Wednesday, 26/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Pas leximit të Kur’anit, e gjithë familja ateiste përqafon Islamin

Pas leximit të Kur’anit, e gjithë familja ateiste përqafon Islamin

familja norvegjeze

31 vjeçari norvegjez, tregon se ai dhe familja u prekën shumë nga ky zë dhe pasi vajtën në xhami, u takuan me imamin, i cili u shpjegoi parimet e Islamit

Një familje norvegjeze, e përbërë nga pesë anëtarë, deklaroi se ka përqafuar islamin dhe kjo, pasi ishin prekur nga dëgjimi i Kuranit nga një xhami pranë rezidencës bregdetare në jug të Turqisë.

Kryetari i familjes, Frode Sivertsen, tregon se ai bashkë me familjen erdhën në Turqi për të kaluar disa ditë pushimesh. Ai preferoi të vijë në Marmaris, i cili është një vend magjik në zonën Mugla. Gjatë qëndrimit, ai dhe familja e tij kanë dëgjuar zërin magjik dhe të përhumbur të Kuranit, teksa këndohej nga myezini i xhamisë aty pranë.

31 vjeçari norvegjez, tregon se ai dhe familja u prekën shumë nga ky zë dhe pasi vajtën në xhami, u takuan me imamin, i cili u shpjegoi parimet e Islamit. “Pas këtij momenti, ne shfaqëm dëshirën të përqafojmë islamin dhe ashtu ndodhi” shprehet ai.

Nga ana e tij, zv myftiu i qytetit, Husejn Kuçuk, u shpreh se familja norvegjeze u paraqit në myftinj për të deklaruar konvertimin në islam, pasi u kishte bërë përshtypje dhe ishin prekur nga leximi i Kuranit fisnik në xhaminë kryesore.

Kryetari i familjes zgjodhi dhe një emër tjetër, atë Ali për vete, e shoqja emrin Aishe, kurse fëmijët njëra Ajhan, tjetra Esma dhe i fundit Elif.

Një shkrim tjetër i dobishëm  SHBA: Reklamë provokuese për muslimanët

Categories

Archives