Tuesday, 16/10/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Pastrimi pas kryerjes së nevojës



Pastrimi pas kryerjes së nevojës

Pastrimi pas kryerjes së nevojës

All-llahu, subhanehu ve teala, e ka programuar njeriun që të zbraz zorët dhe fshikën e ujit nga bajga dhe urina dhe gjërave tjera të panevojshme për trupin e njeriut që të mbetet trupi i njeriut i pastër dhe i aftë për t’i kryer detyrat e natyrshme që i ka.

Pas kryerjes së kësaj procedure muslimani është i obliguar që të pastron vendet e turpshme me ujë.

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

” تنزهوا من البول فإنه عامة عذاب القبر منه” متفق عليه

“Pastronu nga urinosja sepse mbarë denimi i varrit është nga ky gabim”. (Buhariu dhe Muslimi).

Mjekësia na tregon se kjo procedurë na sjell dobi të mëdha mjekësore dhe preventive. Sipas mjekësisë pastrimi i këtyre vendeve pas kryerjes së nevojës e mbron organin gjenital nga ndezja, e cila vjen si rezultat i grumbullimit të mikrobeve, sidomos te ata që janë të sëmurë me sëmudnjen e sheqerit. Urina e këtij njeriu ka sasi të mëdha të sheqerit dhe mbetja e pikave të kësaj urine në organin gjenital ndihmon që të fiton ndezje dhe qelbosje, kurse nëpërmjet marëdhënieve intime kjo sëmundje kalon edhe të bashkëshorteja dhe mund të shkakton sterilitet të plotë te ajo.





Ajo që duhet të përmendet në këtë rast është edhe urtësia e përdorimit të dorës së majtë gjatë pastrimit pas kryerjes së nevojës.

Zakonisht njerëzit e përdorin dorën e djathtë për ngrënie dhe pirje dhe për punët tjera, andaj duke e përdorur dorën e majtë për pastrim, mbetet dora e djathtë e pastër.

Disa njerëz habiten me rëndësinë e madhe që i ka dhënë Islami këtyre gjërave, mirëpo nuk ka vend për habi për ata njerëz që ia dinë vlerën kësaj feje dhe për ata që besojnë se kjo fe të cilën All-llahu e ka plotësuar dhe e ka bërë rrugë të cilën duhet ta pasojnë deri në Ditën e Kijametit, u sjell besimtarëve vetëm mirësi.

All-llahu, xhel-le shanuhu, thotë:

[ اليوم يئس الذين كفروا من دينكم فلا تخشوهم و اخشون، اليوم أكملت لكم دينكم وأتممت عليكم نعمتي ورضيت لكم الإسلام دينا ] (المائدة 3)

“…Tashmë, ata që mohuan, humbën shpresën për fenë tuaj (se do të ndërroni), andaj mos u frikësonju atyre, por Mua të më frikësoheni. Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju islamin fe. …”. (El-Maide: 3).