Tuesday, 17/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Pavarësia tek adoleshentët

Pavarësia tek adoleshentët

adoleshentet
Sapo hyjnë në adoleshencë fëmijët kërkojnë më tepër liri. Prindërit ecin në një litar të tendosur midis dëshirës që fëmija i tyre të jetë i shoqërueshëm, aftësisë për ti bërë gjërat vetë për veten e tyre dhe të qenit të vetëdijshëm që bota paraqet rreziqe për shëndetin dhe sigurinë e fëmijës.

Disa prindër ofrojnë shumë liri për adoleshentin e tyre dhe ia japin atë lirinë një moment kur fëmija nuk është gati që ta pranojë. Prindër të tjerë tregohen shumë të shtrënguar në këtë aspekt. I pengojnë adoleshentët që të marrin përgjegjësi e të maturohen dhe i privojnë në nevojën që ata kanë për zgjedhje dhe për të marrë përsipër rrezikun që mund t’i kanoset nga një zgjedhje e gabuar që mund të bëjnë.

Si ta ndihmoj adoleshentin tim të bëhet më i pavarur?

Vendos limite. Të gjithë fëmijët i urrejnë limitet, por ata i duan dhe kanë nevojë për to. Në një botë që duket se është e ashpër, vendosja e limiteve na jep një siguri. Shpesh, adoleshentët prindërit e të cilëve nuk vendosin limite, ndihen sikur nuk duhen prej tyre.

Ji i qartë. Shumica e adoleshentëve reagojnë më mirë ndaj udhëzimeve specifike, të cilat përsëriten vazhdimisht. Mos thuaj thjesht “Dua që dhoma jote të jetë e pastër”, thuaje në një mënyrë jo argumentuese “Kjo është ajo që unë e quaj një dhomë të pastër”.

Jep zgjidhje të arsyeshme. Zgjedhjet i japin mundësi adoleshentit për të ndjekur një drejtim të caktuar. I thuaj adoleshentit që detyrat e algjebrës është mirë që t’i bëjë para kohës së gjumit ose para apo pas darkës. Pra, ofroi zgjidhje që: t’i nuk mund të bësh këtë, por në vend të kësaj mund të bësh diçka tjetër.

Përdorimi i humorit dhe kreativitetit gjatë kohës që ju jepni zgjidhje i bën ato më të pranueshme. P.sh nëse ti nuk i mbledh rrobat që ke hedhur përtokë atëherë të gjitha rrobat që ke do të hidhen në tokë.

Jep pavarësi në stade. Sa më e matur dhe përgjegjëse të jetë sjellja e një adoleshenti aq më tepër privilegje mund t’i japë prindi atij. Pra, në një farë mënyre i shpërblen sjelljen e mirë dhe të pjekur.

Shëndeti dhe siguria vijnë të parat. Kjo është përgjegjësia juaj kryesore si prind. Fëmija juaj ka nevojë që të dijë se dashuria juaj për të kërkon që të hiqni dorë nga disa aktivitete të cilat kërcënojnë fëmijën tuaj. Bëji të ditur fëmijës tënd se çfarë kërcënon shëndetin dhe sigurinë e tyre. Në fakt kjo është disi e vështirë për t’u bërë pasi adoleshentët besojnë se asgjë nuk mund t’i dëmtojë ato. Gjithashtu ata besojnë se çdo gjë që ata përjetojnë është e re dhe unike dhe ajo që iu ndodh të tjerëve nuk do iu ndodh atyre. Besimi i tyre bazohet në faktin se adoleshenca është periudha më e shëndetshme gjatë gjithë jetës sonë. Në këtë moshë sëmundjet janë të pakta dhe sëmundjet e rënda janë të rralla. Ajo që i duhet theksuar adoleshentit është se ata mund të jenë shumë të shëndetshëm, por vdekja dhe dëmtimet mund të shkaktohen nga dhuna dhe aksidentet.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Si të ushqeni lëkurën e fytyrës pa produkte artificiale

Udhëhiqi, por rezistoi tundimit për t’i kontrolluar. Një prind i mirë është ai që ruan balancën mes një lirie të tepruar dhe një lirie të nevojshme. Tek adoleshentët është shumë e vështirë të ruash një balancë të tillë, duke udhëhequr, por pa kontrolluar.

Adoleshentët kanë nevojë që të eksplorojnë, të eksperimentojnë role të ndryshme, kanë nevojë të mësojnë që një sjellje ka pasoja, kjo nënkupton që ata do të gabojnë dhe do të marrin përsipër dhe rreziqet. Prindërit kanë nevojë të japin udhëheqje kështu adoleshenti shmang bërjen e zgjedhjeve të varfra.

Lejoji të bëjnë gabime. Ne duam që fëmija ynë të rritet dhe të bëhet një adult i cili është i aftë që të zgjidhe probleme dhe të bëjë zgjedhje të mira. Këto janë shumë të rëndësishme për të zhvilluar një ndjenjë pavarësie, por për të zhvilluar këto ata kanë nevojë edhe të gabojnë. Kjo i ndihmon ata se si të ngrihen përsëri pas një gabimi. Një fëmijë nuk do mësojë kurrë si të marrë frenat në dorë nëse prindërit nuk e kanë lënë që të marrë për sipër vështirësi.

Bëj që veprimet të kenë pasoja. Nëse i thua adoleshentit që në X orar duhet ë jetë në shtëpi, ju do të humbisni besueshmërinë e fëmijës nëse nuk zbatoni pasojat e një sjellje jo korrekte, p.sh nëse vonohet 2 orë nga orari i përcaktuar. Gjithsesi ndëshkimi duhet t’i përshtatet sjelljes së gabuar. Shpesh ndëshkimi nuk sjell rezultat, ndoshta do ishe më mirë që të flisje me fëmijën dhe t’i bëje të ditur shqetësimin tënd.

Pavarësisht nga ajo që dëgjojmë apo lexojmë adoleshenti shpesh e ka figurën e prindërve si pikë të rëndësishme referimi. Shpesh ata marrin rregullat, normat, vlerat morale që kanë edhe prindërit e tyre që shpesh këta të fundit habiten dhe nuk pretendojnë që fëmija i tyre t’i ketë. Thjesht duhet të shikohet më në brendësi të sjelljes dhe asaj që bën adoleshenti.

Prindi duhet të komunikojë me adoleshentin dhe t’i lërë atij të kuptoj se shumë gjëra në të ardhmen nuk janë çështje fati, por çështje zgjedhjeje, pra ajo që do të zgjedh tani do t’i kushtojë atij shumë në të ardhmen.

Tags:

Categories

Archives