërtetë pa disa nga shenjat e mëdha te Zotit te vet’ {En Nexhm 12-18}

kurejshitet nuk besuan Pejgamberin s.a.s i cili pohonte se vetëm brenda një pjesë te nates kishte kaluar prej Mesxhidi Haramit deri ne Mesxhidi Aksa ndërsa karvanet e deveve të tyre udhetimin e tillë e kalonin brenda disa javeve e si është e mundur qe një njeri te shkoj e të vijë brenda një pjesë te nates !
Kjo çështje qe habit por habit humben kur e dijmë se Ai i cili e kaloi pejgamberin e Tij ne një pjesë te nates Ishte All-llahu Fuqiplot Vërtetë All-llahu është i fuqishem për c’do gjë