Wednesday, 26/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

PD kërkon ndryshimin nga Podujeva

PD kërkon ndryshimin nga Podujeva

Partia e Drejtësisë ka hapur fushatën e saj parazgjedhore edhe në qytetin e Podujevës, ku u prezantuan edhe 33 kandidaten për asamblenë komunale të këtij qyteti. Kryetar i PD-së dhe njëherësh ministër i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, ka kërkuar votën e llapjanëve, duke garantuar atyre një qeverisje komunale pa korrupsion dhe transparencë të plotë.

pd drejtesia

Sipas Aganit, vetëm njerëzit me integritet të lartë etik dhe moral, mund të garantojnë një qeverisje të suksesshme në Podujevë dhe këto virtyte sipas tij, janë të mishëruara në karakterin e së cilit kandidatë të Partisë së Drejtësisë për asamblenë komunale të këtij qyteti, trasmeton Orainfo.

“Beteja kundër korrupsionit në institucione tona kjo betejë kërkon njerëz të pjekur dhe njerëz të pastër. Njerëz të vendosur dhe me vizion të qartë. Njerëz të cilët në emër të Zotit janë transparentë dhe japin llogari së pari para Krijuesit të tyre e më pas para institucioneve të shtetit. Janë anëtarët e PD-së, janë kandidatët për asamblenë komunale të Podujevës ata që garantojnë qytetarët se do të jenë ushtarët e pa epur kundër korrupsionit institucional”, ka pohuar ai.

Imer Hajdini, bartës i listës së PD-së në Podujevë, para elektoratit ka potencuar se qëllim i vetëm i tyre është që të synim zhvillojnë qytetin dhe mirëqenien e qytetarëve, pasi që sipas tij, çdo zhvillim çdo sukses është edhe meritë e qytetarëve llapjanë.

“Ndryshimet çdo herë kanë filluar nga këtu dhe kanë vazhduar gjithandej Kosovës. Për ne të parët janë qytetarët, për ne të parët janë të rinjtë, burrat dhe gratë. Me ne rruga është e ndriçuar drejt drejtësisë. Me ne ju do të jeni vetvetja, do të jeni zëri juaj dhe zëri i fesë dhe kombit. Ju do të votoni numrin 70. Vota për numrin 70 është votë për familjen dhe vendin tuaj”, ka pohuar ai.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Zbulohet një varrezë masive në Rastavicë të Deçanit

Hajdini, më tej ka shtuar se platforma politike e Partisë së Drejtësisë është e realizueshme, mirëpo për këtë ka kërkuar nga të gjithë qytetarët e Komunës së Podujevës që të votojnë numrin 70.

Categories

Archives