Sunday, 17/12/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

PD-ja ua uron besimtarëve festën e Kurban Bajramit

PD-ja ua uron besimtarëve festën e Kurban Bajramit

pd bajrami

Partia e Drejtësisë, ua uron të gjithë besimtarëve të fesë islame, festën e Kurban Bajramit, duke lutur Zotin e Plotfuqishëm, që të  pranojë haxhinë e të gjithë hanxhinjve që ndodhen në vendin e shenjt në Qabe. Festa e Kurban Bajramit është festë e solidaritetin me të varfrit dhe skamnorët, andaj Partia e Drejtësisë apelon tek të gjithë besimtarët që në këtë ditë të madhe të jenë pranë familjeve të dëshmorëve, bonjakëve dhe të gjithë atyre që kanë nevojë për përkujdesjen e tyre.

“Kemi dëshirën dhe kënaqësinë t’u urojmë Kurban Bajramin paqe dhe begati në familjet e juaja. Duke e lutur Zotin e Madhërishëm që të pranojë lutjet dhe veprat e devotshmërisë ndaj Krijuesit të gjithësisë, urojë që t’i gëzojmë të gjitha dobitë e kësaj Feste, në rrafshin trupor, psikologjik, social, dhe shpirtëror. Zoti i gjithëmëshirshëm fuqiplotë ju shpërbleftë me të gjitha të mirat dhe begatit e tij në këtë botë dhe botën tjetër, juve dhe gjithë familjet e juaja. Urime shtetit tonë të dashur për fitoren e madhe të qytetarëve të tij. Zoti i botërave e bekoftë Republikën e Kosovës në rrugën e ndërtimit dhe përparimit të sajë të vazhdueshëm së bashku me të gjithë miqtë e sajë”.

 

“Në këto ditë të gëzimit dhe krenarisë jemi në lutje për shpirtrat e dëshmorëve dhe martirëve të kombit si dhe gjithë ata që dhanë më të shtrenjtën për lirinë dhe pavarësinë e shtetit tonë. Zoti i madhërishëm i forcoftë përjetë familjet e tyre me dashurin dhe respektin tonë. Paqja, Mëshira, dhe të gjitha begatit e Krijuesit të Madhërishëm qofshin me Ju”.PD-ja ua uron besimtarëve festën e Kurban Bajramit

Categories

Archives