Monday, 11/12/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Pas vështirësisë vie lehtësimi

Pas vështirësisë vie lehtësimi

veshtiresi
O njeri, pas urisë vie ngopja, pas etjes vie uji, pas pagjumësisë gjumi, pas sëmundjes shëndeti, do te arrije ajo qe mungon, do te udhëzohet i humburi, do te pushoje i lodhuri dhe do te shpërndahet errësira “E All-llahu do ta sjell fitoren ose ndonjë vendim nga ana e Tij”(Kur’an). Nata përgëzon për një agim te kthjellet i cili do ta përzë atë përtej majave te maleve dhe luginave, e përgëzon te pikëlluarin me rrugëdalje te papritur e cila arrin me shpejtuesin e dritës dhe sa çel sytë, e përgëzon te dëshpëruarin me butësi dhe shtegdalje qe vie heshtazi dhe s’hetohet.

Kur ta shohësh shkretëtirën para teje se vetëm po zgjerohet e po zgjerohet, dije se litari po shtrëngohet e po shtrëngohet, dije se do te këputet. Lotin e shoqëron buzëqeshja, frikën siguria, drojtjen qetësimi, zjarri nuk djeg Ibrahimin e tevhidit, ngase mbrojtja dhe kontrolli hyjnor e hapi dritaren e ftohte dhe shpëtimtare. Deti nuk e fundos bashkëbiseduesin e Mëshirëmadhit, ngase zëri i fuqishëm dhe i sinqerte pëshpëriti: “Vërtetë me mua është Zoti im, Ai do te me udhëzoje”. I mbrojturi ne shpelle e përgëzoi mikun e tij se Ai është me ne, andaj u zbriti siguria, qetësimi dhe fitorja.

Ndërsa robët e çasteve te tyre te tashme dhe te gjendjeve te tyre te errëta nuk shohin përveç se turbull, vështirësi dhe mjerim, ngase ata nuk shohin tjetër përveç deri te muri i dhomës dhe te dera e shtëpisë, e vetëm kaq. Te tillët le ti shtrijnë shikimet e tyre pas paravënit dhe le te mendojnë se çka ka pas mureve. Andaj, mos u ngushto aspak, sepse është e pamundshme status quo-ja, e adhurimi me i vlefshëm është ta pritesh rrugëdaljen, ditët rrotullohen, koha ndryshon, netët janë me barre, e fshehura është e panjohur, çdo dite sjell diç te re, e ndoshta All-llahu do te shkaktoje pas kësaj diçka dhe padyshim se pas vështirësisë vie lehtësimi.Aid el Karni

Tags:

Categories

Archives