Tuesday, 24/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

PD përmbyll fushatën edhe në Ferizaj

PD përmbyll fushatën edhe në Ferizaj

Kandidati për Kryetar Komune nga radhët e PD-së përmbylli fushatën paraelektorale në lokalet e personave me aftësi të kufizuara “Handikos”, i cili vlerësoi se qëllimi i përmbylljes së fushatës në këtë shoqatë është që të tregohet vlera dhe respekti që PD-ja ka dhe do të ketë edhe në të ardhmen për këtë kategori të shoqërisë sonë.

pd ferizaj

Ai premtoi se Partia e Drejtësisë do të jetë dorë e djathtë e kësaj kategorie dhe se kërkesat e tyre do të realizohen. Do të aplikohen standarde evropiane në ofrimin e ndihmës juve. Do të bëhet integrimi në strukturat udhëheqëse dhe se punësimi i tyre do të bëhet në baza profesionale.

“Kemi përzgjedhur të vizitojmë HANDIKOS-in për të treguar që ne e çmojmë çdo kategori të qytetarëve dhe personat me aftësi të kufizuara bëjnë pjesë në këtë shoqëri dhe kemi përzgjedhur ta përmbyllim fushatën këtu që në këtë mënyrë premtimet tona të jenë të freska për të gjithë qytetaret”, ka pohuar ai.

Përfaqësuesja e “Handikos”, Xhemile Murseli, pasi falënderoi delegacionin e PD-së, më në krye kandidatin për kryetar Ardian.Sejdiu tha se nevojat e tyre janë të shumta dhe se realizimi duhet të bëhet duke zbatuar ligjet ekzistuese.

 

Ajo kërkoi që të punohet më shumë për integrimin në shoqëri të këtij komuniteti dhe potencoi se janë bërë ndryshime ne këtë aspekt, por potencoi se ka mbetur ende shumë për t’u bërë.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Kosovë, ja harta politike sipas rezultateve paraprake

Categories

Archives