Friday, 19/1/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

PAQJA QOFTË MBI KËTO ZEMRA

PAQJA QOFTË MBI KËTO ZEMRA

zemra mekatet

 

Paqja qoftë mbi ato zemra që kur duan e paraqesin, kurse kur urrejnë e fshehin.

 

Ato zemra që kur ecin nëpër rrugë, nuk ecin përveçse asaj rruge që është e qartë, sado e vështirë të jetë dhe sado lodhje të përjeton.

 

Ato zemra që në vete e bartin atë që i mjafton atyre, mirëpo ato prapë dëgjojnë dhe heshtin dhe bashkëveprojnë.

 

Ato zemra që nuk akuzojnë dhe qortojnë tepër dhe ato i përfaqëson falja dhe mëshira dhe kush ju afrohet i do.

 

Ato zemra që i bëjnë dritë vetes dhe që e udhëzojnë në rrugë të drejtë.

 

Ato zemra që gjatë vështirësive të ndihmojnë dhe kur nuk je prezent pyesin për ty dhe mërziten kur mërzitesh dhe pikëllohen kur pikëllohesh dhe të parat janë që marrin pjesë në gëzimin tënd.

 

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Categories

Archives