Friday, 21/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Pas 4 vite martesë…

Pas 4 vite martesë…

 

Pas 4 vite martesë, njerëzit filluan të flasin për martesën tonë. Nuk po kanë fëmijë, a thua tek kush është defekti?

Askush nuk e dinte, gjersa shkuan në spital për t’u kontrolluar ai dhe bashkëshortja e tij. Rezultatet treguan se gruaja është sterile, ndërsa burri është i shëndoshë. Hyri mjeku dhe tha : gruaja jote nuk lindë, është e sëmurë.

Burri tha: të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi, e pastaj e falënderoi Allahun.

Burri i thotë mjekut, po e thërras gruan time, por thuaji asaj se defekti është tek unë e jo tek ajo, dhe kështu u morën vesh me njëri-tjetrin.

E mori gruan dhe hynë së bashku te mjeku. Mjeku ia priti duke i thënë : “ Burri juaj është steril”, dhe nuk ka shpresë për shërim, përveç shërimit nga ana e Allahut.

Burri tha: të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi, dhe filloi t’ i shfaqë shenjat e mërzisë, e njëkohësisht edhe pajtimit me caktimin e Allahut.

U kthyen në shtëpi dhe nuk shkuan shumë ditë u përhap lajmi tek familjarët dhe farefisi.

Kaluan 5 vite martesë dhe dy bashkëshortët po bënin durim, derisa erdhi momenti dhe gruaja i thotë burrit: o filan të kam duruar qe 9 vite, tani kërkoj shkurorëzim nga ti. Edhe pse ajo në sytë e njerëzve dukej si gruaja më e mirë dhe më e sjellshme, gruaja që qëndroi pranë burrit të saj edhe pse ai ishte steril gjatë gjithë asaj kohe, dhe ajo ka të drejtë në fjalën e saj, përderisa burri është neglizhent për shëndetin dhe shërimin e tij.

Gruaja: dëshiroj të martohem dhe të shohë fëmijët e mi.

Burri i thotë: oj gruaja ime, kjo është sprovë nga Allahu.

Gruaja: Po. Do të qëndroj me ty vetëm edhe këtë vit. Burri u pajtua me këtë, ndërsa shpresa tek Allahu ishte e madhe.

Nuk kaloi shumë kohë nga kjo bisedë, kur gruaja u sëmurë nga veshka dhe filloi të lëkundë ndjenjat e saj.

Filloi ta qortojë burrin e saj për mosshkurorëzimin dhe se ai është shkaktar për gjithë këtë. Pse nuk me shkurorëzove t’i isha martuar dhe ti kisha lindë fëmijët e mi?
Kjo grua u shtri në spital, ndërsa burri i thotë se do të udhëtojë drejt shteteve të perëndimit për të kryer disa punë. Gruaja i thotë do të udhëtosh? Tha po, për ta kërkuar një veshkë!

I telefonoi gruas. e përgëzoi se ka gjetë një person që do të ia dhurojë veshkën, dhe se do të kthehet shumë shpejt.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Namazi Namazi Namazi

Një ditë para operacionit erdhi dhuruesi i veshkës, i cili kishte shtetësi arabe e përshëndeti burrin, babanë dhe vëllain e gruas dhe nga ata mori shumë lëvdata.

Burri kërkoi leje nga gruaja e tij të udhëtojë jashtë vendit (A.Saudite) për ti mbaruar disa punë, ndërsa ajo i thoshte se po udhëton në kohën kur unë po operohem. Shko! Edhe ashtu ti nuk je bashkëshorti im!.
Operacioni ishte i suksesshëm, burri pas një jave u kthye në shtëpi dhe tek ai po vëreheshin shenjat e lodhjes dhe rraskapitjes.

Mos mendo larg, ai ishte qe ia kishte dhuruar veshkën!!

E burri me shtetësi arabe ishte vetëm një dramë.

Po, vërtet ai ia ka dhuruar veshkën gruas së tij, dhe për këtë nuk e dinte askush.

Nëntë muaj pas operacionit gruaja mbetet shtatzënë dhe një lindë një vajzë.

Gëzimi i kaploi të gjithë, familjen, fqinjët, burrin dhe gruan. Jeta e tyre iu rikthye normalitetit.

Burri gjate kësaj kohe mbaroi magjistraturën dhe doktoraturën në sheriatin islam dhe punonte si noter në qytetin e Xhides.

E shfrytëzoi këtë kohë për t’u bërë edhe hafiz i Kur’anit , e po ashtu kishte marrur me sened edhe rivajetin e Hafsit.

Një shok thotë: kemi qenë udhëtarë me të, dhe ai kishte harruar ditarin e jetës së tij mbi tavolinë, të cilin e kishte lexuar gruaja e tij dhe menjëherë e kishte telefonuar duke qajtur, ndërsa kjo e qajtur e gruas bëri që edhe ai të zhgrehet në vaj.

Kam ndenjur me shokun tim pas një kohë dhe më ka thënë: ajo nuk mund të më shikojë me sy që prej tre muajsh, kur flet shikon poshtë dhe i dridhen sytë.
Më ka thënë: në dhjetë vitet fundit kam shijuar të gjitha llojet e dhimbjes:

– kam qajtur dhe s’ka pasur kush të mi fshijë lotët, ndërsa ajo qante dhe isha unë ai që ia fshija lotët,

-isha i huaj në shtëpi në mesin e familjarëve të mi, e ajo ishte gruaja e përkëledhur dhe e mëshiruar.

-isha unë që gaboja, e ajo nuk gabonte…isha e isha…

Ndërsa tash besoj se lotët e tij ishin të mjaftueshëm që të kuptoj se si Allahu e shpërbleu për durimin e tij gjatë gjithë atyre viteve.
E kam jetuar këtë tregim, edhe pse mund të thuash se ishte iluzion. Por jo. Ishte një realitet.

Si kjo grua ka shumë, por a thua ka burra sikurse ky?!

Përktheu: Valdet Kamberi

Tags:

Categories

Archives