Monday, 23/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Pasojat e rënda të bixhozit


Pasojat e rënda të bixhozit


bixhozi

Pasojat e rënda të bixhozit

Studime të ndryshme tregojnë një lidhje të fortë midis nivelit të varfërisë së një shoqërie dhe zhvillimit të tregut të lojërave të fatit në të. Nuk ka ende një përfundim të saktë, nëse është varfëria dhe mungesa e shpresës ajo që sjell rritje të këtij tregu apo e anasjellta, por duke i shtuar këtyre edhe dëshirën për t’u gdhirë i pasur, krijohet terreni ideal për zgjerimin e kumarit.

Vartësia ndaj lojërave të fatit (loto, bastet sportive, kazino …) si dhe lojërat me zare dhe me letra në mënyrë legale apo ilegale, sjellin pasoja të rënda financiare, degjenerim të marrëdhënieve familjare e shoqërore, çrregullim të marrëdhënieve profesionale dhe dergje të ndryshme psiko-fizike. Të fillojmë me radhë:

Pasojat ekonomike të bixhozit
Pasojat ekonomike janë njëra nga pësimet e para që i ndjen bixhozxhiu dhe familja e rrethi i tij shoqëror. Ai humb dhe i kthehet sa më shpejt lojës për t’i kthyer paratë e flijuara. I rrasur në borxhe “lufton” t’i kthejë ato e kështu zhytet akoma më tepër në llumin moçalik të kumarit, prandaj i kthehet borxheve të reja, fillon të shkrijë pasurinë familjare, aq sa shet për shuma qesharake edhe stolitë dhe trashëgiminë e përbashkët. Kur edhe ky “burim” shteret, subjekti kapet pas dallavereve të reja, siç janë mashtrimi, vjedhja e grabitje të të gjitha llojeve.

Pasojat e bixhozit në marrëdhëniet familjare
Vartësia sjell gjithashtu tkurrje në vetvete e kjo sjell probleme të tjera me familjen dhe të afërmit, pasi lojtari bëhet gjithnjë e më i padukshëm, sepse kohën e kalon në bixhoz e nga kjo bëhet nervoz. Ai bëhet i padurueshëm, shqetësimet rriten, me ta rritet edhe pagjumësia e kjo rrit masën e neurozave. Këtu fillon edhe procesi i prishjes së marrëdhënieve e personi në vartësi gjendet dhe ndihet i vetmuar e i ngratë. Edhe gjatë lojës, në mes të lojtarëve, ai ndihet i vetmuar dhe shpesh të tjerët sikur komplotojnë kundër tij. Gënjeshtra dhe moskthimi i borxheve janë elementi kryesor që bëjnë njerëzit e rrethit të tij t’i largohen masivisht dhe kjo krijon një vetmi tejet të rëndë.

Një shkrim tjetër i dobishëm  7 shkaktarë të papritur të migrenës

Pasojat psiqike dhe fizike të bixhozit
Sa i përket dëmeve në sferën profesionale, ato vijnë nga fakti se kumarxhiu kalon kohë të gjatë duke luajtur dhe kështu humb aftësitë prodhuese: ai nuk është më i motivuar të punojë edhe nga shkaku se paga e tij është harxhuar akoma pa e marrë atë, mandej është i rraskapitur psiqikisht dhe fizikisht nga mundimi i tepërt gjatë lojës e kjo çon detyrimisht në shkatërrim të plotë. Kur flas për shkatërrim të plotë, mendoj për dergjen që e kaplon bixhozxhiun e vartur dhe vetitë apo vartësitë e tjera që shpesh e ndjekin, si duhani, alkooli e që së bashku krijojnë favore për sëmundje të ndryshme psiqike dhe fizike.

Pasojat sociale të bixhozit
Pasojat sociale jane tepër të rënda, që nga vetvrasjet dhe deri te problemet e fundit që kanë të bëjnë me divorcet, shkatërrimin e themelit bazë të një shoqërie. Prandaj Islami mban një qëndrim radikal kundër lojrave të fatit, duke i quajtur si të dëmshme për shoqërinë dhe si mëkate. Edhe vetë shoqëria njerëzore në shumicën e saj, ka mbajtur një qëndrim kundër këtyre lojërave, duke i quajtur ata që luajnë si dembelë, mashtrues etj. Ndërsa ata që luajnë me shpresën se do të gjejnë të ashtuquajturin fat, janë bërë skllevërit e kohës së sotme.

Simptomat:

1. ?shtë në vazhdimësi i thithur nga loja e kumarit.
2. Ka nevojë të luajë shuma parash gjithmonë e më të mëdha për të arritur gjendjen e eksitimit të dëshiruar.
3. Irritohet kur i reduktohet ose i ndërpritet loja e kumarit.
4. Luan kumar për t’iu shmangur problemeve të ndryshme.
5. Pasi ka humbur duke luajtur, kthehet ditën pasardhëse për të rikuperuar humbjet e pësuara.
6. Gënjen anëtarët e familjes duke vazhduar të luajë kumar.
7. Kryen veprime të jashtëligjshme, si falsifikime, mashtrime, vjedhje etj.
8. Nga loja e kumarit ka humbur raportin me jetën, duke shkëputur lidhjen me punën ose studimin.
9. Gënjen të afërmit ose miqtë në lidhje me kërkesat për borxhe, të shkaktuara nga humbjet nëpërmjet lojës së kumarit.

image_pdf
Tags:

Categories

Archives