Thursday, 19/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Paralizohet qeveria amerikane


Paralizohet qeveria amerikane


qeveria amerikane

Qeveria e SHBA-ve është mbyllur pjesërisht, pasi dy dhomat e Kongresit nuk arritën të pajtohen për një buxhet të ri.

Dhoma e Përfaqësuesve e udhëhequr nga Republikanët këmbënguli në vonimin e reformës së kujdesit shëndetësor të Presidentit Barak Obama – i quajtur Obamacare – si një kusht për kalimin e këtij projekt-ligji.

Data 1 tetor, afati i fundit për arritjen e marrëveshjen, shënon fillimin e vitit të ri fiskal. 800.000 punonjës në Uashington pezullojnë punën pa të drejtë rroge. Negociatat e mbrëmjes së kaluar hynë në një rrugë pa krye kur demokratët në Senat refuzuan të marrin në konsideratë çdo variant të buxhetit që përfshinte ndryshime të reformës së kujdesit shëndetësor, të firmosur nga presidenti Barak Obama.

Mungesa e kompromisit nënkupton qëndrimin në shtëpi të gati 1 milionë punonjësve federalë deri në momentin kur dy organet legjislative do të arrijnë një marrëveshje. /mesazhi/

image_pdf
Një shkrim tjetër i dobishëm  Sulmet në Bruksel: Videoja që tregon momentin e shpërthimit në aeroport ishte e vitit 2011

Categories

Archives