Tuesday, 20/11/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Patologjia si shkencë dhe metodat e saja të studimit



Patologjia si shkencë dhe metodat e saja të studimit

 

patologjia

Fjala patologji rrjedh nga dy fjalë greke që do të thotë patos – sëmundje dhe logos – shkencë.

Zhvillimi historik i patologjisë fillon qysh para erës sonë në egjypt ku janë bërë obduksionet e para në kufomën e njerëzve.

Në shekullin e dytë të erës sonë në romë mjeku Galeni bën obduksione në kafshë.

Pas kësaj kohe afër 1500 vjet në kohën e mesjetës ndalohet çfardo lloj ndërhyrjeje në kufomat e njerëzve nga ana e kishës, prandaj kemi një stagnim në lëminë ë patologjisë. Në vitin 1766 mjeku Italian Morgani në bazë të një numri të madh të obduksioneve e boton librin “ për lokalizimin dhe shkaqet e sëmundjes të cilat i zbuloi anatomi”.

Pas 50 viteve me zhvillimin e industrisë optike studjuesi francez Bishat i aplikon për herë të parë thjerrëzat në hulumtimet mjekësore. Studjuesi Rokitanski jep përshrimin e ndryshimeve patologjike në lëngjet trupore dhe në gjak dhe thotë se kjo është arsyeja e sëmundjeve në trupin e njeriut që në fillim të shekullit XX njihet si teoria humorale.

Në gjysmën e dytë të shek.XIX Shajdeni dhe Shvani e zbulojnë ndërtimin cellular të organizmit shtazor e cila i ndihmon Virhovit që në vitin 1856 të themeloj teorinë celulare, me të cilën thotë se: Shkaku i ndryshimeve në trupin e njeriut është për arsye të çrregullimeve në qelizë, ndërsa shkenca bashkëkohore e biokimisë është teoria celularo-humorale e cila sëmundjen e trajton si çrregullim të qelizës dhe të gjakut dhe lëngjeve të tjera trupore.

Në anatominë patologjike dallohen 3 metoda kryesore të hulumtimit: Obduksioni , biopsion dhe eksperimentet.

1.Obduksioni nënkupton prerjen e kufomës për të hulumtuar shkakun e vdekjes së njeriut. Obduksioni mund të jetë 2 llojesh:

a)      Obduksion klinik – që bëhet te kufoma e njeriut që ka vdek nga ndonjë sëmundje

b)      Obduksioni mjeksoro-ligjor – që bëhet te vdekja aksidentale p.sh. gjatë aksidenteve në komunikacion, vrasje, mbytje, djegie, etj. Me çrast përveç mjekut merr pjesë edhe gjykatësi.

2.Biopsioni bëhet te njeriu i gjallë për ta kuptuar shkakun e sëmundjes, kur nuk mund të vërtetohet me metoda të tjera, sidomos te tumoret malinje.

3.Eksperimentet në shtazë bëhen në shtazë të ndryshme duke provokuar te ato sëmundje të cilat më pas përcillen që të hulumtohet ecuria e tyre dhe këto njohuri më pas përdoren nga njeriu. Këto metoda hulumtimi patologu mund ti studiojë në mënyrë makroskopike (me sy), mikroskopike me mikroskop ose kultura indore me mbjellje në ushqime.

 

Sëmundja dhe periudhat e saja

 

Egzistojnë më shumë definicione për sëmundjen. Njëra ndër ta është se sëmundja paraqet çrregullimin e jetës normale të organizmit nën ndikimin e faktorëve (agjentëve) dëmtues.

Tjetër definicion është se sëmundja paraqet dobësimin e aftësisë punuese dhe dobësimin e aftësive për t’ju përshtatur ambientit të jashtëm. Poashtu është definicioni i cili thotë se gjendja në të cilën është çrregulluar funksioni themelor i një ose më shumë organeve dhe të cilat manifestohen në masë më të madhe ose më të vogël në organizëm quhet sëmundje.

 

Periudhat e sëmundjes





Sëmundja zhvillohet nëpër 4 periudha : latente, prodromale, manifestive dhe faza terminale (përfundimtare).

1.            Periudha latent (lateens – e fshehtë) – paraqet kohën e sëmundjes prej momentit kur organizmi vjen në kontakt me agjentët dëmtues deri të paraqitja e simptomave të para të sëmundjes. Kohëzgjatja e kësaj periudhe mvaret nga lloji i agjentit dëmtues. Te sëmundjet infective periudha latent quhet inkubacion. Në këtë periudhë organizmi është i shëndosh por Brenda tij bëhet luftë për eliminimin ose shkatërimin e agjentëve dëmtues.

Nëse në këtë rast organizmi i eliminon shkaktarin vjen deri te shërimi nëse ndodh e kundërta. Atëherë sëmundja kalon në periudhën e dytë.

2. Periudha prodromale – në këtë periudhë të sëmundjes paraqiten simptoma të cilat nuk janë karakteristike për sëmundjen. Prandaj këto simptoma quhen simptoma të përgjithshme ose jospecifike. Kështu janë kokëdhimbja, humbja e oreksit, plogështia, temperature e rritur trupore etj. Këto simptoma janë të njejtë për shumë sëmundje. Nëse organizmi përmes mekanizmave të tij mbrojtës arin që ti eliminoj këto shkaktarë të sëmundjes atëherë pason shërimi, në të kundërtën shfaqet periudha manifestive e sëmundjes.

3. Periudha manifestive – e sëmundjes është stadium klinik në të cilën paraqiten karakteristikat kryesore për sëmundjen e caktuar. Periudha për sëmundje të ndryshme është e ndryshme sipas kohëzgjatjes këto ndahen në acute. Subakute dhe kronike.

– Sëmundjet akute zgjasin deri në 4 javë.

– Sëmundjet subakute zgjasin 4-8 javë.

– Sëmundjet kronike zgjasin me muaj ose me vite.

4. Periudha terminale (përfundimtare) – poashtu kalon në disa faza dhe atë: shërimi i plotë, i pjesërishëm, gjendje e rëndë patologjike dhe vdekja.

a) Shërimi i plotë nënkupton kthimin e organizmit në gjendjen e mëparshme p.sh. gripi .

b) Shërimi i pjesërishëm është kur sëmundja ende zgjatë porn ë organizëm aktivizohen mekanizma kompenzues që organi ose organizmi të funksionojë normalisht p.sh. nëse veshka hiqet për shkak të ndonjë sëmundjeje të rëndë (nephroectomia) atëherë veshka tjetër do ta kompnezojë funksionin e veshkës që mungon.

c) Kalimi në gjendje patologjike më të rëndë me këtë rast sëmundja kryesore është e shëruar por mbesin ndryshime të përhershme apo komplikime – p.sh. fraktura kur gjymtyra ngel më e shkurtë.

d) Vdekja është pasojë e ndaljes së funksionit të organeve kryesore, kryesisht të SNQ-së. Vdekja paraqet process i cili zhvillohet në disa etapa: faza paraagonale, faza agonale, vdekja klinike dhe vdekja biologjike.

– Faza paraagonale – në këtë fazë shihen këto ndryshime në organizëm: tensioni i gjakut bie, frymëmarja dhe puna e zemrës është e shpejtuar, vetëdija dhe reflekset janë të ruajtura.

– Faza agonale (agon – luftë) vetëdija fillon të humbet, zvogëlohen të gjitha funksionet vitale: reflekset, zemra punon më ngadalë, pulsi nuk ndihet, tensioni i gjakut është shumë i ulët, frymëmarrja është e çrregulluar. Kjo fazë zgjatë disa orë deri në disa ditë.

– Vdekja klinike – është faza në të cilën pushojnë funksionet vitale: puna e zemrës dhe i frymëmarrjes, tensioni i gjakut bie në zero me një fjalë shuhen të gjitha shenjat e jashtme për jetë. Me reanimacion individi mund të kthehet përsëri në jetë.

– Vdekja biologjike – është faza kur shuhen të gjitha funksionet jetësore së bashku me qendrat vitale të trupit. Me këtë rast me reanimim nuk mund të kthehet organizmi në jetë.

 

Dr. Int. Xhafer Xhaferi