Thursday, 19/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Parathëniet e Nostradamusit nga këndvështrimi Islam

Parathëniet e Nostradamusit nga këndvështrimi Islam

parashikimet e nostradamusit dhe islami

Parakallëzimi i së ardhmes dhe Islami

Interesimi për të ardhmen, se çfarë do të ndodhë dhe se si do të jetë e nesërmja, është një nga gjërat të cilat kanë ngritur kureshtjen e njerëzve që nga kohërat e hershme.Prandaj ekzistimi i fenomenit të parathënies ose i parashikimit nuk është karakteristikë e një populli të veçantë apo e një kohe të caktuar.

Sido që të jetë, njeriu duhet ta kuptojë se jo çdo dituri me të cilën janë marrë njerëzit në të kaluarën është e dobishme për të ose i lejohet atij që ta mësojë e punojë me të. Përcillet se Muhamedi, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, shpesh bënte këtë lutje:

“O Zoti im, unë kërkoj mbrojtjen Tënde nga dituria e cila nuk ka dobi, zemra e cila, nuk ka druajtje, epshi i cili nuk ngopet kurrë dhe lutja e cila nuk ka përgjigje.”1

Nga ky hadith kuptojmë se si i Dërguari, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, kërkon mbrojtje nga ajo dituri e cila nuk është e dobishme.

Gjithashtu, Allahu i Lartësuar thotë për ata njerëz të cilët mësojnë magjinë:

“… dhe ashtu mësonin ata, gjëra (dituri) që u sillnin dëm e nuk u sillnin dobi atyre.”2

Këto citate na bëjnë të ditur neve se jo çdo dituri është e lejuar për njeriun që ta mësojë e të merret me të, pasi ekzistojnë dituri që janë të dobishme dhe dituri që janë të dëmshme. I Dërguari, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, kërkon mbrojtje përgjithësisht nga ato dituri që janë të dëmshme dhe të padobishme. Ndërsa nga dituritë më të papranuara dhe më të dëmshme për njeriun që t`i mësojë janë ato që paratregojnë ndodhitë për të cilat nuk i di askush tjetër përveç Allahut të Madhëruar.

Fatkeqësisht kemi metoda të shumta te njerëzit me të cilat ata e parashikojnë të ardhmen dhe ndër format më të njohura që janë të përhapura mund të përmendim këto:

– ASTROLOGJIAvëzhgimi i pozicioneve të planetëve dhe parashikimi i fatit përmes pozitës së yjeve dhe trupave të tjerë qiellorë. Kjo formë e parashikimit njihet edhe me terminHOROSKOP;

– NEKROMANCIA, parashikimi i fatit duke pretenduar kontaktin me shpirtrat e të vdekurve;

– SORTILOGJIA,  parashikimi i së ardhmes duke hedhur short. Kjo formë ishte e njohur tek arabët para ardhjes së Muhamedit, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të;

– GEOMANCIA,  parashikimi i fatit përmes komentimit të shenjave që paraqiten në tokë;

– PIROMANCIA, vrojtimi i fatit dhe parashikimi i ngjarjeve të ardhshme përmes zjarrit;

– HIROMANCIA, parashikimi i fatit përmes leximit të gjurmëve dhe vragave nga shuplaka e dorës;

 KAFFEMANCIA, parashikimi i fatit përmes filxhanit të kafesë, një praktikë shumë e popullarizuar te njerëzit, posaçërisht te gratë;

KARTOMANCIA, vrojtimi i fatit përmes letrave të lojës ose duke përdorur
letra speciale të quajtura “TAROT”.

– KRISTALOMANCIA, parashikimi i fatit përmes sferës së kristaltë, etj.

Të gjitha këto metoda, por edhe të tjerat të cilat nuk i kemi përmendur, janë të ndaluara të mësohen, të përdoren dhe t’i besojmë se janë të vërteta.


Pse ndalohet parashikimi i së ardhmes nëpërmes këtyre metodave

Besimtari i sinqertë duhet ta kuptojë se Zoti është Ai i cili i cakton gjërat dhe se Ai është shkaktuesi i tyre. Me fjalë të tjera, në zhvillimin e ngjarjeve nuk kanë mundësinë të ndikojnë yjet, pozicioni i planetëve, shenjat e gishtërinjve, shpirtrat e njerëzve të vdekur, filxhani i kafesë dhe gjëra të ngjashme. Prandaj mësimi i të gjitha metodave të cilat paratregojnë të ardhmen shpijnë në mëkate, madje këto e fusin njeriun në mosbesim dhe idhujtari. Kjo për faktin se njeriu në vend që t’i mbështetet Allahut të Gjithëdijshëm, me dëshirën e vullnetin e të Cilit realizohet çdo gjë, ai mbështetet tek krijesa e Allahut sikurse janë yjet e planetët duke menduar se një lëvizje e caktuar e këtyre përcakton edhe zhvillimin e gjërave.

Allahu i Lartësuar tregon se Muhamedi, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, edhe pse ishte njeriu më i afërt me Krijuesin, nuk e kishte këtë mundësi, e për të tjerët është edhe më e pamundur.

Allahu i Madhëruar në Kuran thotë: “Thuaj (O Muhamed): `Unë nuk mund t’i sjell vetes as dobi, as dëm, përveçse aq sa dëshiron Allahu. Sikur ta dija gajbin (të padukshmen dhe të ardhmen), do t’i shumoja të mirat dhe nuk do të më prekte asnjë e keqe. Unë jam vetëm paralajmërues dhe sjellës i lajmeve të mira (nga Allahu) për njerëzit që besojnë.”3

Gjithashtu thotë: “Thuaj (o Muhamed): `Askush, përveç Allahut, në qiell apo në tokë, nuk i di të fshehtat dhe as nuk do ta dijë se kur do të ringjallet.”4

Ndërsa nga Muhamedi, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, ekzistojnë shumë thënie të cilat paralajmërojnë për rrezikun e parashikimit të së ardhmes nga fallxhorët, pa marrë parasysh se çfarë metode përdorin ata. Ndër këto thënie do të përmendim:

 Me një rast Muavie ibn Hakem Sulemi e pyet të Dërguarin, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të: “O i Dërguari i Allahut, ka disa njerëz prej nesh që shkojnë te fallxhorët (ata që paratregojnë të ardhmen).” Ai iu përgjigj: “Mos shko ti tek ata.”5 

 Ndërsa për mësimin e këtyre diturive i Dërguari, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të thotë:“Kush mëson diçka nga astrologjia, duke pretenduar se përmes asaj dijeje mund t’i njohë të fshehtat e së ardhmes, ai ka mësuar pjesë nga magjia. Sa më shumë që e shton këtë dituri, aq më shumë zhytet në mëkat.”6

 Gjithashtu ai thotë: “Kush shkon te parashikuesi dhe beson në atë që ai thotë, vetëm se ka mohuar atë që i është zbritur Muhamedit.”
7

Të gjithë ata të cilët pohojnë dituri për të ardhmen, pa marrë parasysh se në çfarë forme e bëjnë këtë, ata janë kundërshtues ndaj besimit të  mirëfilltë. Njerëzit e këtillë pohojnë se personalitetet dhe e ardhmja e njerëzve është e përcaktuar nga yjet, plantët, formimi i fijeve nga kafja në filxhan apo vijat në pëllëmbë etj. Në të gjitha rastet këta individë pohojnë aftësi në leximin e diturisë së fshehtë nga formimi fizik i objekteve të krijuara.

Prandaj, njerëzit obligohen që të rrinë sa më larg këtyre gjërave. Ato janë pjesë e një sistemi të fabrikuar i cili propagandon mosbesim dhe duhet t’i japim fund krejtësisht dhënies pas këtyre gjërave. Besimtari i cili dëshiron ta mbajë besimin e tij të pastër duhet të ketë kujdes nga librat, revistat, gazetat apo edhe individët të cilët në një mënyrë ose tjetër thonë se dinë të ardhmen ose të padukshmen. Mbështetja dhe dhënia pas këtyre besimeve cenon mbështetjen në Zotin e Gjithëdijshëm, i Cili është i vetmi që cakton ndodhinë e gjërave.

Kush ishte Nostradamusi

Nostradamus – Michel de Nostre Dame, lindi më 14 dhjetor 1503 në qytetin francez St. Remy dhe vdiq më 1566. Ai ishte me prejardhje çifute dhe familja e tij kishte pranuar Krishterimin. U shkollua në Avignon, ku studioi filozofinë, gramatikën dhe retorikën e përveç këtyre studioi edhe letërsinë klasike, historinë dhe astrologjinë.

Ai njihet edhe si mjek, por më shumë u njoh si parashikues pasi shkroi një libër ku parasheh ngjarjet të cilat do të ndodhin prej viteve 1557 deri 3397, gjithsej për 2240 vjet.

Ky libër i dha Nostradamusit famë  dhe njerëzit vazhdojnë, si në të kaluarën, që  çdo ngjarje e cila ndodh, ta përputhin me vargjet të cilat përmenden në parashikimet e tij. Ajo çfarë është e nevojshme të përmendim në këtë rast është fakti se shumë prej ngjarjeve që kanë ndodhur njerëzit i përshtatin dhe i zbërthejnë me interpretimet e tij, por asnjë parakallëzim nuk është bërë e mundur të interpretohet përpara se të ndodhte.

Aftësitë nëpërmjet të cilave Nostradamusi i realizoi parathëniet e tij

Nga këto pak informacione që kemi përmendur më lart konkludojmë se Nostradamusi parathëniet e veta i mbështeste në magji, nëpërmes librave të cilat i kishte trashëguar nga familja e tij dhe ai para tregonte të ardhmen duke u shërbyer me metodat të cilat i kishte mësuar nga këto libra.

Rreth librave të magjisë te Nostradamusi

Më lart kuptuam se Nostradamusi ishte një njeri që merrej me magji dhe kishte në dispozicion librat më të vjetër që kanë ekzistuar ndonjëherë rreth magjisë. Këta libra ai i kishte trashëguar nga familja e tij dhe i kishte përdorur që të shkruante parathëniet e njohura, për gjërat të cilat do të ndodhnin në të ardhmen. Specifika e parashikimeve të tij, ndaj të gjithë parashikuesve të tjerë, qëndron në atë se ai librat në të cilat ishte mbështetur ishin shumë të vjetër dhe pastaj ai i kishte djegur para se të vdiste, ashtu siç deklarohet në librin e tij.

Në lidhje me librat e vjetër të magjisë dhe shpërndarjen e tyre, Ibën Haxheri në komentin e haditheve të Buhariut përcjell një hadith me zinxhir të saktë transmetuesish në të cilin tregohet një histori rreth tyre. Në të thuhet:

“Profeti Sulejman i mblodhi të gjitha librat e magjisë dhe të falleve (që parashikojnë të ardhmen) që ekzistonin në kohën e tij dhe i groposi në tokë poshtë karriges së tij të fronit. Asnjëri nga shejtanët nuk kishte mundësi që t’i afrohej fronit të Sulejmanit.

Pasi vdiq Sulejmani dhe vdiqën dijetarët e mirëfilltë të cilët e dinin këtë ndodhi të vërtetë, shejtani u erdhi hebrenjve me fizionomi njeriu dhe u tha:

“A dëshironi t`ju udhëzoj në një thesar që nuk ka sikur ai? Ata thanë: “Po”.

 Ai u tha: “Gërmoni nën fronin e Sulejmanit”.

 Ata gërmuan, përderisa shejtani rrinte larg dhe i gjetën librat që i kishte varrosur Sulejmani. Pasi i gjetën librat, shejtani u tha atyre se Sulejmani arriti t`i mbisundonte njerëzit dhe xhinët me këto libra.

Prandaj u përhap thënia te çifutët se Sulejmani ishte magjistar. Për këtë, kur zbriti Kurani dhe e përmendi Sulejmanin se ishte nga të Dërguarit e Allahut, çifutët e mohuan këtë, duke thënë sa ai ishte magjistar. Prandaj zbriti ajeti i Kuranit që e mohon se Sulejmani të ketë qenë magjistar.” 10

Fjala është për ajetin 102 të sures “El Bekare”, në të cilin Zoti i Madhëruar e hedh poshtë pretendimin e hebrenjve se Sulejmani ka sunduar me magji. Allahu i Madhëruar thotë: “Dhe (hebrenjtë) shkuan pas shpifjeve që bënin djajtë kundër mbretërisë së Sulejmanit. E Sulejmani nuk ishte mohues, por djajtë ishin mohues. Ata u mësonin njerëzve magjinë…”11

Es Sedij gjatë komentimit të këtij ajeti thotë: “Shejtanët janë ngjitur në qiej duke zënë pritat për të përgjuar. Ata dëgjonin bisedat e melaikeve (engjëjve), për atë që do të ndodhë në tokë në mesin e të vdekurve ose për disa fshehtësi që do të ndodhin në të ardhmen. Këto lajme shejtanët pastaj ua përcillnin fallxhorëve e magjistarëve. E ata, lajmet e tilla ua përcillnin njerëzve, të cilët i përjetonin si të vërteta.
Kur e panë djajtë se falltarët magjistarë u besojnë atyre, ata filluan t’i gënjejnë ata dhe të vërtetave t`u shtojnë edhe të pavërteta. Çdo fjale të vërtetë ata i shtonin shtatëdhjetë fjalë të rrejshme.12

Njerëzit këto informime i shkruanin nëpër libra dhe filluan të mashtrohen dhe të mendojnë se xhinët i dinë fshehtësitë e gjësendeve. Në atë periudhë, Allahu i Madhërishëm e dërgoi Sulejmanin alejhi selam, Pejgamber dhe sundues edhe të njerëzve edhe të xhinëve dhe i mblodhi të gjitha ato shkrime që kanë shkruar njerëzit në lidhje me sihrin (magjinë). I Dërguari Sulejman i ka vënë në një kuti këto shkrime dhe i ka groposur nën fronin e tij. Shejtanët nuk kanë mundur t’i afrohen fronit, se përndryshe do të digjeshin. Ai pas kësaj u ka treguar mashtrimet e xhinëve dhe u ka thënë: “Nuk dua të dëgjoj askënd të thotë se shejtanët i dinë fshehtësitë, se përndryshe do t’ia këpus kokën.”

Pas vdekjes së Sulejmanit alejhi selam dhe të dijetarëve që i kanë ditur fshehtësitë e Sulejmanit, pas disa gjeneratave u paraqit shejtani me pamje të njeriut, erdhi te disa izraelitë e u tha atyre:
-A dëshironi t’ju udhëzoj te thesari të cilin kurrë nuk do të mund ta harxhoni?
-Po, dëshirojmë!
-Gërmoni nën fron.
Ai shkoi me ta dhe ua tregoi vendin, e pastaj qëndroi me një anë. Ata i thanë: -Afrohu!
-Jo! Unë do të pres këtu afër jush dhe nëse nuk e gjeni, vritmëni mua.
Duke gërmuar gjetën libra. Kur i nxorën, shejtani iu drejtua atyre me këto fjalë:
“Sulejmani me këtë magji (sihër) i ka sunduar njerëzit, shejtanët dhe shpezët”. Pas kësaj fluturoi e u zhduk.

Në këtë mënyrë, në mesin e njerëzve u përhap mendimi se Sulejmani alejhi selam ka qenë falltar e magjistar. Ky ajet iu përgjigjet pretenduesve duke sjellë të vërtetën mbi Sulejmanin alejhi selam, i cili “nuk ishte i pafe, por djajtë ishin të pafe, (sepse) ata u mësonin njerëzve magjinë”13
, do të thotë nuk ishte Sulejmani që punoi me magji, por shejtanët ishin ata, pasi ua mësonin njerëzve atë.

Izraelitët i morën librat e gjetur dhe me to përhapën magjinë te njerëzit. Prandaj librat që përmend Nostradamusi dhe thotë se i ka trashëguar nga fisi IS`HAR, mund të kenë qenë nga ata që Sulejmani alejhi selam i kishte ndaluar dhe i kishte groposur ose mund të kenë qenë përshkrime nga ata.

Pa u zgjeruar më shumë në këtë pikë, themi qartë se po kuptohet në çfarë mbështetej ky njeri në parashikimet e tij. Për këtë edhe qëndrimi i Islamit ndaj këtij personi është i njëjtë sikurse ndaj çdo magjistari tjetër. Deshifruesit e parathënieve të tij deklarohen se shënimet e tij janë të mjegulluara dhe nuk mund të kuptohen qartë, sikurse çdo përshkrim i magjistarëve. Asnjë nga parathëniet e tij nuk është zbërthyer vetëm se pasi ka ngjarë ndodhia, ata e kanë përputhur me vargjet e Nostradamusit.

Nostradamusi bazohej në astrologji gjatë parashikimeve të tij

Me qenë se të bazuarit në astrologji dhe parashikimi me të,  llogaritet pjesë e magjisë, në vazhdim do të sqarojmë se Nostradamusi në parashikimet e tij mbështetej edhe në këtë. Ai në parathëniet e veta tregon se gjatë përpilimit të librit është mbështetur në lëvizjet e trupave qiellorë dhe të planetëve. Njerëzit të cilët janë marrë me deshifrimin e parathënieve të tij, tregojnë se Nostradamusi gjatë parashikimeve të tij mbështetet në ato gjëra në të cilat mbështeten të gjithë astrologët. Sikurse është sistemi i quajtur “VARRI I ROMAKUT TË MADH”, pesëkëndëshi arab magjik, fjala “F L O R A M P A T R E”, etj. Diferenca qëndron aty se sistemi i Nostradamusit ishte shumë më i sofistikuar. Derisa te parashikuesit e tjerë pesëkëndëshi arab kishte vetëm një rreth, te Nostradamusi kishte më shumë rrathë dhe në këto rrathë ai i kishte të radhitura planetët të sistemuar në sferën e Universit sipas llogarisë dhe principit të caktuar. Me një fjalë, Nostradamusi ishte edhe astrolog i cili kishte një metodë të posaçme më të komplikuar me anë të së cilës mbështeste  parashikimet e veta.

Ai gjithashtu njihet edhe si përpilues i horoskopit më të kompletuar gjer më tani, i njohur si «Horoskopi i Nostradamusit» dhe, sikurse e pranonte edhe vetë, të gjitha të dhënat e arritura i mbështeste në llogaritë e lëvizjeve të yjeve, planetëve dhe trupave të tjerë qiellorë.14

Nga citatet islame të cilat flasin rreth astrologjisë kuptojmë shumë qartë se astrologjia është lloj magjie. I Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, thotë:

“Kush mëson diçka nga astrologjia, duke pretenduar se përmes asaj dije mund ti njohë të fshehtat e së ardhmes, ai ka mësuar pjesë nga magjia…”15


Përfundim rreth qëndrimit të Islamit ndaj parathënieve të tij

Nga këto informacione të cilat i përmendëm rreth këtij njeriu përfundojmë se ky njeri ishte parathënës sikurse çdo tjetër, i cili me anë të magjisë dhe astrologjisë fliste për ngjarjet të cilat do të ndodhnin në të ardhmen. Madje mund të thuhet se ky ishte personi i cili ishte i zhytur më së shumti në këto lloje të diturive të dëmshme të magjisë, pasi kishte disa libra të rrezikshëm me anë të të cilëve arrinte te këto dituri.

Ndërsa libri që shkroi dhe ia la njerëzimit është sprovë për të gjithë ata që mashtrohen dhe jepen pas tij. Ata që e lexojnë atë duke besuar se ishte një njeri i famshëm i cili e diti të ardhmen, ata vetëm se kanë rënë në sprovë dhe u larguan nga besimi i pastër. I Dërguari i Allahut thotë:

“Kush shkon tek parashikuesi dhe beson në atë çka ai thotë, vetëm se ka mohuar atë që i ka zbritur Muhamedit.”16

Nostradamusi  në fakt nuk bëri gjë, por u shërbye nga informacionet e shejtanëve, të cilët i sillnin atij lajme që i dëgjonin nga melaiket dhe i shtonin atyre qindra gënjeshtra dhe ai ia përcolli botës ato lajme së bashku me gënjeshtrat. Prandaj edhe shënimet e tij janë të mjegulluara dhe të paqarta dhe nuk mund të kuptohen kurrë drejt, pasi është e përzier një e vërtet me njëqind gënjeshtra. Përputhjen dhe zbërthimin e vargjeve me ngjarjet që ndodhin e bëjnë njerëzit e magjepsur pas tij, vetëm pasi të ndodhin ato, duke u munduar që t’i vënë në pah se ai e kishte paralajmëruar shumë qartë atë ndodhi, por njerëzit nuk kanë arritur ta kuptojnë vetëm pasi ndodhi. Ai dinte vetëm atë që i thuhej nga xhinët të cilët përgjonin lajme nga melaiket dhe asaj të vërtete ia bashkëngjisnin njëqind gënjeshtra. I Dërguari i Allahut, Lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të thotë:

“Melekët zbresin në afërsi të reve dhe përmendin ndonjë gjë që është caktuar (nga kaderi), e shejtanët e vjedhin atë me dëgjim dhe me atë i frymëzojnë fallxhorët dhe asaj (të vërtete), i bashkëngjisin njëqind gënjeshtra, nga vetja e tyre.”17   


Nostradamusi dhe muslimanët

Në këtë pikë të fundit dua ta cek edhe atë se si disa muslimanë të cilët kanë lexuar rreth këtij njeriu sikur kanë një lloj simpatie e respekti ndaj tij. Kjo për faktin se ky nga të gjitha ato gjërat të cilat i kishte parashikuar janë edhe paralajmërimi i vërshimit të Islamit në Evropë e në Perëndim dhe shkatërrimi i shtetit të Izraelit.

Pa marrë parasysh këtë parathënie të këtij njeriu, se a ia ka qëlluar apo, jo themi se marrja e kësaj informate, pastaj besimi në të duke u munduar ta përputhim me disa paralajmërime të cilat Allahu i Madhërishëm na i ka treguar përmes të Dërguari të Tij, me vete sjell shumë dëme dhe mëkate. Besimtarit nuk i lejohet të mbështetet në thëniet e parathënësve dhe fallxhorëve nga të cilët ishte edhe ky njeri, pa marrë parasysh çfarë paralajmërojnë ata. Ne e kemi përmendur më lart se pretendimet të tij janë informacione e lajme të cilat i kanë përgjuar shejtanët nga melaiket dhe pastaj ia kanë transmetuar atij duke ia shtuar me qindra gënjeshtra. Ndërsa i Dërguari i Allahut thotë:

”Kush i afrohet fatthënësit dhe e pyet atë ne lidhje me ndonjë gjë, nuk do t’i pranohet namazi për dyzet ditë dhe net.”18 

Edhe Dexhali, i cili do të vijë si një nga shenjat e mëdha të kiametit, do të parashohë saktë gjëra të së ardhmes dhe do të ketë mundësi të bëjë shumë gjëra që nuk kanë mundësi t’ibëjnë të tjerët, por megjithatë ai do të jetë sprovë, me anë të cilës do të dallohet besimtari i sinqertë nga ai që nuk është i bindur si duhet në Zotin e tij.  

Alaudin Abazi
15.9.2009


 

1 Shënon Muslimi.

2 Bekare, 102.

3 El Enam, 59

4 En Neml, 65.

5 Shënon Muslimi.

6 Shënon Ahmedi dhe Albani e cilëson hasen.

7 Shënon Ebu Davudi dhe Tirmidhiu.

8  “Parathëniet e Nostradamusit”, Adnan Abrashi.

9 “Parathëniet e Nostradamusit”, Adnan Abrashi.

10 “Fet`hul Bari”, Ibën Haxher Askalani, vëll. 10, f. 234.

11 El Bekare, 102.

12 Për këtë fakt ekziston edhe një hadith i saktë të cilin e shënon Buhariu. Në të i Dërguari, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të thotë: “Melekët zbresin në afërsi të reve dhe përmendin ndonjë gjë që është caktuar (nga kaderi), e shejtanët e vjedhin atë me dëgjim dhe me atë i frymëzojnë fallxhorët dhe asaj (të vërtete), i bashkëngjisin njëqind gënjeshtra nga vetja e tyre.”

13 El Bekare, 102.

14 “Parathëniet e Nostradamusit”, Adnan Abrashi, f. 26.

15 Shënon Ahmedi dhe Albani e cilëson hasen.

16 Shënon Ebu Davudi dhe Tirmidhiu.

17 Shënon Buhariu.

18 Shënon Muslimi.

Nuk do të zgjerohem shumë në përmendjen e jetës së këtij personi, por do të përcjell disa të dhëna të shkoqitura të cilat ndërlidhen ngushtë me qëndrimin që do të kemi ndaj tij. Para se t’i përmend këto fakte, dëshiroj t`i bëj me dije lexuesit se këto të dhëna janë marrë nga dëshmitë që vetë Nostradamusi ka treguar në librin e tij.

1) Aftësia e tij për parashikimin e ngjarjeve para se ato të ndodhnin nuk ishte e rastësishme te Nostradamusi dhe ai nuk e ka bërë këtë nga intuita e tij. E kemi përmendur më herët se Nostradamusi ishte çifut i krishterizuar dhe sipas shkrimeve të veta dhe dëshmive bashkëkohëse, familja e tij ka qenë trashëgimtare e një fisi çifut që quhej IS-HAR. Kjo familje kishte marrë përsipër të ruante shumë libra të vjetra të okultizmit (diturive të fshehta) dhe të magjisë. Këto libra, siç shprehet vetë ai, datonin që nga kohët e të Dërguarve  Davudit dhe Sulejmanit (Davidit dhe Solomonit). Nga këto libra, Nostradamusi është njohur me përpikëri me metodat e ndryshme të shkencave të fshehta okuliste. Ai në librin e tij thotë:

“Pra, ky fis Is-har ka qenë i njohur
Me “dhuratën e madhe” dhe është i aftë
Që ta dallojë dhe ta vërejë atë (gjërat)
Që do të jetë në të gjitha kohët.”8

2)
      Ai gjatë punës së tij rituale gjithashtu përdorte ndërmjetësues të ndryshëm fizikë, sikurse ekstraktet e bimëve të ndryshme, pasqyrën vizëlluese dhe enën ose globin e mbushur me ujë (sikurse sfera e kristaltë). Me lutje dhe me disa erëra të bimëve që i digjte, ai binte në një trans, kështu që në atë gjendje psikike, i vrojtonte ngjarjet që “duhet të ndodhnin”. Me këtë ritual, ai ftonte, siç e quan vetë “engjëllin mbrojtës” me të cilin komunikonte. Gjithmonë parathëniet e veta ai i ka kryer natën. Ai thotë:

Qëndroj në mbrëmje pranë pasqyrës mistike
Duke qenë vetëm mbi karrigen e bakrit
Shkëndija e vogël del nga vetmia
Dhe bënte atë që konsiderohej e pabesueshme.
Me shkop në dorë, lënë ndërmjet degëve
Lagur në ujë, edhe skajet e ndritshme, (por) edhe këmbën
Frika, dhe zëri (me) dridhmë, (vjen) përtej mbajtësve.”9

3) Pastaj ai nga letra dërguar të birit të vet Cezarit, tregon se si i kishte djegur të gjithë këta libra të magjisë, astrologjisë dhe okultizmit, të cilat i kishte trashëguar brez pas brezi nga fisi i tij. Nostradamusi sipas traditës duhej që ata libra t`ia kalonte djalit të tij, por ai pasi e shkruan librin e parathënieve, i djeg të gjithë librat. Në një letër dërguar të birit e këshillon atë që kurrë të mos merrej me këso gjërash dhe ky akt (asgjësimi i librave) ishte me qëllim që ato të mos trashëgohen nga i biri. Në botimin e letrës drejtuar të birit, Cezarit, ai shkruan kështu:

Unë (librat) i kam shndërruar në hi
Që ( ti) më vonë të mos biesh në lajthim.

Pra, ai e këshillon të birin që të mos e vazhdonte rrugën e babait dhe të mos merret me këto shkenca okuliste, edhe pse sipas traditës familjare trashëgimia i takonte atij.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Kujtdo që i del gjumi natën dhe thotë

Categories

Archives