Tuesday, 25/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

PD në Vushtrri ndan mish kurbani për 65 familje

PD në Vushtrri ndan mish kurbani për 65 familje

pd

Partia e Drejtësisë dega në Vushtrri,  ka vazhduar  traditën e organizimit për shpërndarjen e  mishit të Kurbanit për 65 familje të kësaj komune. Ky aktivitet tashmë është aktivitet tradicional dhe ndërlidhet me festën e Kurban Bajramit. Shpërndarja e mishit të Kurbanit me rastin e Festës së Kurban Bajramit ka për qëllim që edhe familjet e varfëra ta ndjejnë veten pjesë e kësaj shoqërie.

 

Kandidati për Kryetar të Vushtrrisë nga Partia e Drejtësisë  shprehi pakënaqësinë për metodën e klasifikimit të familjeve në nevojë. Klinaku përveç buxhetit komunal dhe mbikëqyrjes së rreptë  për klasifikimin e rasteve sociale ka propozuar edhe  krijimin e një buxheti nga donatorët i cili për çdo vjet do të ndihmonte rastet në nevojë deri sa të pavarësohen nga kjo nevojë.

 

Po ashtu Klinaku, ka propozuar edhe krijimin e një ekipe mbështetëse e cila do të ndihmonte familjarët e rasteve sociale të aftësoheshin për ndonjë punë zanati me synimin e lirimit nga rastet sociale të familjeve të tilla.

 

Partia e Drejtësisë dega në Vushtrri, për shkak të respektimit të integritetit të familjeve dhe shenjtërisë së Kurbanit, nuk e kanë vlerësuar të arsyeshme publikimin e fotove.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Dyshime për planin “Jugosllavia e re”

Categories

Archives