Saturday, 18/8/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Pasi u la me ujin e burimit, iu largua sëmundja nga jashtë. Me të pirë prej tij, u shërua nga brenda



Pasi u la me ujin e burimit, iu largua sëmundja nga jashtë. Me të pirë prej tij, u shërua nga brenda

Thotë Zoti në Kuranin famëlartë:(Kujtoje) Ejubin, kur iu lut Zotit të vet: “Mua më ka goditur fatkeqësia e Ti je më mëshiruesi i mëshiruesve!” (Enbija, 83)

Ejubi a.s mund të ishte lutur në çdo kohë dhe e dinte se Zoti do ia pranonte lutjen, por ai preferoi durimin. Për këtë, ai është bërë model për durimin. Sa herë që përmendet durimi, patjetër që do të shoqërohet me përkujtimin e emrit të Ejubit a.s. “Kujtoje robin Tonë Ejubin, kur iu lut Zotit të vet: “Me të vërtetë, më ka goditur djalli me mundim dhe vuajtje!”(Sad, 41)

Zoti e urdhëroi Ejubin a.s t’i bjerë me këmbë tokës ku qëndronte mbi të dhe menjëherë shpërtheu një burim uji. “(Ne iu përgjigjëm): “Bjeri me këmbë tokës dhe aty do të dalë një burim me ujë të ftohtë për larje dhe pirje!” (Sad, 42) Zoti i lartësuar e urdhëroi Ejubin a.s të pijë nga uji i burimit dhe të lahet. Thonë dijetarët:”Pasi u la me ujin e burimit, iu largua sëmundja nga jashtë. Me të pirë prej tij, u shërua nga brenda.”









Categories

Archives