Friday, 20/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Pasojat e bixhozit

Pasojat e bixhozit

bixhozi

•Pasojat psiqike dhe fizike të bixhozit

Sa i përket dëmeve në sferën profesionale, ato vijnë nga fakti se kumarxhiu kalon kohë të gjatë duke luajtur dhe kështu humb aftësitë prodhuese: ai nuk është më i motivuar të punojë edhe nga shkaku se paga e tij është harxhuar akoma pa e marrë atë, mandej është i rraskapitur psiqikisht dhe fizikisht nga mundimi i tepërt gjatë lojës e kjo çon detyrimisht në shkatërrim të plotë. Kur flas për shkatërrim të plotë, mendoj për dergjen që e kaplon bixhozxhiun e vartur dhe vetitë apo vartësitë e tjera që shpesh e ndjekin, si duhani, alkooli e që së bashku krijojnë favore për sëmundje të ndryshme psiqike dhe fizike.

•Pasojat e bixhozit në marrëdhëniet familjare
Vartësia sjell gjithashtu tkurrje në vetvete e kjo sjell probleme të tjera me familjen dhe të afërmit, pasi lojtari bëhet gjithnjë e më i padukshëm, sepse kohën e kalon në bixhoz e nga kjo bëhet nervoz. Ai bëhet i padurueshëm, shqetësimet rriten, me ta rritet edhe pagjumësia e kjo rrit masën e neurozave. Këtu fillon edhe procesi i prishjes së marrëdhënieve e personi në vartësi gjendet dhe ndihet i vetmuar e i ngratë. Edhe gjatë lojës, në mes të lojtarëve, ai ndihet i vetmuar dhe shpesh të tjerët sikur komplotojnë kundër tij. Gënjeshtra dhe moskthimi i borxheve janë elementi kryesor që bëjnë njerëzit e rrethit të tij t’i largohen masivisht dhe kjo krijon një vetmi tejet të rëndë.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Abortimi i fetusit te deformuar
Tags:

Categories

Archives