Tuesday, 24/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

PD hap fushatën në Fushë Kosovë (VIDEO)


PD hap fushatën në Fushë Kosovë (VIDEO)


Partia e Drejtësisë, ka prezantuar kandidatët për asamble komunale të Fushë Kosovës, me ç’rast kryetar i PD-së dhe njëherësh ministër i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës Ferid Agani, ka pohuar se partia që ai drejton dita-ditës po rritet bashkë me vlerat që i posedon, duke falënderuar qytetarët e Fushë Kosovës, që i kanë besuar programit të kësaj partie.

pd kosove

Para qindra qytetarëve të Fushë Kosovës, Agani ka deklaruar se Partia e Drejtësisë gjithmonë ka qenë faktor uniteti, dhe bashkim i synimeve të përbashkëta dhe se sipas tij, PD-ja asnjë herë nuk ka bërë dallime gjinore, fetare, kombëtare, racore dhe çfarë do dallime tjera.

Sipas tij, PD-ja çdo herë ka punuar që vlerat njerëzore të respektohen, që dinjiteti i tyre të respektohet, që të sigurohet ardhmëri e ndritur

“Një shtet mund të jetë i drejt dhe mund të ketë ardhmëri dhe shpresë në qoftë se mbështetet në respektimin e lirive dhe të drejtave të njerëzve. Ato duhet të qëndrojnë tek themeli i çdo partie në Kosovë. PD-ja kurrë nuk do të ndalet që liritë dhe të drejtat e njeriut të respektohen në tërësi dhe atë pa asnjë dallim për asnjë qytetarë të vendit. Unë jam shumë i lumtur që në këtë garë në Komunën e Fushë Kosovës po dalin bashkë me shumicën e komunitetit egjiptas, ju falëndero dhe jeni të bindur se ky bashkim nuk është për vota”, ka pohuar ai.

Sipas Aganit, ky bashkim ka një arsye më të sinqertë dhe ai është për hir siç tha ai të Krijuesit të Gjithësisë dhe se sipas tij, partia që ai drejton mbledh njerëz të tillë, të sinqertë dhe të përkushtuar për punë profesionale dhe gatishmëri për sakrificë.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Limaj dhe nëntë ish-luftëtarët e UÇK-së, shpallen të pafajshëm

Ali Ismaili, bartës i listës për asamblenë komunale, duke shpalosur programin e PD-së, ka pohuar  se bujqësia si një shtyllë e ekonomisë familjare dhe kombëtare, për PD-në do të jetë njëri ndër prioritetet serioze  dhe se për  këtë ka garantuar se kanë një staf  profesional, që do të jenë shembull për mënyrën e ndarjes së subvencioneve.

“PD-ja me grupet e specialistëve në nivel qendror dhe atë lokal për Fushë Kosovën ka paraqitur një program të veçantë dhe shumë të mirë. Ka paraqitur një program për arsim të pa politizuar dhe profesional. Shëndetësi pa keqpërdorime dhe shërbime efikase të nivelit parësor. Gjithashtu rininë e ka vendosur në prioritetet me edukim zhvillim, profesionalizëm, sport dhe kulturë. Sepse PD-ja vlerëson se rinia është e ardhmja e vendit dhe ata mund të jenë pjesë e realizimit të ëndrrave të tyre”, ka pohuar ai..

Element tjetër që nuk duhet të jetë në mesin e udhëheqjes pas tre nëntorit, sipas Ismajlit, është edhe korrupsioni, gjë që qytetarët e vendit janë duke iu nënshtruar kësaj dukurie, e që sipas Ismajlit, në programin e PD-së nuk do të ketë vend.

 

Në këtë tubim elektoral, nga një fjalë rasti mbajtën edhe deputetët e PD-së në Kuvendin e Kosovës, Jeton Svirca dhe Gëzim Kelmendi. Ndërsa në fund u prezantuan 18 kandidatët për asamble komunale për Komunën e Fushë Kosovës.

image_pdf

Categories

Archives