Thursday, 19/4/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Para se të shtrihesh për të fjetur, i bashkon duart dhe i ngre ashtu sikurse i ngre kur bën lutje dhe pështyn lehtë në to

Para se të shtrihesh për të fjetur, i bashkon duart dhe i ngre ashtu sikurse i ngre kur bën lutje dhe pështyn lehtë në to

Transmeton Aisheh – RadijAllahu ‘anha – se Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – çdo natë, para se të shkonte për të fjetur, i bashkonte duart dhe i ngrinte ashtu sikurse i ngre kur bën Du’a, dhe pështynte lehtë në to. Më pas lexonte Suren Ikhlas, Suren Felek, Suren Nas, dhe fërkonte sa të mundej trupin e tij me duar, duke filluar me kokën, fytyrën dhe trupin. Këtë e bënte këtë tre herë. [Bukhari 5017]

Para se të shtrihesh për të fjetur, i bashkon duart dhe i ngre ashtu sikurse i ngre kur bën lutje dhe pështyn lehtë në to. Më pas lexon tre herë Suren Ikhlas dhe fërkon sa të mundet trupin e tij me duar, duke filluar me kokën, fytyrën dhe trupin. Pastaj, të njëjtën gjë vepron me Suren Felek dhe Suren Nas.

 

بِسْمِ اللَّـهِ الرَّحْمَـٰنِ الرَّحِيمِ

قُلْ هُوَ اللَّـهُ أَحَدٌ ﴿١﴾ اللَّـهُ الصَّمَدُ ﴿٢﴾ لَمْ يَلِدْ وَلَمْ يُولَدْ ﴿٣﴾ وَلَمْ يَكُن لَّهُ كُفُوًا أَحَدٌ ﴿٤﴾

Me Emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit.

“Thuaj (o Muhamed)! Ai është Allahu, Ai është Një dhe i Vetëm (Nuk ka të barabartë me Të, as ndihmues, as të ngjashëm me Të)!  Allahu është Es-Samed (Atij i drejtohen krijesat për nevojat e tyre, Ai është i Vetëmjaftueshëm (Mbikëqyrës), i Gjallë i përhershëm)!  Ai as nuk ka lindur kënd, dhe as nuk është i lindur. Dhe askush nuk është i barabartë dhe i krahasueshëm me Të.”   

(tre herë)

 

بِسْمِ اللَّـهِ الرَّحْمَـٰنِ الرَّحِيمِ

قُلْ أَعُوذُ بِرَبِّ الْفَلَقِ ﴿١﴾ مِن شَرِّ مَا خَلَقَ ﴿٢﴾ وَمِن شَرِّ غَاسِقٍ إِذَا وَقَبَ ﴿٣﴾ وَمِن شَرِّ النَّفَّاثَاتِ فِي الْعُقَدِ ﴿٤﴾ وَمِن شَرِّ حَاسِدٍ إِذَا حَسَدَ ﴿٥﴾

Me Emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit.

“Thuaj! Kërkoj mbrojtjen e Zotit të agimit! Nga e keqja e të gjitha krijesave (Xhehenemit, Iblisit dhe pasuesve të tij)! Dhe nga e keqja e errësirës së natës, kur ajo bie! Dhe nga e keqja e magjistarëve, që lidhin dhe fryjnë nyja! Dhe nga e keqja e smirëkeqit kur ka zili!”     

(tre herë)

 

 بِسْمِ اللَّـهِ الرَّحْمَـٰنِ الرَّحِيمِ

قُلْ أَعُوذُ بِرَبِّ النَّاسِ ﴿١﴾ مَلِكِ النَّاسِ ﴿٢﴾ إِلَـٰهِ النَّاسِ ﴿٣﴾ مِن شَرِّ الْوَسْوَاسِ الْخَنَّاسِ ﴿٤﴾ الَّذِي يُوَسْوِسُ فِي صُدُورِ النَّاسِ ﴿٥﴾ مِنَ الْجِنَّةِ وَالنَّاسِ ﴿٦﴾

Me Emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit.

“Thuaj! Kërkoj mbrojtjen e Zotit të njerëzve! Sunduesit të njerëzve! Të Adhuruarit të njerëzve!  Prej të keqes së atij (shejtanit) që pëshpërit (të keqen në zemrat e njerëzve), i cili fshihet (kur dikush e përmend Allahun). I cili hedh vesvese në zemrat e njerëzve! (Qoftë ai që vepron këtë) prej Xhinëve apo prej njerëzve!”   [1]

(tre herë)

Categories

Archives