Monday, 24/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Para se të nevrikoseni, mendoni për shëndetin tuaj

Para se të nevrikoseni, mendoni për shëndetin tuaj

nervoza

Ebu Hurejra, radijAllahu anhu, transmeton se nje njeri i tha Pejgamberit salAllahu alejhi we selam: me porosit diqka! (Pejgamberi ) tha: “mos u zemero” .Tjetri e perseriti disa here kerkesen, dhe Pejgamberi salAllahu alejhi we selam i tha: “mos u zemero”. Transmeton Buhariu

“Para se të nevrikoseni, mendoni për shëndetin tuaj”. Ky është rekomandimi që bëjnë autorët e një studimi, ku thuhet se zemërimi mund të jetë i keq për shëndetin po aq sa niveli i lartë i kolesterinës dhe pirja e duhanit.
Të gjithë kanë një pikë shpërthimi si në rastet kur një njeri mbetet i bllokuar në trafik, ndërsa koha kalon dhe ai/ajo duhet të jetë patjetër diku. Po kur në mes të punës bllokohet celulari a kompjuteri? Në raste të tilla, jo pak njerëz humbasin durimin e fillojnë të shajnë nga zemërimi, bërtasin, përplasin telefonin a kompjuterin apo të tjerë njësoj të pafajshëm.

Një studim ka zbuluar që personat që hidhërohen shpesh dhe që vështirë falin, u ekspozohen rrezikut më të madh nga sulmi në zemër në krahasim me personat që nuk zemërohen lehtë.
Idhnakët vuajnë edhe nga dhimbjet në shpinë dhe në kokë. Nëse ia falni partnerit faktin që ju ka zhgënjyer ose ia drejtoni një buzëqeshje shoferit, i cili vazhdimisht ju tejkalon, atëherë do t’i bëni mirë vetes.
Shkencëtarët kanë vërtetuar që falja është çelës i një jete të shëndetshme dhe të ekuilibruar. Personat që janë të gatshëm që t’i harrojnë mosmarrëveshjet, janë më pak të rrezikuar nga depresioni, sëmundjet e zemrës, sulmi në tru dhe kanceri. “Nëse i mbani mend gjërat e këqija, vazhdimisht do të keni frikë që njerëzit e afërt do t’ju zhgënjejnë përsëri, gjë që shikuar në afat të gjatë e shkatërron shëndetin”, thotë Dr. Fred Luskin, psikolog në Universitetin e Stenfordit.
“Kokteji” i emocioneve negative bën që të flitet shtypja e gjakut, ndërsa mund të ketë ndikim edhe në dobësimin e memories. Njerëzit nevrikë më shpesh pësojnë sulm në zemër, gjë që mund të jetë fatale

Një shkrim tjetër i dobishëm  Mrekullitë shkencore mjekësore në namazin e natës

Sëmundjet të cilat i shkakton zemërimi:
-Dhembja e kokës
-Pagjumësia
-Ankthi i potencuar
-Depresioni
-Pasiguria
-Ndryshimi i mendjes
-Tensioni i lartë e gjakut
-Problemet e lëkurës si ekcema
-Problemet e stomakut si dhembje
-Infarkti dhe
-Insulti-pika në tru.

Përgatiti: Inf. Qendresa Paqarizi

Categories

Archives