Tuesday, 21/11/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Parfumi (Tiib)

Parfumi (Tiib)

Parfumi (Tiib)

I Dërguari i Allahut (s.a.u.s.) ka thënë: “Nga bota juaj, më janë bërë të dashura gratë dhe parfumi, ndërsa qetësia e syve të mi është bërë namazi.” Pejgamberi (s.a.u.s.) e përdorte rregullisht parfumin. Ai nuk e pëlqente erën e rëndë.

Parfumi është gjallëruesi i shpirtit, i cili është burimi i energjive trupore. Për këtë arsye, forcat e ndryshme të trupit përtërihen kur janë në ndikimin e parfumit. Në të njëjtën mënyrë, fuqitë trupore përtërihen me ushqime dhe pije, me qetësi e rehati, me qëndrimin pranë të dashurit, me dëgjimin e sihariqeve, si edhe me mungesën e personave të urryer, prania e të cilëve është e rëndë për zemrën. Qëndrimi afër personave të neveritshëm dobëson fuqitë dhe shkakton ankth e pikëllim, njëlloj si efekti që kanë mbi trup ethet dhe era e keqe. Kjo shpjegon pse shokët e Pejgamberit (s.a.u.s.) u ndaluan nga ato sjellje që mund ta shqetësonin atë, e që rrjedhimisht, mund të bëheshin të urryer për të. Allahu i Madhëruar thotë: “O besimtarë, mos hyni në shtëpitë e të
Dërguarit, përveç rastit kur ju është dhënë leje për të ngrënë, por jo të pritni përgatitjen e tij (ushqimit)! Hyni vetëm kur t‟ju thërrasin dhe, pasi të hani, shpërndahuni! Mos qëndroni pas ushqimit për të biseduar me njëri-tjetrin. Kjo, me të vërtetë, e shqetësonte të Dërguarin e ai turpërohej (që t‟jua thoshte këtë), ndërsa Allahu nuk turpërohet që t‟jua thotë të vërtetën.” [Ahzabë, 53] Me pak fjalë, parfumi ishte një nga gjërat më të dashura për Pejgamberin (s.a.u.s.). Ai është mjaft efikas në ruajtjen e shëndetit të mirë dhe në shërimin e shumë sëmundjeve, pasi ai është përtëritës i fuqive trupore.

Categories

Archives