Tuesday, 30/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

PD premton qeverisje të pakorruptuar në Prizren


PD premton qeverisje të pakorruptuar në Prizren


Partia e Drejtësisë në vazhdën e aktiviteteve elektorale, ka organizuar një takim me qytetarët e Pejës, ku u njoftua me problemet dhe brengat me të cilat ballafaqohen. Kandidati për kryetar të Pejës nga radhët e PD-së, Myhedin Sylqa, ka siguruar qytetarët dhe bizneset në Pejë, se do të angazhohet për përmirësimin e jetës së tyre, duke premtuar investime, luftim të korrupsionit, administratë efikase etj.

gezim ferid

Në këtë takim ishte prezentë edhe kryetari i PD-së dhe njëherësh ministër i Shëndetësisë Ferid Agani, kryetari i Degës së PD-së në Pejë, deputeti Gëzim Kelmendi, kryesia e PD-së dhe kandidatët për asamble komunale të Pejës.

Përveç qytetarëve të shumtë delegacioni i PD-së, u takua edhe me pronarë të bizneseve të ndryshme, ku u njoftua për problemet dhe vështirësitë me të cilat ballafaqohen bizneset e tyre.

Biznesmenët pejanë shprehen mbështetjen e tyre për kandidatin e PD-së për kryetar Myhedin Sylqa, ndërsa kanë shpalosur edhe brengat e tyre, duke akuzuar qeverisjen aktuale, që sipas tyre nuk ka bërë asgjë për zhvillimin e biznesit në këtë qytet. Ata kanë shprehur nevojën urgjente për ndërtimin e qendrave të mëdha tregtare, ku do të kishin hapësirë të mjaftueshme për ushtrimin e bizneseve të tyre.

Qytetarët pejanë para delegacionit të PD-së, kanë shprehur brengën e tyre edhe sa i përket gjendjes së tyre të rëndë ekonomike, duke u ankuar për ngritjen e çmimeve të produkteve bujqësore, siç është rasti me speca dhe produkteve tjera. /Telegrafi/

Një shkrim tjetër i dobishëm  Realitet apo fushatë politike:Thaçi thotë se mbulesa në shkolla do të lejohet që nga shtatori

Categories

Archives