Sunday, 18/11/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

PARA MARRËDHËNIEVE INTIME JEMI TË OBLIGUAR TË PËRGATITEMI



PARA MARRËDHËNIEVE INTIME JEMI TË OBLIGUAR TË PËRGATITEMI

PARA MARRËDHËNIEVE INTIME JEMI TË OBLIGUAR TË PËRGATITEMI

Bashkëshorti duhet të gjejë mënyra që psikologjikisht ta përgatisë gruan për aktin seksual. Ai duhet të mundohet të thejë turpin e saj, t’i mbjellë siguri dhe vetbesim, posaçërisht në natën e parë të martesës. Në të vërtetë, shumë vajza kanë frikë të madhe nga nata e parë e martesës. Nëse burri nuk është i kujdesshëm në natën e parë, kjo mund të rezultojë me shumë pasoja të padëshirueshme të cilat mund të zgjasin ose të mbesin të përhershme, sikur frigjiditeti, frika nga akti seksual e të tjera.

Prandaj një fjalët e mira, afrimi i këndshëm, përkdheljet dhe puthjet mund të jenë hyrja më e mirë në vetë aktin seksual dhe pas vetes nuk do të lënë pasoja të padëshirueshme, siç mund të ndodhte me hyrjen direkte në akt, me lëvizje të shpejta dhe të vrazhdta dhe me kryerjen e vetë aktit pa kurrfarë përgatitje.





Se sa janë të urta fjalët e të Dërguarit të Allahut, s.a.v.s. të cilat i transmeton Enes ibn Malik r.a.: “Asnjëri prej jush le të mos i afrohet gruas së tij, ashtu siç e bëjnë kafshët! Në mesin e atyre dyve le të jetë një emisar! Kanë pyetur: E çka është ajo o i Dërguari i Allahut? Ai është përgjigjur: Ajo është të folurit dhe puthja!”[Ebu Mensur Ed-Dejlemi, Musnedu-l-firdeus Në realitet këtë transmetim Hafidh El-‘Iraki e vlerëson të dobët. (Ihjau ‘ulumi-d-din, 2/148).]

Për fat të keq, shumë muslimanë për marrëdhëniet intime mësojnë nga romanet, nga serialet televizive apo nga revistat erotike, ndërsa reçeta e vërtetë për martesë të suksesshme dhe për marrëdhënie të drejta intime është i Dërguari ynë, s.a.v.s. që sa shekuj?! Athua a ka dikund aq ngrohtësi, ëmbëlsi dhe urti dhe aq brengë për ruajtjen e martesës, ashtu siç gjejmë në fjalët e tij?!